“Elia, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Elia, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
1 Mbretërve 16–18
Elia, Profeti
Besimi i një nëne dhe mrekullitë e Zotit
Mbretëria e Izraelit nuk pati shi dhe uji po mbaronte. Mbretit Ashab dhe mbretëreshës Jezebela nuk u pëlqenin profetët e Zotit. Ata madje patën vrarë disa profetë. Mbreti dhe mbretëresha u luteshin idhujve për shi. Por profeti Elia iu tha se Zoti nuk do të dërgonte shi për vite.
1 Mbretërve 16:29–33; 17:1; 18:13
Mbreti dhe mbretëresha ishin zemëruar me Elian. Zoti e paralajmëroi Elian të fshihej pasi jeta e tij ishte në rrezik.
Zoti e udhëhoqi Elian te një përrua dhe dërgoi zogj që t’i sillnin ushqim. Por ngaqë nuk kishte shi, përroi u tha dhe Elia nuk pati ujë.
Zoti e udhëhoqi Elian te një grua në një qytet të largët. Elia i kërkoi asaj ujë dhe bukë. Por ajo pati vetëm sa për vete dhe birin e saj edhe për një ditë.
Elia e dinte se ishte kafshata e fundit e ushqimit të saj. Ai i premtoi se nëse ajo do ta ushqente, Zoti do të siguronte ushqim për familjen e saj deri sa të fillonte shiu.
Gruaja bëri bukë për Elian. Mandej vaji dhe mielli i saj u shumëfishuan! Kishte mjaft ushqim edhe për Elian edhe për familjen e saj për shumë ditë.
Një ditë i biri i gruas u sëmur dhe vdiq. Ajo e pyeti Elian se përse Zoti do të lejonte që asaj t’i ndodhte kjo.
Elia kishte priftërinë. Ai e bekoi birin e saj dhe i kërkoi Zotit ta lejonte të rikthehej në jetë. Fëmija mori frymë përsëri dhe gruaja e dinte që Elia ishte një profet i Zotit.