Eja, Më Ndiq
10–16 Shkurt. 2 Nefi 6–10: “O sa i Madh Plani i Perëndisë Tonë!”


“10–16 Shkurt. 2 Nefi 6–10: ‘O sa i Madh Plani i Perëndisë Tonë!’” Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit (2020)

“10–16 Shkurt. 2 Nefi 6–10”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Jezusi duke u lutur në Gjetseman

Mos u Bëftë Vullneti Im, por Yti, nga Harry Anderson

10–16 Shkurt

2 Nefi 6–10

“O sa i Madh Plani i Perëndisë Tonë!”

Një mënyrë e mirë për t’u përgatitur për të dhënë mësim është fillimisht ta lexoni për veten tuaj 2 Nefin 6–10. Mbajini shënim çfarëdo mbresash që merrni, dhe përdoreni këtë përvijim mësimor për të gjetur këndvështrime shtesë dhe ide për mësimdhënien.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Jakobi i mësoi popullit të vet se mësimet e dhëna nga Isaia “mund të përshtaten te ju” (2 Nefi 6:5). Ju mund të filloni duke u kërkuar anëtarëve të klasës të thonë ndonjë nga mësimet e Jakobit te 2 Nefi 6–10, të cilin mendojnë se mund ta përshtatin me jetën e tyre. Ata mund të shpjegojnë përse e mendojnë domethënës mësimin.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

2 Nefi 6–8

Zoti është i mëshirshëm ndaj popullit të Tij dhe do t’i përmbushë premtimet e Tij.

  • Për t’u dhënë njëfarë konteksti mesazheve nga 2 Nefi 6–8, mund të jetë e dobishme për klasën tuaj që të krijojë një bosht kohor të thjeshtë të ngjarjeve të përshkruara te 2 Nefi 6:8–15. Çfarë sugjerojnë këto ngjarje rreth Zotit dhe ndjenjave të Tij për popullin e Tij? (Shih edhe 2 Nefi 7:1–3; 8:3.) Ju mund të doni të shpjegoni se, si anëtarë të Kishës, ne jemi populli i besëlidhjes së Perëndisë sot dhe po mblidhemi duke dalë nga bota e duke hyrë në sigurinë e ungjillit. Çfarë mesazhesh kanë këta kapituj për ne sot?

2 Nefi 9

Nëpërmjet Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti i çliron të gjithë njerëzit nga vdekja fizike dhe shpirtërore.

  • Një mënyrë për ta thelluar vlerësimin tonë për Shlyerjen e Jezu Krishtit është të mendojmë rreth asaj që do të na kishte ndodhur pa Shlyerjen. Anëtarët e klasës mund t’i përsiatin këto gjëra teksa studiojnë 2 Nefin 9. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës ta fillojnë duke studiuar vargjet 4–9 dhe më pas duke renditur në tabelë atë që do të kishte ndodhur pa Shlyerjen e Krishtit. Sipas vargjeve 10–14, si na shpëtoi Shpëtimtari nga ky fat? Mesazhi i Plakut Xhefri R. Holland te pjesa “Burime Shtesë” mund ta ndihmojë klasën tuaj të kuptojë nevojën tonë për Shlyerjen e Jezu Krishtit. Anëtarët e klasës mund të shprehin ndonjë mendim ose ndjenjë që ua frymëzon mesazhi i Plakut Holland rreth Shpëtimtarit.

  • Kërkojuni anëtarëve të klasës të marrin parasysh se si mund t’ia shpjegonin Shlyerjen e Jezu Krishtit dikujt që nuk e di se çfarë është ose përse është e domosdoshme ajo. Të vërtetat që gjenden te 2 Nefi 9, mund të ndihmojnë që t’i përgatitin anëtarët e klasës për një bashkëbisedim të tillë. Ndoshta ata mund të hulumtojnë vargjet 4–12, duke kërkuar mënyrën se si Shlyerja e Shpëtimtarit e mposht vdekjen fizike dhe shpirtërore. Nisur nga ajo që mësojmë nga këto shkrime të shenjta, përse quhet flijimi i Shpëtimtarit “një shlyerje [e] pafund”? (2 Nefi 9:7).

  • Jakobi u mahnit kaq shumë nga plani i Perëndisë për shëlbimin saqë arriti të thërriste: “O sa [i] madh” dhe “O madhështia”, ndërsa përshkruante planin. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i kuptojnë më mirë këto ndjenja për Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij, merreni parasysh t’i ftoni të kërkojnë te 2 Nefi 9 frazat thirrore të Jakobit (shumica prej tyre gjenden te vargjet 8–20). Çfarë na mësojnë këto vargje rreth Perëndisë dhe planit të Tij? Çfarë përvojash na kanë ndihmuar të ndiejmë atë që ndjeu Jakobi rreth planit të Perëndisë për fëmijët e Tij? Mund të këndoni gjithashtu një këngë rreth madhështisë së Perëndisë, të tillë si “Sa i Madh Je Ti” (Himne, nr. 42), për ta përforcuar këtë diskutim.

2 Nefi 9:27–54

Ne mund të vijmë te Krishti dhe të marrim bekimet e lavdishme të Shlyerjes së Tij.

