Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jakobi dhe Familja e Tij


“Jakobi dhe Familja e Tij”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Jakobi dhe Familja e Tij”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Zanafilla 27–33

Jakobi dhe Familja e Tij

Si i mban Zoti premtimet e Tij

Jakobi duke ecur me një gomar

Jakobi u largua nga shtëpia e tij për t’i shpëtuar vëllait të tij të zemëruar, Esaut. Babai e bekoi Jakobin që të gjente dhe të martohej me një grua që e donte Zotin dhe i zbatonte urdhërimet e Tij.

Zanafilla 27:42–46; 28:1–5

Jezu Krishti i shfaqet Jakobit

Ndërsa Jakobi udhëtonte, Zoti e vizitoi atë në një vegim. Ai i premtoi të ishte gjithmonë me Jakobin. Jakobi premtoi t’i jepte Zotit të dhjetën e gjithçkaje që fitonte.

Zanafilla 28:10–16, 20–22

Jezu Krishti duke i folur Jakobit

Zoti i premtoi Jakobit se do të kishte shumë fëmijë. Nëpërmjet fëmijëve të Jakobit, familjet e tokës do të bekohen që ta njohin Shpëtimtarin. Familja e Jakobit në ditët e mëvonshme quhet shtëpia e Izraelit.

Zanafilla 28:3–4, 14; 1 Nefi 10:14

Jakobi dhe Rakela

Jakobi udhëtoi për te një vend i quajtur Haran. Atje ai ra në dashuri me një grua të drejtë të quajtur Rakela.

Zanafilla 27:43; 29:9–20

Jakobi duke punuar në arë

Jakobi ra dakord të punonte shtatë vjet për babanë e saj, Labanon, nëse Labanoja do ta lejonte të martohej me Rakelën. Labanoja ra dakord. Jakobi punoi për shtatë vjet.

Zanafilla 29:21–27

Jakobi, Rakela dhe Lea

Por Labanoja donte që Lea, bija e tij më e madhe, të martohej e para. Gjatë dasmës, Labanoja e mashtroi Jakobin dhe e detyroi të martohej me Lean. Por Jakobi dashuronte Rakelën. Ai premtoi të punonte edhe shtatë vjet nëse mund të martohej edhe me atë. Labanoja ra dakord dhe familja e Jakobit filloi të rritej.

Zanafilla 29:28–35; 30:3–13, 17–24; Jakobi [LiM] 2:27–30

Jakobi duke udhëtuar me familjen

Labanoja nuk e pagoi ndershmërisht Jakobin. Por Zoti e bekoi Jakobin me shumë kafshë dhe i tha Jakobit të kthehej në shtëpi.

Zanafilla 30:31, 43; 31:1–7, 17–18

Jakobi

Rrugës për në shtëpi, Jakobi mësoi se vëllai i tij, Esau, dhe 400 burra po vinin për ta takuar.

Zanafilla 32:3–6

Jakobi duke fshehur familjen

Jakobi mendoi se Esau mund të ishte ende i zemëruar me të. Jakobi trembej për sigurinë e familjes së tij, kështu që e çoi në një vend të sigurt dhe u lut.

Zanafilla 32:7–24

Jezu Krishti duke i folur Jakobit

Jakobi u lut gjithë natën deri në mëngjes. Zoti e vizitoi Jakobin dhe e bekoi. Zoti i tha Jakobit se do të ishte një udhëheqës i madh për shumë njerëz. Zoti e ndryshoi emrin e Jakobit në Izrael.

Zanafilla 32:24–30

Esau duke takuar Jakobin

Shpejt Esau dhe njerëzit e tij e gjetën Jakobin dhe familjen e tij. Esau nuk ishte më i zemëruar me Jakobin. Ai vrapoi që ta takonte Jakobin dhe e përqafoi. Ai ishte shumë i lumtur që e shihte dhe që takoi familjen e tij. Jakobi ishte i lumtur gjithashtu që e shihte përsëri Esaun.

Zanafilla 33:1–7

Jakobi dhe Esau duke vështruar familjen

Zoti i mbajti premtimet e Tij ndaj Jakobit gjatë gjithë jetës së tij. Jakobi arriti në shtëpi me familjen e tij dhe u vendos atje. Prej atëherë e tutje, Jakobi u quajt Izrael dhe pjesëtarët e familjes së tij u quajtën izraelitë. Ai vazhdoi t’i zbatonte urdhërimet dhe ta adhuronte Zotin.

Zanafilla 33:17–20