“Ëndrrat e Frymëzuara të Jozefit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Ëndrrat e Frymëzuara të Jozefit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Ëndrrat e Frymëzuara të Jozefit
Vështirësia e një familjeje për ta dashur njëri-tjetrin
Rakela dhe Jakobi ishin lutur për shumë vite që të kishin një bir. Zoti iu përgjigj lutjeve të tyre kur lindi Jozefi. Jozefi ishte biri i parapëlqyer i Jakobit dhe ai i dha Jozefit një rrobë të veçantë. 10 bijtë më të mëdhenj të Jakobit ishin ziliqarë.
Kur Jozefi ishte rreth 17 vjeç, ai pa një ëndërr të frymëzuar sikur po mblidhte grurë në fusha me vëllezërit e tij. Duajt prej gruri të Jozefit qëndronin drejt. Por duajt prej gruri të vëllezërve të tij u përkulën përpara duajve të Jozefit. Kur Jozefi u tregoi vëllezërve rreth ëndrrës, ata u zemëruan me të.
Më vonë, Jozefi pa një ëndërr tjetër të frymëzuar. Në këtë ëndërr, dielli, hëna dhe 11 yje u përkulën para tij. Jozefi i tregoi familjes së vet rreth ëndrrës. Kjo ëndërr e bëri të dukej sikur Jozefi do të sundonte mbi familjen. Vëllezërit e Jozefit u zemëruan edhe më shumë me të. Ata nuk i pëlqenin ëndrrat e tij.
Një ditë vëllezërit e Jozefit ishin larg shtëpisë duke kullotur delet. Jakobi dërgoi Jozefin për të parë se si ishin ata.
Disa nga vëllezërit e Jozefit donin ta vrisnin atë. Ata ia morën rrobën dhe e hodhën Jozefin në një pus.
Ndërkohë që Jozefi ishte në pus, vëllezërit e tij panë udhëtarë që po shkonin në Egjipt. Vëllezërit vendosën t’ua shisnin Jozefin si skllav udhëtarëve për 20 monedha argjendi.
Më pas vëllezërit e Jozefit vunë gjak cjapi mbi rrobën e tij. Vëllezërit shkuan te babai i tyre, Jakobi, dhe i treguan rrobën. Ata e gënjyen Jakobin dhe i thanë se Jozefin e kishte vrarë ndonjë kafshë e egër.
Jakobi qau ngaqë mendonte se Jozefi kishte vdekur.
Por Jozefi ishte ende gjallë. Ai ishte larg nga shtëpia, në Egjipt, duke jetuar si skllav.