Dhiata e Vjetër 2022
22–28 Gusht. Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150: “Çdo Gjë që Merr Frymë le të Lëvdojë Zotin”


“22–28 Gusht. Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150: ‘Çdo Gjë që Merr Frymë le të Lëvdojë Zotin’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“22–28 Gusht. Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022

Krishti me rrobë të kuqe i rrethuar nga njerëz të gjunjëzuar

Çdo Gju do të Gjunjëzohet, nga J. Kirk Richards

22–28 Gusht

Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150

“Çdo Gjë që Merr Frymë le të Lëvdojë Zotin”

Nëse keni nevojë për ide shtesë ndërsa përgatiteni të jepni mësim, shihni “Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve” dhe “Plotësimi i Nevojave të Fëmijëve Më të Vegjël” në fillim të këtij materiali burimor.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Paraqitni disa nga figurat nga përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, dhe ftojini fëmijët të flasin për atë që shohin te figurat. Ndihmojini të shohin lidhjet midis këtyre figurave dhe asaj që po mësojnë në librin e Psalmeve.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Psalmeve 119:105

Fjala e Perëndisë është si një dritë.

Fëmijët, të cilëve u jepni mësim, janë në shtegun e kthimit për tek Ati Qiellor. Fjala e Perëndisë mund t’i ndihmojë ata që të vazhdojnë në atë shteg tani dhe gjatë gjithë jetës së tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni figura të gjërave që përmenden te Psalmeve 119:105 dhe ftojini fëmijët t’i vënë figurat sipas rendit teksa ju lexoni vargun. Kërkojuni fëmijëve t’i përsëritin me ju frazat nga vargu teksa tregoni me gisht nga figurat.

  • Ftojini fëmijët të flasin rreth asaj se si është të jesh në errësirë. Cilat janë disa nga gjërat që janë të vështira t’i bësh në errësirë? Ju mund ta ftoni një fëmijë që të përpiqet të bëjë diçka me sy të mbyllura, si për shembull të bëjë një vizatim. Përse këto gjëra janë më të lehta për t’u bërë kur ka dritë? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se si fjala e Perëndisë, siç gjendet në shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të gjallë, e ndriçon rrugën tonë të kthimit për tek Ati Qiellor.

Psalmeve 139:1–3, 23

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti më njohin dhe më duan.

Gjatë gjithë jetës sonë, ne kemi nevojë të na e rikujtojnë se Ati Qiellor dhe Jezusi na njohin personalisht. Psalmeve 139 mund t’ju ndihmojë që t’u mësoni fëmijëve se Ata i njohin dhe i duan ata.

Veprimtari të Mundshme

  • Bëni lista të shkurtra me gjëra që i dini rreth secilit fëmijë. Teksa i lexoni listat një e nga një, kërkojuni fëmijëve të hamendësojnë se cilin jeni duke përshkruar. Lexoni te Psalmeve 139:1–3 dhe ndihmojini fëmijët të kuptojnë fjalët që mund të mos i dinë. Dëshmoni se Ati Qiellor dhe Jezusi i njohin ata shumë mirë – Ata e dinë emrin e tyre, se çfarë i bën ata të lumtur e të trishtuar dhe gjërat që ata bëjnë mirë.

  • Lexoni te Psalmeve 139:23 dhe ftojini fëmijët ta vendosin dorën në zemër kur ju të thoni fjalën “zemrën” dhe të prekin kokën kur ju të thoni fjalën “mendimet”. Tregoni për një rast kur ju e ndiet se Perëndia e njihte zemrën tuaj dhe mendimet tuaja.

Psalmeve 146:1, 5–9

Unë mund ta lavdëroj Zotin.

Të lavdërojmë Zotin do të thotë të shprehim mirënjohjen dhe dashurinë tonë për Të. Ndihmojini fëmijët të mësojnë se ne po e lavdërojmë Atë kur bëjmë gjëra të tilla si kur këndojmë, lutemi dhe u bindemi mësimeve të Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë përvoja kur dikush i lavdëroi ata ose u tha atyre se bënë një punë të mirë. Tregoni disa prej gjërave të mira që ka bërë Zoti, nga Psalmeve 146:6–9 dhe ftojini fëmijët të flasin për gjëra të tjera që Ai bën për ne. Ndihmojini të mendojnë për mënyrat se si mund ta lavdërojnë Atë për ato gjëra.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth lavdërimit, të tillë si “At’, Un’ Do Jem plot Nderim” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 10). Shpjegoni se për izraelitët shumë kohë më parë, psalmet ishin si këngët që këndojmë sot për të adhuruar dhe lavdëruar Perëndinë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Psalmeve 102:1–2103

Zoti më jep ngushëllim dhe shpresë.

Perëndia është në dijeni për sprovat e hidhërimet tona dhe Ai dëshiron që të na ngushëllojë e të na japë zemër. Ndihmojini fëmijët ta ndërtojnë besimin e tyre tek Ai, që ata të kthehen tek Ai në kohë nevoje.