  • Ju mund ta filloni një diskutim të mësimeve të dhëna nga Jakobi në këto vargje duke u kërkuar anëtarëve të klasës të përfytyrojnë se si mund ta ftojnë dikë të pendohet dhe të vijë te Krishti. Si e bëri këtë Jakobi te 2 Nefi 9:50–53? Çfarë bekimesh tha se do të vijnë në jetën tonë kur i pranojmë këto ftesa?

  • Te 2 Nefi 9 Jakobi përdori dy fraza të fuqishme dhe krahasuese: “plani [i] mëshirshëm [i] Krijuesit të madh” dhe “ai plani dredharak i të ligut” (2 Nefi 9:6, 28). Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të mësojnë nga ky krahasim, ju mund të vizatoni një shteg në tabelë dhe ta emërtoni Plani i Atit Qiellor. Ftojini anëtarët e klasës të hulumtojnë 2 Nefin 9:27–52, duke kërkuar këshillën që dha Jakobi për të na ndihmuar të ndjekim planin e Atit Qiellor. Kërkojuni ta shkruajnë atë që gjejnë pranë shtegut. Çfarë dha mësim Jakobi rreth mënyrës se si Satani na josh të largohemi nga plani i Atit tonë Qiellor? Çfarë mësojmë nga këto vargje rreth vendit se ku do të na çojë ndjekja e planit të Atit Qiellor dhe se ku do të na çojë ndjekja e Satanit? (Shih 2 Nefi 9:9, 18.) Sipas këtyre vargjeve çfarë mund të bëjmë për ta ndjekur më plotësisht planin e Atit tonë Qiellor?

  • Te 2 Nefi 9:28–38 Jakobi paralajmëroi kundrejt disa qëndrimeve dhe sjelljeve që nuk na lejojnë ta ndjekim planin e Perëndisë për ne. Merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës që t’i gjejnë ato. Cilat nga këto qëndrime dhe sjellje duken veçanërisht të përhapura sot? Çfarë i bën ato kaq të rrezikshme? Çfarë mësojmë nga 2 Nefi 9:50–53 rreth mënyrës se si t’i shmangim këto rreziqe?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të ndihen vetëbesues rreth leximit të shkrimeve të Isaias, të cituara nga Nefi te 2 Nefi 11–24, ju mund të shpjegoni se Nefi i përfshiu këto shkrime për ta forcuar besimin e popullit të vet te Jezu Krishti. Ftojini anëtarët e klasës ta shohin leximin e javës së ardhshme si mundësi për ta ndërtuar besimin e tyre vetjak tek Ai.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Nevoja Jonë për një Shpëtimtar

Plaku Xhefri R. Holland tregoi historinë e një alpinisti i cili qëndronte i varur në një mënyrë të pasigurt nga maja e një kanioni të thepisur, pa asgjë që ta ruante nga rënia drejt vdekjes së vet. Pikërisht teksa shtrëngimi po i rrëshqiste nga sipërfaqja ranore e buzës së shkëmbit, ai i ndjeu duart e vëllait të tij më të vogël duke e kapur te kyçet dhe duke e tërhequr drejt sigurisë. Plaku Holland e krahasoi përvojën e alpinistit me gjendjen tonë në këtë botë të rënë:

“Pati një Adam dhe një Evë të mirëfilltë, të cilët u larguan nga një Eden i mirëfilltë, me të gjitha pasojat që rënia i mbarti me vete. … Ngaqë ne u lindëm më pas në atë botë të rënë dhe ngaqë ne gjithashtu do t’i shkelnim ligjet e Perëndisë, edhe ne u ndëshkuam me po të njëjtat dënime që u përballën Adami dhe Eva.

Ç’gjendje e vështirë! E tërë raca njerëzore në një rënie pa ndalesë – çdo burrë, grua e fëmijë në të duke u rrënuar fizikisht drejt vdekjes së përhershme, duke u zhytur shpirtërisht drejt ankthit të përjetshëm. A është kjo domethënia e jetës? A është kjo rrjedhoja përfundimtare e përvojës njerëzore? A jemi ne të gjithë thjesht të varur në një kanion të ftohtë diku në një univers mospërfillës, secili prej nesh duke kërkuar një pikëmbështetje, secili prej nesh duke gjurmuar për diçka ku të kapemi – me asgjë tjetër përveçse ndjenjën e rërës duke na rrëshqitur nëpër gishtat tanë, asgjë tjetër për të na shpëtuar, asgjë ku të mbahemi dhe sigurisht asnjë diçka që të mbahet te ne? …

Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve është një ‘jo’ e prerë dhe e përjetshme! … Shlyerj[a] do të arrinte fitoren tërësore mbi vdekjen fizike, duke ia dhuruar pa kushte ringjalljen çdo njeriu që është lindur ose do të lindet ndonjëherë në këtë botë. Mëshirshëm ajo do të siguronte gjithashtu falje për mëkatet vetjake të të gjithëve, që nga Adami deri në fundin e botës, falje e kushtëzuar nga pendimi dhe bindja ndaj urdhërimeve hyjnore” (“Ku Drejtësia, Dashuria e Mëshira Takohen”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 105–106).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepeni dëshminë tuaj shpesh. Dëshmia juaj e thjeshtë, e sinqertë për të vërtetën mund të ketë një ndikim të fuqishëm tek ata të cilëve u jepni mësim. Ajo nuk ka nevojë të jenë oratorike apo e gjatë. Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj vetjake për Shpëtimtarin teksa diskutoni 2 Nefin 9.