Histori nga Shkrimet e Shenjta
Davidi dhe Goliathi


“Davidi dhe Goliathi”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Davidi dhe Goliathi”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

1 Samuelit 17

Davidi dhe Goliathi

Përballja me një sfidë gjigante

Goliathi

Filistejtë po sulmonin izraelitët. Çdo mëngjes, një filistin gjigant, i quajtur Goliath, ftonte cilindo izraelit që të luftonte me të. Goliathi ishte më i madh dhe më i gjatë se kushdo tjetër dhe ai ishte i ashpër. Ai vishte një parzmore të rëndë dhe mbante një shpatë, një shtizë dhe një ushtë të madhe. Askush nuk guxonte të luftonte me të.

1 Samuelit 17:1–11

ushtria e Izraelit duke ngrënë

Davidi ishte një djalosh bari që kishte besim te Zoti. Vëllezërit e tij më të mëdhenj ishin ushtarë në ushtrinë e Izraelit. Një ditë Davidi u çoi një sasi ushqimi vëllezërve të tij. Kur arriti te kampi i ushtrisë, ai dëgjoi ftesën e Goliathit.

1 Samuelit 17:20–23

Davidi duke u folur ushtarëve

Davidi i pyeti ushtarët se përse askush nuk e mbrojti Izraelin. Vëllezërit e tij u zemëruan dhe i thanë të shkonte që të kujdesej për delet. Por Davidi e dinte se Zoti do ta mbronte Izraelin.

1 Samuelit 17:24–30

Davidi duke i folur mbretit Saul

Mbreti Saul dinte për besimin e Davidit, kështu që kërkoi ta takonte. Davidi i tha Saulit se nuk kishte frikë të luftonte me Goliathin. Davidi shpjegoi se një herë kur po kujdesej për delet e veta, vrau një luan dhe një ari. Zoti e mbrojti atë atëherë dhe Davidi e dinte se Zoti do ta mbronte atë tani.

1 Samuelit 17:31–37

Davidi duke provuar një parzmore

Sauli i dha Davidit parzmoren e tij. Por nuk i bënte, kështu që Davidi e hoqi. Ai vendosi të luftonte pa parzmore.

1 Samuelit 17:38–39

Davidi duke mbajtur gurë

Davidi mblodhi pesë gurë të lëmuar dhe i vuri në një torbë. Ai mori hobenë dhe sendet e bariut dhe shkoi të përballej me Goliathin.

1 Samuelit 17:40

Davidi duke i folur Goliathit

Kur e pa Davidin, Goliathi bërtiti dhe u tall me të. Ai tha se një djalosh bari nuk mund ta mundte atë. Davidi iu përgjigj duke bërtitur se mirëbesonte se Zoti do ta mbronte! Davidi tha se ai do ta mundte Goliathin që të tregonte madhështinë e Zotit.

1 Samuelit 17:42–47

Davidi duke luftuar me Goliathin

Davidi vrapoi drejt Goliathit. Ai vërviti me shpejtësi një gur me hobenë e vet. Guri e goditi Goliathin në ballë dhe burri gjigant ra përtokë. Zoti e ndihmoi Davidin që ta mundte Goliathin pa shpatë ose parzmore.

1 Samuelit 17:48–50

Davidi dhe trupi i Goliathit

Kur e panë që Goliathi ishte vrarë, filistejtë u larguan me vrap nga frika. Izraelitët e fituan betejën. Davidi i mirëbesoi Zotit dhe Zoti e mbrojti Izraelin.

1 Samuelit 17:51–53