Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kulla e Babelit


“Kulla e Babelit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Kulla e Babelit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Zanafilla 11

Kulla e Babelit

Njerëz duke u përpjekur të ndërtojnë një udhë drejt qiellit

njerëz të ligj

Pas përmbytjes, njerëzit filluan të mos i bindeshin Perëndisë. Disa prej tyre nuk besonin te plani i Perëndisë. Pa e pyetur Perëndinë, ata filluan të ndërtonin një kullë që të përpiqeshin për të arritur në qiell. Ajo ishte një tempull i rremë dhe u quajt Kulla e Babelit.

Zanafilla 11:4, 9

njerëz duke ndërtuar një kullë

Perëndia nuk ishte i lumtur që njerëzit po ndërtonin kullën. Ai e ndryshoi gjuhën e tyre, prandaj ata nuk mund ta kuptonin njëri‑tjetrin. Ngaqë nuk mund ta kuptonin njëri‑tjetrin, atyre iu desh ta ndalonin ndërtimin e kullës.

Zanafilla 11:6–8; Ethëri 1:33

njerëz duke u larguar

Perëndia i shpërndau njerëzit dhe i dërgoi të jetonin anembanë tokës.

Zanafilla 11:9