“Mbreti David”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Mbreti David”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
1 Samuelit 18–19; 31; 2 Samuelit 1; 5; 11–12
Mbreti David
Vështirësitë e një mbreti
Mbretit Saul, mbretit të Izraelit, i bëri përshtypje fitorja e Davidit mbi Goliathin. Sauli e bëri Davidin udhëheqës të ushtrive të tij.
Davidi e donte Zotin dhe gjithmonë donte të bënte atë që ishte e drejtë. Populli i Izraelit e donte Davidin.
Sauli u bë xheloz dhe u përpoq ta vriste Davidin. Por Davidi ndoqi Zotin dhe Zoti e mbrojti nga Sauli.
Izraelitët luftuan në shumë luftëra. Një ditë Sauli dhe bijtë e tij vdiqën në betejë. Davidi i donte ata dhe ishte shumë i dëshpëruar kur mësoi për vdekjen e tyre. Tani izraelitëve u duhej një mbret i ri. Zoti zgjodhi Davidin që të ishte mbret. Njerëzit ishin të lumtur.
1 Samuelit 31:2–6; 2 Samuelit 1:11–12; 5:1–5
Zoti e bekoi mbretin David dhe e drejtoi atë. Me ndihmën e Zotit, ushtria e Davidit i mposhti armiqtë e saj.
Një ditë, kur Davidi duhej të ishte në betejë, ai qëndroi në shtëpi. Ai pa një grua të bukur. Emri i saj ishte Bath-Sheba dhe Davidi donte të martohej me të. Por ajo ishte e martuar tashmë me Uriahun, ushtar në ushtrinë e Davidit.
Davidi donte të martohej me Bath-Shebën, kështu që e dërgoi bashkëshortin e saj, Uriahun, në një betejë të rrezikshme në mënyrë që Uriahu të vritej.
Shumë shpejt Davidi mësoi se Uriahu vdiq në betejë. Davidi dërgoi shërbëtorët e tij për ta sjellë Bath-Shebën në shtëpinë e tij dhe ai u martua me të.
Por Zoti nuk ishte i lumtur me atë që pati bërë Davidi. Zoti dërgoi Nathanin, profetin, që t’i thoshte Davidit se sa i rëndë ishte mëkati i tij. Davidi u dëshpërua shumë për atë që i pati bërë Uriahut dhe Bath-Shebës. Ai u lut dhe agjëroi për falje nga Zoti.