“Krijimi i Tokës”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Krijimi i Tokës”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Zanafilla 1–2; Moisiu 1–3; Abraham 3–5
Krijimi i Tokës
Një shtëpi e bukur për fëmijët e Atit Qiellor
Perëndia Ati ynë Qiellor, paraqiti planin e shpëtimit në qiell. Ne të gjithë lëshuam britma gëzimi! Ne do të ishim në gjendje të vinim në tokë për të marrë një trup fizik. Ndërsa do të jemi në tokë, ne do të mësojmë të ndjekim birin e Perëndisë, Zotin Jezu Krisht. Zoti krijoi tokën duke ndjekur udhëzimet e Perëndisë.
Zanafilla 1:1; Jobit 38:4–7; Moisiu 1:32–33; 2:1; Abraham 3:22–27
Në ditën e parë, Zoti ndau dritën nga errësira. Ai e quajti dritën ditë dhe errësirën natë.
Zanafilla 1:3–5; Moisiu 2:3–5; Abraham 4:1–5
Në ditën e dytë, Ai ndau ujërat midis reve në qiell dhe oqeanet në tokë.
Zanafilla 1:6–8; Moisiu 2:6–8; Abraham 4:6–8
Në ditën e tretë, Zoti formoi oqeane të mëdha dhe vend të thatë. Ai i quajti ujërat det dhe vendin e thatë tokë. Ai e bëri tokën të bukur me lule, fruta, bimë dhe pemë.
Zanafilla 1:9–13; Moisiu 2:9–13; Abraham 4:9–13
Në ditën e katërt, Ai krijoi diellin që të shkëlqente gjatë ditës. Ai më pas krijoi hënën dhe yjet që të shkëlqenin natën.
Zanafilla 1:14–19; Moisiu 2:14–19; Abraham 4:14–19
Në ditën e pestë, Zoti bëri peshqit në det dhe zogjtë në qiell. Ai i bekoi qeniet që të shumohen dhe i bekoi peshqit që të mbushnin ujërat.
Zanafilla 1:20–23; Moisiu 2:20–23; Abraham 4:20–23
Ditën e gjashtë, Ai krijoi kafshë në tokë, disa që ecnin dhe disa që zvarriteshin.
Zanafilla 1:24–25; Moisiu 2:24–25; Abraham 4:24–25
Ati Qiellor dhe Zoti zbritën në tokë ditën e gjashtë. Burri dhe gruaja u krijuan sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Ati Qiellor u tha atyre të kujdeseshin për njëri-tjetrin dhe të kishin fëmijë. Burrit dhe gruas iu besua gjithashtu të kujdeseshin për tokën dhe kafshët.
Zanafilla 1:26–27; Moisiu 2:26–27; Abraham 4:26–31; 5:7–8
Ati Qiellor ishte i lumtur me çdo gjë që Ata krijuan. Në ditën e shtatë, Ata u çlodhën nga gjithë puna e Tyre. Toka ishte e bukur dhe e mbushur me jetë.