Jezusi duke shëruar

Shërimi, nga J. Kirk Richards

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojini njërit prej fëmijëve të lexojë te Psalmeve 102:1–2. Si mund të na ndihmojë Zoti gjatë kohëve tona me shqetësime? Si ta kërkojmë ndihmën e Tij? Tregoni një përvojë, në të cilën ju ndiet se Perëndia jua dëgjoi lutjet kur kishit nevojë për ndihmë dhe ftojini fëmijët të tregojnë përvojat e dëshmitë e tyre.

  • Ftojini fëmijët të gjejnë fjalë ngushëllimi dhe shprese te Psalmeve 103. Si mund t’i ndihmojnë këto fjalë njerëzit që po hasin sfida? Nxitini fëmijët të shkruajnë fraza që i konsiderojnë kuptimplota për t’u kujtuar atyre se Zoti mund t’i ndihmojë kur kanë sprova.

Psalmeve 119:105

Fjala e Perëndisë më ndihmon të ndjek shtegun e Tij.

Edhe pse bota mund të duket e errët herë pas here, fjala e Perëndisë mund ta ndriçojë shtegun tonë dhe mund të na ndihmojë të kthehemi tek Ai.

Veprimtari të Mundshme

  • Bëni në tabelë një vizatim që paraqet dritën (të tillë si një llambë) dhe një vizatim të shkrimeve të shenjta. Ftojini fëmijët të lexojnë te Psalmeve 119:105. Si na ndihmon drita? Si na ndihmon fjala e Perëndisë? Kërkojuni fëmijëve t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në tabelë në krah të vizatimeve. Në ç’mënyrë është fjala e Perëndisë si një dritë? Si na ndihmon ajo që të qëndrojmë në shtegun i cili na kthen sërish tek Ati Qiellor?

  • Ndajini fëmijët në dyshe dhe jepini secilës dyshe një nga fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë: Psalmeve 119:47–48; Psalmeve 119:105; 1 Nefi 11:25; 2 Nefi 31:20. Ftojini që të lexojnë fragmentet dhe të kërkojnë atë që na ka dhënë Ati Qiellor për të na ndihmuar që të qëndrojmë në shtegun e kthimit për tek Ai. Ftojini fëmijët të përsiatin dhe të tregojnë atë që ndihen të frymëzuar të bëjnë për shkak të asaj që kanë mësuar.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth ndjekjes së shtegut të Perëndisë, të tillë si “Do të Eci me Krishtin” (ChurchofJesusChrist.org). Çfarë mësojmë nga kjo këngë rreth mënyrës se si të qëndrojmë në shtegun e duhur?

Psalmeve 139:23–24

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund të më ndihmojnë që të di se si të përmirësohem.

Psalmeve 139 jep mësim se Perëndia di gjithçka rreth nesh, përfshirë pikat tona të forta dhe të dobëta. Nëse i drejtohemi Atij, Ai mund të na mësojë atë që na duhet të bëjmë për t’u bërë më shumë si Ai.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruajini në tabelë fjalët nga Psalmeve 139:23–24 dhe ftojini fëmijët të nënvijëzojnë fjalët që përshkruajnë gjërat që Perëndia mund të bëjë për ne. Përse do të donim që Perëndia t’i bënte këto gjëra? Si mund ta ftojmë Atë që të na “udhëh[eqë] nëpër rrugën e përjetshme”?

  • Nxitini fëmijët ta “heto[jnë]” jetën e tyre për mënyrat se si mund të përmirësohen në të katër fushat ku përqendrohet programi Fëmijët dhe Rinia – në fushën shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale. Kujotjuni atyre se Zoti e di se si mund të përmirësohen në secilën prej këtyre fushave dhe nxitini ata të kërkojnë udhërrëfimin e Tij.

  • Këndoni një këngë rreth mënyrës se si mund të na ndihmojë Ati Qiellor që të përmirësohemi, të tillë si strofa e dytë e këngës “Ndihmom’, At’ i Dashur” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 52). Tregoni se si ju kanë ndihmuar Ati Qiellor dhe Jezu Krishti që të përmirësoheni.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Me raste, ju mund të ftoni njërin nga fëmijët dhe njërin nga pjesëtarët e familjes së tij apo të saj që t’i tregojë klasës se çfarë po bëjnë për ta mësuar ungjillin në shtëpi. Nxitini fëmijët e tjerë që t’ua tregojnë këto ide familjeve të tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdoreni muzikën. Këngët e Fillores dhe himnet mund t’i ndihmojnë fëmijët që t’i kuptojnë dhe përvetësojnë të vërtetat e ungjillit në një mënyrë të paharrueshme. Këndimi gjithashtu mund t’i mbajë fëmijët të përfshirë në mënyrë aktive gjatë procesit të të mësuarit. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 22.)