Dhiata e Vjetër 2022
22–28 Gusht. Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150: “Çdo Gjë që Merr Frymë le të Lëvdojë Zotin”


“22–28 Gusht. Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150: ‘Çdo Gjë që Merr Frymë le të Lëvdojë Zotin’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“22–28 Gusht. Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022

Krishti me rrobë të kuqe i rrethuar nga njerëz të gjunjëzuar

Çdo Gju do të Gjunjëzohet, nga J. Kirk Richards

22–28 Gusht

Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150

“Çdo Gjë që Merr Frymë Le të Lëvdojë Zotin”

Vargu te Psalmeve 119:105 na mëson se fjala e Perëndisë është “një dritë në shtegun t[uaj]”. Ndërsa lexoni librin e Psalmeve, shënoni fraza dhe ide që ju frymëzojnë dhe ju ndihmojnë të ndriçoni shtegun tuaj të kthimit tek Ati Qiellor.

Shënojini Mbresat Tuaja

Emri tradicional judeas për librin e Psalmeve është një fjalë hebraike që do të thotë “lëvdime”. Kjo fjalë, Tehillim, lidhet gjithashtu me thirrjen “aleluja” (që do të thotë “lëvdojeni Jehovën” ose “lëvdojeni Zotin”). Nëse do të duhej të zgjidhnit një fjalë për të përmbledhur mesazhin kryesor të Psalmeve, “lëvdimi” do të ishte një zgjedhje e mirë. Disa nga Psalmet përmbajnë ftesë të drejtpërdrejtë për ta “lëvd[uar] Zotin” (shih veçanërisht Psalmeve 146–150), dhe të gjithë ato mund të frymëzojnë një ndjenjë adhurimi e lëvdimi. Psalmet na ftojnë të reflektojmë mbi fuqinë e Zotit, mbi mëshirën e Tij dhe për gjërat e mëdha që Ai ka bërë. Asnjëherë nuk mund ta shpaguajmë Atë për asgjë nga këto, por mund ta lëvdojmë për to. Ky lëvdim mund të marrë forma të ndryshme për njerëz të ndryshëm – mund të përfshijë të kënduarit, lutjen ose dhënien e dëshmisë. Shpesh kjo çon në një zotim më të thellë ndaj Zotit dhe në ndjekjen e mësimeve të Tij. Çfarëdo kuptimi që ka “lëvd[ojeni] Zotin” në jetën tuaj, ju mund të gjeni më shumë frymëzim për ta bërë atë ndërsa lexoni dhe përsiatni për Psalmet.

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Psalmeve 102–103116

Zoti mund të më ngushëllojë në vuajtjen time.

Vini re se si Psalmeve 102:1–11 përshkruan ndjenjat e ankthit dhe të izolimit që vijnë shpesh gjatë mundimeve. Ndoshta ju keni përjetuar ndjenja të tilla dhe këto përshkrime ju ndihmojnë t’i kuptoni më mirë përvojat tuaja. Ose këto vargje mund t’ju ndihmojnë të kuptoni ndjenjat e të tjerëve që po vuajnë.

Ndërsa lexoni te Psalmeve 102:12–28; 103116, kërkoni fraza që ju japin vetëbesim se mund të “thërr[isni] emrin e Zotit” në sprovat tuaja (Psalmeve 116:13). Ju mund të dëshironi të shënoni, të mësoni përmendsh ose t’u tregoni të tjerëve frazat që ju japin shpresë tek Ai.

Shih edhe Isaia 25:8; 2 Korintasve 1:3–7; Hebrenjve 2:17–18; Alma 7:11–13; Ivan A. Shmuc, “Perëndia do të Fshijë të Gjithë Lotët”, Liahona, nëntor 2016, f. 116–118.

Jezusi duke shëruar

Shërimi, nga J. Kirk Richards

Psalmeve 110118

Libri i Psalmeve mund të më drejtojë te Shpëtimtari.

Libri i Psalmeve përmban fragmente që të drejtojnë drejt jetës dhe shërbesës së Jezu Krishtit. Këtu janë disa shembuj:

Çfarë të vërtetash rreth Jezu Krishtit ju mësojnë këto vargje? Si ju bekon njohja e këtyre të vërtetave?

Ndërsa lexoni te libri i Psalmeve këtë javë, vazhdoni të mbani shënim fragmente të tjera që ju mësojnë rreth Shpëtimtarit. Ju gjithashtu mund të lexoni ose dëgjoni disa nga himnet tuaja të parapëlqyera që ju ndihmojnë të mendoni për Të.

Psalmeve 119

Fjala e Perëndisë do të më mbajë në shtegun e Tij.

