Eja, Më Ndiq
20–26 Janar. 1 Nefi 11–15: “Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”


“20–26 Janar. 1 Nefi 11–15: ‘Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“20–26 Janar. 1 Nefi 11–15”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

njerëz duke ngrënë frutën e pemës së jetës

Më e Ëmbël se Gjithë Ëmbëlsia, nga Miguel Ángel González Romero

20–26 Janar

1 Nefi 11–15

“Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”

Fillojeni përgatitjen tuaj për të dhënë mësim duke lexuar te 1 Nefi 11–15. Shënojini mendimet dhe mbresat tuaja për fragmentet dhe parimet për të cilat do t’i nxitni anëtarët e klasës që të diskutojnë. Idetë më poshtë mund të ndihmojnë.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Këta kapituj përmbajnë parime që anëtarët e klasës mund të duan t’i marrin parasysh kur ua përhapin të tjerëve ungjillin. Merreni parasysh të shkruani në tabelë pyetje si ato që vijojnë, dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë për gjëra që i gjetën gjatë leximit të tyre këtë javë, të cilat mund të ndihmojnë për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve:

  • Çfarë janë Braktisja dhe Rivendosja?

  • Përse është i nevojshëm Libri i Mormonit?

  • Si mund t’i di për veten time të vërtetat e Perëndisë?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

1 Nefi 11:1–5, 13–33

Perëndia e dërgoi Jezu Krishtin si shprehje të dashurisë së Tij.

  • Një engjëll i tregoi Nefit simbole dhe ngjarje nga jeta e Shpëtimtarit që shfaqin dashurinë e Perëndisë. Mund ta gjeni të dobishme që t’i shqyrtoni këto simbole dhe ngjarje si klasë dhe të diskutoni se si e shfaqin ato dashurinë e Perëndisë për ne. A ka ndonjë figurë, material filmik ose mjete të tjera ndihmëse pamore që mund t’i tregoni, të cilat përshkruajnë disa nga ngjarjet në këto vargje? (Shih, për shembull, biblevideos.ChurchofJesusChrist.org.) Si ju ndihmon jeta dhe Shlyerja e Shpëtimtarit që ta kuptoni dashurinë e Perëndisë për ju?

1 Nefi 12–15

Perëndia do të na ndihmojë t’i bëjmë ballë ndikimit të Satanit.

  • Anëtarët e klasës suaj nganjëherë mund të ndiejnë se po enden në mjegullat e errësirës ose po përballen me përqeshjen e njerëzve në ndërtesën e gjerë dhe të madhe. Mund ta pyetni klasën se përse mjegullat e errësirës janë një simbol i mirë i tundimit (shih 1 Nefi 12:17) dhe përse ndërtesa e gjerë dhe e madhe është një simbol i mirë për imagjinatat e kota dhe kryelartësinë e botës (shih 1 Nefi 12:18). Më pas mund t’i ndani kapitujt 12–15 mes anëtarëve të klasës dhe t’i ftoni të kërkojnë vargje që na mësojnë se si do të na ndihmojë Perëndia ta kapërcejmë tundimin, kotësinë dhe kryelartësinë (shih, për shembull, 1 Nefi 13:34–40; 14:14).

  • Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës suaj ta kuptojnë më mirë fuqinë që vjen nga fjala e Perëndisë? (Shih 1 Nefi 15:24.) Ju mund t’i ftoni të diskutojnë për pyetje si ato që vijojnë: Çfarë mësoi Nefi për fuqinë e fjalës së Perëndisë? Si përpiqet Satani ta nënvleftësojë fjalën e Perëndisë? (Shih 1 Nefi 13:26–29.) Çfarë bënë Zoti dhe profetët e Tij që ta ruanin fjalën e Tij? Si pjesë e diskutimit tuaj, ju mund t’u kërkoni disa anëtarëve të klasës që të tregojnë se si i studiojnë shkrimet e shenjta dhe çfarë bëjnë ata që ta bëjnë fjalën e Perëndisë pjesë të jetës së tyre të përditshme.

