Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jeremia, Profeti


“Jeremia, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Jeremia, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Jeremia 1–52

Jeremia, Profeti

I thirrur përpara lindjes së tij

Jeremia u thirr si profet

Jeremia jetonte në Jerusalem kur ishte i ri. Një ditë Zoti erdhi te Jeremia dhe e thirri të ishte profet. Zoti i tha Jeremias se ishte zgjedhur për të qenë profet përpara se të lindte. Zoti e dinte se jeta e Jeremias do të ishte e vështirë. Por Ai i premtoi Jeremias se do të ishte gjithmonë me të.

Jeremia 1:1–10

Jeremia duke paralajmëruar njerëzit

Njerëzit në Jerusalem nuk i mbajtën premtimet e tyre ndaj Zotit. Për shkak të ligësisë së tyre, Jeremia i paralajmëroi njerëzit se ata do të pushtoheshin. Zoti tha që në qoftë se e mbanin të shenjtë ditën e Shabatit, qyteti i Jerusalemit nuk do të shkatërrohej. Por njerëzit nuk e dëgjuan.

Jeremia 6:1–19; 8–9; 17:21–27

Jeremia në burg

Jeremia u dha mësim njerëzve për shumë vjet. Por ata nuk u penduan. Përkundrazi e lënduan Jeremian dhe e futën në burg.

Jeremia 20:2; 26:8–9; 37:15–18; 38:6

Jeremia duke e parë Jerusalemin të shkatërrohej

Jeremia i donte njerëzit. Ai qau për shkak të mëkateve të tyre. Pikërisht siç tha ai, Jerusalemi u shkatërrua dhe njerëzit u morën robër.

Jeremia 9:1–8; 25:9–12; 52:1–10

Jeremia duke shkruar profecitë

Jeremia u çua në Egjipt. Zoti i tha atij të shkruante profecitë e tij. Jeremia iu bind Zotit edhe kur gjërat ishin të vështira. Ai vazhdoi t’u thoshte njerëzve të tij që t’i mbanin premtimet e tyre ndaj Zotit.

Jeremia 36:1–2, 27–32