“Rahabi dhe Spiunët”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Rahabi dhe Spiunët”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Rahabi dhe Spiunët
Një zgjedhje që shpëton një familje
Një grua e quajtur Rahab jetonte në Jeriko përpara se të pushtohej nga izraelitët. Ajo dëgjoi se Zoti e kishte ndarë në mes Detin e Kuq për izraelitët. Rahabi e dinte se Zoti do t’i ndihmonte izraelitët që të luftonin kundër qytetit të saj. Njerëzit në Jeriko ishin të ligj.
Profeti Jozue udhëhoqi ushtrinë izraelite. Ai dërgoi dy spiunë në Jeriko. Por spiunët u panë dhe mbreti i Jerikos dërgoi rojat për t’i arrestuar.
Spiunët erdhën te shtëpia e Rahabit. Rahabi ra dakord t’i ndihmonte spiunët, prandaj i fshehu mbi çatinë e vet.
Njerëzit e mbretit kërkuan në shtëpinë e Rahabit, por nuk mundën t’i gjenin spiunët. Pasi ata u larguan, Rahabi u kërkoi spiunëve ta mbronin familjen e saj kur ushtria e tyre të vinte për të luftuar kundër Jerikos. Spiunët i premtuan Rahabit se familja e saj do të ishte e sigurt. Atëherë Rahabi hodhi një litar jashtë dritares që spiunët ta përdornin për të shpëtuar.
Spiunët u kthyen te profeti Jozue dhe i thanë ushtrisë izraelite që të mos dëmtonte askënd në shtëpinë e Rahabit. Më vonë, kur izraelitët luftuan kundër Jerikos, ata e mbajtën premtimin që i bënë Rahabit. Guximi i Rahabit e shpëtoi familjen e saj. Familja e saj u bashkua me popullin e Zotit.