Ky psalm përmban shumë fraza që e krahasojnë jetën tonë me një udhëtim për t’u kthyer tek Ati Qiellor. Ndërsa lexoni, kërkoni fjalë si eci, shteg, rrugë, këmbët dhe devijoj. Përsiatni për udhëtimin e vetë jetës suaj – ku keni qenë, ku jeni tani dhe për ku jeni drejtuar. Çfarë mësoni nga ky psalm për udhëtimin tuaj të kthimit në shtëpi? Sipas këtij psalmi, çfarë ka siguruar Perëndia për t’ju ndihmuar që të qëndroni në shtegun e duhur?

Ju mund të jeni të interesuar të dini se në hebraishten origjinale, tetë vargjet e para te Psalmeve 119 fillojnë me shkronjën e parë në alfabetin hebraik. Tetë vargjet vijuese fillojnë me shkronjën tjetër e kështu me radhë deri në fund të alfabetit.

Shih edhe Isaia 42:16; 2 Nefi 31:17–21; Alma 7:19–20.

Psalmeve 134–136

Zoti është më i fuqishëm se çdo idhull.

Vini re arsyet e dhëna te Psalmeve 135:15–18 rreth asaj se përse është marrëzi të besosh te perënditë e rreme. Çfarë mund të tundoheni të besoni, e cila është e ngjashme me idhujt e përshkruar në këto vargje?

Ju mund të bëni një listë të gjërave të fuqishme që mund të bëjë Zoti, siç përshkruhet te Psalmeve 134–136. Çfarë gjërash të fuqishme ka bërë Ai për ju?

Psalmeve 146–150

“Lëvdo Zotin.”

Ndërsa i lexoni këto psalme të fundit lëvdimi, mendoni për arsyet që keni për ta lëvduar Zotin. Pse është e rëndësishme ta lëvdojmë Atë? Cilat janë mënyrat se si mund ta lëvdoni Atë?

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Psalmeve 119:105.Ndoshta familja juaj mund të krijojë një shteg dhe të ecë përgjatë tij në errësirë, duke përdorur një dritë për të ndriçuar rrugën përpara. Ndërsa ecni, mund të bëni pyetje të tilla si “Cila është ajo gjë në jetën tonë që ngjason me këtë errësirë?” ose “Në ç’mënyrë fjala e Perëndisë është si një dritë?” Të kënduarit e një kënge për dritën e Perëndisë, të tillë si “Mësom’ të Eci në Drit’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 70), mund t’ju ndihmojë ta përforconi parimin e dhënë mësim te Psalmeve 119:105.

Psalmeve 127–128.Çfarë do të thotë për Zotin të na ndihmojë të “ndërto[jmë] shtëpinë [tonë]”? (Psalmeve 127:1.) Si mund ta përfshijmë më mirë Atë në përpjekjet tona për të krijuar një shtëpi të drejtë? Për ta ndihmuar familjen tuaj që t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, ju mund të vizatoni një shtëpi në një copë letër dhe ta prisni atë në copa figurëformuese. Në pjesën e pasme të secilës copë, pjesëtarë të familjes mund të shkruajnë ose të vizatojnë mënyra se si ta bëni Zotin pjesë të shtëpisë tuaj. Më pas ju mund ta bashkoni figurëformuesen. Çfarë gjejmë tjetër në këto psalme që na frymëzon të ecim në rrugët e Zotit?

Psalmeve 139.Pasi të lexojnë vargjet 1–4, pjesëtarë të familjes mund të flasin rreth asaj se si kanë arritur ta dinë se Perëndia i njeh ata personalisht (shih edhe vargjet 14–15, 23–24).

Psalmeve 146–150.Ju mund ta ftoni familjen tuaj të lexojë me zë të lartë disa vargje të Psalmeve 146–150, duke u përpjekur të përçojnë ndjenjat e shkrimtarit. Si mund t’ia shprehim lëvdimet tona Zotit? Pjesëtarët e familjes mund të kënaqen kur i shkruajnë psalmet e tyre të lëvdimit dhe ia tregojnë ato njëri‑tjetrit.

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Mësom’ të Eci në Drit’”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 70.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni regjistrime zanore. Ndërsa i jepni mësim familjes suaj, merrni parasysh të dëgjoni variantin zanor të shkrimeve të shenjta, që gjendet te ChurchofJesusChrist.org ose te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Dëgjimi i psalmeve mund të jetë veçanërisht i fuqishëm, sepse ato kishin për qëllim të lexoheshin me zë të lartë.

shteg në pyll

“Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time” (Psalmeve 119:35).