Eja, Më Ndiq
17–23 Shkurt. 2 Nefi 11–25: “Ne Gëzohemi në Krishtin”


“17–23 Shkurt. 2 Nefi 11–25: ‘Ne Gëzohemi në Krishtin’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“17–23 Shkurt. 2 Nefi 11–25”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Isaia duke shkruar mbi rrotulla

17–23 Shkurt

2 Nefi 11–25

“Ne Gëzohemi në Krishtin”

Përveç përshtatjes së kapitujve te 2 Nefi 11–25 me veten, merreni parasysh mënyrën se si mund t’i ndihmoni njerëzit të cilëve u jepni mësim, që t’i përshtatin këta kapituj me veten e tyre (shih 2 Nefi 11:8). Kur Shpirti ju nxit me mendime dhe ide, shkruajini ato.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Përpara se të diskutoni mbi fragmente të veçanta nga 2 Nefi 11–25, mund të jetë e dobishme t’u kërkoni anëtarëve të klasës të përfytyrojnë sikur kanë një mik i cili po has vështirësi për të gjetur diçka domethënëse ose frymëzuese në shkrimet e Isaias. Çfarë vargjesh do t’i tregonit këtij miku?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

2 Nefi 11–24

Isaia dëshmoi për Jezu Krishtin.

  • Mund të jetë më e lehtë t’i kuptojmë profecitë e Isaias kur e dimë përse u shkruan ato. Që të filloni një diskutim për profecitë e Isaias te 2 Nefi, ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të kërkojnë te kapitulli 11 dhe të renditin disa nga qëllimet e Nefit për citimin e Isaias kaq gjerësisht. Ata gjithashtu mund të tregojnë fragmente që i gjetën gjatë studimit të tyre vetjak ose familjar të kapitujve te 2 Nefi 12–24, të cilat mendojnë se i arritën ato qëllime. Si i ka ndihmuar anëtarët e klasës të kuptuarit e qëllimeve të Nefit që të nxjerrin më shumë mësime nga shkrimet e Isaias? Nxitini ata që t’i mbajnë këto qëllime në mendje ndërkohë që diskutojnë në orën mësimore për shkrimet e Isaias.

  • Ngaqë Isaia përdori një gjuhë kaq shumë simbolike, mund të jetë e lehtë të mos e vëmë re dëshminë e tij të fuqishme për Jezu Krishtin. Ja një veprimtari që mund ta ndihmojë klasën tuaj të përqendrohet te kjo dëshmi. Ju mund të përgatitni disa fletë letre me referenca të shkrimeve të shenjta të shkruara në to nga 2 Nefi 12–24, të cilat na mësojnë rreth Shpëtimtarit (për shembull, 2 Nefi 13:13; 14:4–6; 15:1–7; 16:1–7; 17:14; 18:14–15; 19:6–7; 21:1–5; 22:2). Secili anëtar i klasës mund të zgjedhë një nga fletët, t’i studiojë vargjet e shkruara në të dhe të shkruajë në fletë atë që ai ose ajo e mësoi rreth Jezu Krishtit. Më pas anëtarët e klasës mund t’i shkëmbejnë fletët me dikë tjetër dhe të shtojnë ndonjë mendim ose ide tjetër që e mësuan rreth Shpëtimtarit nga të njëjtat vargje. Më pas mund t’u jepni anëtarëve të klasës mundësi që të tregojnë atë që mësuan nga Isaia dhe nga njëri‑tjetri, e cila e thelloi vlerësimin e tyre për Jezu Krishtin.

  • Profecia te 2 Nefi 19:6 rendit disa tituj të Jezu Krishtit. Merreni parasysh t’i kërkoni dikujt që t’i renditë titujt në tabelë dhe ftojini anëtarët e klasës të diskutojnë përse secili prej këtyre titujve është një përshkrim i përshtatshëm për Shpëtimtarin. Si i ka përmbushur Ai këto role në jetën tonë? Që të mësoni më shumë për disa nga këta tituj, mund të jetë e dobishme të shihni referencat në poshtëshënimet te 2 Nefi 19:6.

2 Nefi 12:2–5; 21:10–1222

Në ditët e mëvonshme, populli i Perëndisë do të mblidhet dhe do të gëzojë paqe.

