“Danieli dhe Miqtë e Tij”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Danieli dhe Miqtë e Tij”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Daniel 1
Danieli dhe Miqtë e Tij
Refuzimi për të ngrënë ushqimin e mbretit
Mbretëria e Babilonit zaptoi Jerusalemin. Babilonasit morën disa nga të rinjtë më të zgjuar dhe më të fortë prej familjeve të tyre në Jerusalem dhe i sollën në Babiloni për t’i shërbyer mbretit.
Danieli dhe miqtë e tij qenë disa prej këtyre të rinjve. Ata u zgjodhën për të shërbyer në oborrin e mbretit dhe u bënë njerëzit e ditur të tij.
Mbreti u dha Danielit dhe miqve të tij ushqim dhe verë. Por ata nuk e hanin ushqimin apo verën e mbretit. Ajo ishte kundër urdhërimeve të Perëndisë.
Kjo bëri që shërbëtori i mbretit të kishte frikë për jetën e tij. Ai u kujdes për Danielin e miqtë e tij dhe mendonte që nëse ata do ta refuzonin ushqimin e mbretit, do të ishin më të dobët se të rinjtë e tjerë. Atëherë mbreti do të zemërohej dhe do ta vriste shërbëtorin.
Por Danieli mirëbesonte te Perëndia dhe donte t’u bindej urdhërimeve të Tij. Danieli i kërkoi shërbëtorit t’u jepte ujë dhe drithëra për 10 ditë dhe pastaj ta krahasonte shëndetin e tyre me shëndetin e të rinjve të tjerë. Shërbëtori ra dakord.
Pas 10 ditësh, Danieli dhe miqtë e tij qenë më të shëndetshëm se të rinjtë e tjerë. Danieli dhe miqtë e tij ndoqën urdhërimet e Perëndisë dhe Perëndia i bëri ata njerëzit më të ditur në oborrin e mbretit.