Histori nga Shkrimet e Shenjta
Nehemia


“Nehemia”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Nehemia”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Nehemias 1–246

Nehemia

Rindërtimi i murit në Jerusalem

Nehemia, mbreti duke vëzhguar

Nehemia ishte një judeas që jetonte në Persi. Ai ishte shërbëtori i besuar i mbretit. Një ditë Nehemia dëgjoi se judenjtë në Jerusalem po vuanin. Muret që mbronin Jerusalemin, ishin shkatërruar dhe nuk ishin rindërtuar kurrë. Jerusalemi ishte në rrezik. Nehemia agjëroi dhe u lut për ndihmën e Zotit.

Nehemias 1

mbreti duke i folur Nehemias për murin

Mbreti e pyeti Nehemian se pse ishte aq i trishtuar. Ai i tregoi mbretit për rrezikun në Jerusalem. Mbreti i tha se mund ta ndihmonte. Nehemia kërkoi të shkonte në Jerusalem dhe të rindërtonte murin. Mbreti e bëri Nehemian udhëheqës dhe i dha atij furnizimet që i nevojiteshin.

Nehemias 2:2–8

Nehemia duke ndërtuar murin, armiqtë duke vëzhguar

Nehemia dhe judenjtë filluan të rindërtonin muret e Jerusalemit. Por armiqtë e tyre u tallën me ta dhe u përpoqën që t’i ndalonin.

Nehemias 2:17–20

njerëz duke u tallur me Nehemian

Armiqtë u përpoqën me dredhi që ta bënin Nehemian të largohej nga qyteti. Por Nehemia nuk largohej. Ai i mirëbesoi Zotit. Ai po bënte një punë të madhe.

Nehemias 6:2–4

Nehemia duke qëndruar mbi murin e përfunduar

Nehemia i tha popullit të tij që të mos kishte frikë. Ata vendosën roja te muri për ta mbajtur atë të sigurt. Judenjtë vazhduan të ndërtonin murin. Zoti u dha forcë judenjve dhe ata e mbaruan murin brenda 52 ditëve. Jerusalemi ishte sërish i sigurt.

Nehemias 4:6–15; 6:5–9, 15–16