1 Nefi 13

Zoti e përgatiti udhën për Rivendosjen e Kishës së Tij.

  • Ndoshta një bosht kohor do t’i ndihmonte anëtarët e klasës ta kuptonin vegimin e Nefit për ngjarjet e Rivendosjes. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të krijojnë në tabelë një bosht me ngjarjet që i gjejnë të përshkruara te 1 Nefi 13. Cilat nga këto ngjarje kanë ndodhur tashmë? Cilat po ndodhin tani? Merreni parasysh të lexoni citimin te pjesa “Burime Shtesë” nga Xhorxh Uashingtoni, presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, që tregon se ai e dalloi ndikimin e Perëndisë në Revolucionin Amerikan, një ngjarje që përgatiti udhën për Rivendosjen.

  • Si do ta përdornin anëtarët e klasës kapitullin te 1 Nefi 13 që t’i shpjegonin një personi të një feje tjetër përse ishte e nevojshme Rivendosja? (Për shembull, shih 1 Nefi 13:26–29, 35–42.) Çfarë shkrimesh të tjera të shenjta mund të përdorin anëtarët e klasës që t’i ndihmojnë të tjerët të kuptojnë përse Rivendosja ishte e nevojshme? (Për disa shembuj, shih Topical Guide [Udhëzuesi Tematik], “Restoration of the Gospel [Rivendosja e Ungjillit]”). Anëtarët e klasës mund të përfitojnë nga interpretimi me role i mënyrës se si do t’ia shpjegonin dikujt nevojën për Rivendosjen dhe se si kjo i ka bekuar ata.

1 Nefi 13:20–41

Libri i Mormonit jep mësim të vërteta të qarta dhe të çmueshme.

  • Mund të jetë e dobishme të përdorni vargjet te 1 Nefi 13:20–41 që të filloni një diskutim rreth arsyes përse na nevojitet Libri i Mormonit. Anëtarët e klasës mund të renditin disa prej “gjëra[ve] të qarta dhe të çmueshme” që u humbën nga Bibla dhe u rivendosën nëpërmjet Librit të Mormonit (për disa shembuj, shih vargjet 26 dhe 29 ose renditjet te pjesa “Burime Shtesë”). Ju gjithashtu mund të doni të ftoni anëtarë të klasës që të tregojnë se si i kanë ndihmuar këto “gjëra të qarta dhe të çmueshme”, të rivendosura për t’u afruar më shumë me Perëndinë.

    familje duke lexuar shkrimet e shenjta

    Shpirti mund të na ndihmojë t’i zbulojmë “gjëra[t e] qarta dhe të çmueshme” për veten tonë.

  • Merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “The Book of Mormon – a Book from God” [“Libri i Mormonit – një Libër nga Perëndia”] (ChurchofJesusChrist.org) dhe ftojini anëtarët e klasës të tregojnë se çfarë u mëson ky material filmik rreth arsyes përse na nevojitet Libri i Mormonit. Ose mund ta ftoni një anëtar të klasës të vizatojë në tabelë ilustrimin e përshkruar në citimin e Plakut Ted R. Kelister te pjesa “Burime Shtesë”. Anëtarët e klasës më pas mund të tregojnë se si Libri i Mormonit i ka ndihmuar ta kuptojnë më mirë ungjillin e Jezu Krishtit.

2:3
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Që t’i nxitni anëtarët e klasës të lexojnë te 1 Nefi 16–22 gjatë javës që vjen, ju mund të përmendni se ai përfshin një rrëfim që mund t’i frymëzojë dhe ndihmojë kur atyre u kërkohet të bëjnë diçka që duket e pamundur.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Materiale Filmike nga Libri i Mormonit.

