“Agari”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Agari”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Agari
Plani i Zotit për bijën e Tij
Agari ishte shërbëtorja e Sarës. Sara ishte e moshuar dhe nuk kishte fëmijë. Ajo i tha bashkëshortit të saj, Abrahamit, që të martohej me Agarin me qëllim që ata të mund të kishin fëmijë. Abrahami dhe Agari u martuan dhe shpejt Agari do të bëhej me një fëmijë.
Agari dhe Sara filluan të mos ishin dashamirëse ndaj njëra‑tjetrës. Agari zgjodhi të largohej për në shkretëtirë.
Ndërsa Agari udhëtonte, ajo u lodh shumë dhe pati etje. Së fundi, ajo mbërriti te një vend me ujë dhe pushoi atje.
Zoti i dinte problemet e Agarit dhe kishte një plan për ta ndihmuar atë. Ai dërgoi një engjëll që t’i kërkonte asaj të kthehej tek Abrahami dhe Sara. Ai premtoi se familja e Agarit do të rritej. Ai tha se foshnja që do të lindte ajo, ishte djalë dhe që ajo duhej ta quante Ismael.
Agari i mirëbesoi Zotit dhe iu bind engjëllit. Ajo u kthye tek Abrahami dhe Sara. Agari e lindi djalin e saj dhe ia vuri emrin Ismael. Agari e dinte se Zoti po kujdesej për të.