“Plagët e Egjiptit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Plagët e Egjiptit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Eksodi 4–5; 7–12
Plagët e Egjiptit
Zgjedhjet e Faraonit kundër Zotit
Moisiu i mirëbesoi Zotit dhe u rikthye në Egjipt. Moisiu dhe vëllai i tij, Aaroni, shkuan te Faraoni dhe i kërkuan t’i linte izraelitët të lirë dhe të largoheshin nga Egjipti. Faraoni u zemërua dhe kundërshtoi. Ai i detyroi izraelitët të punonin edhe më shumë.
Ngaqë Faraoni nuk e dëgjoi Zotin, egjiptianët u mallkuan me plagë të tmerrshme. Së pari, gjithë ujërat në Egjipt u shndërruan në gjak. Moisiu i kërkoi përsëri Faraonit që t’i linte izraelitët të shkonin, por Faraoni tha jo.
Pastaj, Zoti dërgoi bretkosa në Egjipt. Ato qenë kudo. Faraoni tha se do t’i linte izraelitët të shkonin nëse bretkosat largoheshin. Zoti bëri që bretkosat të largoheshin, por Faraoni nuk i la izraelitët të shkonin. Atëherë Zoti dërgoi mushkonja dhe miza.
Pastaj të gjitha kafshët bujqësore të egjiptianëve ngordhën, por asnjë nga kafshët e izraelitëve nuk ngordhi. Pastaj egjiptianët patën plagë të dhembshme në trupat e tyre.
Një stuhi e madhe me breshër dhe zjarr gjithashtu erdhi në Egjipt. Kjo shkaktoi shkatërrim të tmerrshëm.
Faraoni përsëri nuk do t’i linte izraelitët të shkonin. Atëherë Zoti dërgoi karkaleca dhe ata hëngrën gjithë ushqimin e popullit.
Atëherë pati tri ditë errësirë. Gjatë shumë plagëve, Faraoni premtoi t’i linte izraelitët të shkonin nëse plagët do të ndalonin, por çdo herë ai gënjeu.
Pas nëntë plagësh të ndryshme, Faraoni përsëri nuk do t’i linte izraelitët të shkonin. Zoti i tha Moisiut se një tjetër plagë e tmerrshme do të vinte. Zoti i drejtoi dhe i mbrojti izraelitët kur ata prisnin për lirinë e tyre.