“Zoti i Flet Elias”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Zoti i Flet Elias”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Zoti i Flet Elias
Të dëgjuarit e zërit të Zotit
Mbreti Ashab i tha mbretëreshës Jezebel se Zoti i mundi priftërinjtë e Baalit. Jezebela u zemërua dhe tha se do ta vriste profetin Elia.
Që të ishte i sigurt, Elia u largua nga toka e Izraelit. Ai udhëtoi për 40 ditë dhe 40 net, duke agjëruar teksa ecte. Më pas mbërriti në malin Sinai dhe gjeti një shpellë ku të fshihej. Zoti i tha Elias të shkonte në majë të malit që Ai të mund t’i fliste Elias.
Një erë e furishme erdhi dhe i theu copa‑copa shkëmbinjtë përreth shpellës. Pastaj një tërmet e tundi tokën. Më pas filloi një zjarr. Elia i dëgjoi tingujt e fortë të erës, tërmetit dhe zjarrit. Por zëri i Zotit nuk ishte në ata tinguj të fortë.
Pastaj Elia dëgjoi një zë të qetë, të ulët e të vogël. Ai e dinte se ishte Zoti. Zoti e pyeti Elian se çfarë po bënte atje.
Elia tha se po fshihej që të ishte i sigurt. Të gjithë profetët ishin vrarë dhe njerëzit e kishin hedhur poshtë Zotin.
Zoti e ngushëlloi Elian dhe i tha se kishte shumë izraelitë që ende e adhuronin Zotin. Zoti i kërkoi Elias të kthehej në shtëpi dhe të përgatiste një profet tjetër. Ky profet i ri quhej Elise.