“Danieli dhe Gropa e Luanëve”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Danieli dhe Gropa e Luanëve”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Daniel 6
Danieli dhe Gropa e Luanëve
Guximi i një njeriu për t’u lutur
Dari u bë sundimtari i Babilonisë. Ai e donte Danielin dhe donte ta bënte udhëheqës mbi tërë mbretërinë. Disa nga burrat e ditur të mbretit ishin xhelozë.
Burrat e ditur e dinin që Danieli i lutej Perëndisë, kështu që ata e mashtruan mbretin që të bënte një ligj të ri. Kushdo që i lutej Perëndisë, do të hidhej në një gropë luanësh.
Danieli zgjodhi megjithatë t’i lutej Perëndisë. Burrat e ditur të mbretit e panë Danielin duke u lutur dhe i treguan mbretit se Danieli po shkelte ligjin. Mbreti e kuptoi se burrat e ditur të tij e kishin mashtruar. Ai u përpoq të gjente një mënyrë për ta shpëtuar Danielin, por mbreti duhej ta zbatonte ligjin e vet.
Danielin e hodhën në gropën e luanëve. Mbreti qëndroi zgjuar gjithë natën, duke agjëruar që Danieli të mund të mbrohej.
Herët në mëngjesin tjetër, mbreti nxitoi për te gropa e luanëve. Ai i thirri Danielit për të parë nëse ishte ende gjallë. Danieli iu përgjigj thirrjes! Ai i tregoi mbretit se Perëndia dërgoi një engjëll për t’ua mbyllur gojën luanëve. Luanët nuk e dëmtuan.
Mbreti ishte i lumtur që Danieli ishte i sigurt. Ai i dënoi ata burra të ditur që e mashtruan dhe e anuloi ligjin. Ai i dha mësim mbretërisë së tij rreth fuqisë dhe mirësisë së Perëndisë.