Gjeni materiale filmike që përshkruajnë ngjarje nga 1 Nefi 11–15 në koleksionin Book of Mormon Videos [Materiale Filmike nga Libri i Mormonit] te ChurchofJesusChrist.org ose te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Dora e Perëndisë në Revolucionin Amerikan.

Xhorxh Uashingtoni tha: “Duhet të jetë vërtet i keq njeriu i cili mund t’i shohë ngjarjet e Revolucionit Amerikan pa ndier mirënjohjen më të ngrohtë ndaj Autorit të madhërishëm të Gjithësisë, ndërhyrja hyjnore e të cilit u shfaq kaq shpesh për ne” (Letër drejtuar Samuel Langdonit, 28 shtator 1789, founders.archives.gov/documents/Washington/05‑04‑02‑0070).

Listat për Librin e Mormonit të Presidentit Rasëll M. Nelson.

Nga “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” (Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 60–63).

Libri i Mormonit përgënjeshtron pikëpamjet se:

  • Zbulesa mbaroi me Biblën.

  • Foshnjat kanë nevojë të pagëzohen.

  • Lumturia mund të gjendet në ligësi.

  • Mirësia individuale është çka duhet për ekzaltimin (nevojiten ordinanca dhe besëlidhje).

  • Rënia e Adamit e njollosi njerëzimin me “mëkatin fillestar”.

Libri i Mormonit sqaron kuptueshmërinë rreth:

  • Ekzistencës sonë para lindjes.

  • Vdekjes. Ajo është një përbërës i domosdoshëm i planit të madh të Perëndisë për lumturinë.

  • Ekzistencës para lindjes, e cila fillon në parajsë.

  • Mënyrës se si trupi i ringjallur, i ribashkuar me shpirtin e vet bëhet një qenie e pavdekshme.

  • Mënyrës se si gjykimi i Zotit për ne do të jetë sipas veprave dhe dëshirave të zemrës sonë.

  • Mënyrës se si kryhen siç duhet ordinancat: për shembull, pagëzimi, sakramenti, dhënia e Frymës së Shenjtë.

  • Shlyerjes së Jezu Krishtit.

  • Ringjalljes.

  • Rolit të rëndësishëm të engjëjve.

  • Natyrës së përjetshme të priftërisë.

  • Mënyrës se si ndikohet sjellja njerëzore më shumë nëpërmjet fuqisë së fjalës sesa fuqisë së shpatës.

Ne kemi nevojë për Librin e Mormonit.

Plaku Ted R. Kelister dha mësim:

“Bibla është njëri dëshmitar i Jezu Krishtit; Libri i Mormonit është tjetri. Përse ky dëshmitar i dytë është kaq vendimtar? Shembulli i mëposhtëm pamor mund të ndihmojë: Sa vija të drejta mund të vizatoni duke u nisur nga një pikë e vetme në një letër? Përgjigjja është një numër të pafund. Mendoni për një çast se pika e vetme përfaqëson Biblën dhe ato qindra vija të drejta të vizatuara nga ajo pikë përfaqësojnë interpretimet e ndryshme të Biblës dhe se secili nga ato interpretime përfaqëson një fe të ndryshme.

Mirëpo çfarë ndodh, nëse në atë letër, ka një pikë të dytë që përfaqëson Librin e Mormonit? Sa vija të drejta mund të vizatoni midis këtyre pikave të referimit: Biblës dhe Librit të Mormonit? Vetëm një. Vetëm një interpretim i doktrinave të Krishtit mund të ekzistojë me dëshminë e këtyre dy dëshmitarëve” (“Libri i Mormonit – një Libër nga Perëndia”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 75).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Udhëhiqni diskutime të frymëzuara. Çdo njeri ka diçka për të kontribuar në diskutimet e klasës, por nganjëherë jo çdo njeri e ka një mundësi. Kërkoni mënyra për t’u dhënë më shumë mundësi anëtarëve të klasës që t’i japin dëshmitë e tyre. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 33.)