  • Pjesë të caktuara të profecive të Isaias janë veçanërisht domethënëse për ne ngaqë përshkruajnë aspekte të veprës së Perëndisë në ditët e mëvonshme. Për shembull, ju mund t’i shqyrtoni vargjet te 2 Nefi 21:10–12, të cilat përshkruajnë një “emblemë” (flamur ose banderolë) që do të ngrihet për të mbledhur popullin e Perëndisë. Si e kemi parë Zotin ta mbledhë popullin e Tij shpirtërisht? Ndoshta disa anëtarë të klasës mund të flasin për atë që i bën të dëshirojnë të mblidhen ose të bashkohen me popullin e Perëndisë në Kishë. Ata madje mund të kënaqen duke krijuar flamurët e vet që renditin ose ilustrojnë disa prej të vërtetave të ungjillit që ata mendojnë se njerëzit i “kërkojnë”, dhe do të ndihmojnë për t’i “mbledh[ur] së bashku” e “mbledh[ur] tok” (vargjet 10 e 12) fëmijët e Perëndisë në kohën tonë. Si ndihmojmë ne për mbledhjen?

  • Një mënyrë tjetër për të diskutuar për këtë doktrinë është t’i shkruani temat vijuese në tabelë: Shpërndarja e Izraelit, Mbledhja e Izraelit dhe Profecitë rreth Krishtit. Ju mund t’u caktoni kapituj nga 2 Nefi 12–24 grupeve të anëtarëve të klasës dhe t’i ftoni ata të gjejnë vargje që na mësojnë rreth këtyre gjërave dhe t’i shkruajnë këto vargje nën kreun e duhur në tabelë. Çfarë mesazhesh kanë këto vargje për ne? (Mund të jetë e dobishme t’u thoni anëtarëve të klasës se Doktrina e Besëlidhje 113:1–6 mund t’i ndihmojë të kuptojnë vargjet te 2 Nefi 21:1–5, 10.)

  • Himne të tilla si “Maj’ Malit Atje Lart” (Himne nr. 5) ose “Zoti më Ësht’ Drit’” (Himne, nr. 45), të cilat bazohen pjesërisht mbi profecitë te 2 Nefi 12:2–5 dhe 2 Nefi 22, mund t’i përforcojnë mesazhet dhe shpirtin e fjalëve të Isaias.

2 Nefi 14:4–6

Shtëpitë dhe “asambletë” tona të Sionit mund të jenë vende sigurie dhe strehimi.

  • Te 2 Nefi 14:4–6 Isaia profetizoi rreth sigurisë dhe paqes që të drejtët do të gëzojnë pasi Zoti t’i ketë “larë” dhe “pastruar” mëkatet e tyre. Edhe pse këto vargje përshkruajnë kushte që do të ekzistojnë në Mijëvjeçar, ato mund t’i ndihmojnë anëtarët e klasës teksa kërkojnë siguri shpirtërore në mes të ligësisë së ditëve të mëvonshme. Ftojini ata që të përsiatin dhe diskutojnë për atë që do të thotë të kenë “një re dhe tym” e “një zjarr me flakë” në “vendbanim[in]” dhe “asambletë” e tyre (vargu 5; shih edhe Eksodi 13:21–22). Cilat janë disa gjëra që mund të krahasohen me vapën, stuhinë dhe shiun e përmendur te vargu 6? Në ç’mënyrë mund të gjejmë vendstrehim? (Shih edhe DeB 115:6.) Ndoshta anëtarët e klasës mund të sugjerojnë mënyra se si të sigurohemi që shtëpitë dhe vendet tona të mbledhjes në Kishë të jenë vende të mbrojtjes shpirtërore.

2 Nefi 25:19–29

“Udha e drejtë është të besoni në Krishtin.”

  • Anëtarët e klasës suaj ka të ngjarë që e kuptojnë dëshirën e Nefit që t’i “bindim fëmijët tanë dhe gjithashtu vëllezërit tanë të besojnë në Krisht”. Si “puno[i] me zell” Nefi që ta arrinte këtë synim? (2 Nefi 25:23.) Ndoshta anëtarët e klasës mund të kërkojnë te 2 Nefi 25:19–29 për të gjetur të vërteta rreth Shpëtimtarit dhe ungjillit të Tij, të cilat Nefi donte që populli i vet t’i dinte. Më pas ata mund të tregojnë se çfarë kanë bërë për t’ua mësuar këto të vërteta familjes ose miqve të tyre. Për shembull, si e kanë dhënë mësim të vërtetën se ne “shpëtohemi nëpërmjet hirit, pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë”? (Thënia nga Presidenti Diter F. Uhtdorf te pjesa “Burime Shtesë” mund të sigurojë njëfarë ideje për këtë të vërtetë.) Si i kanë ndihmuar ata të tjerët që të “gëzohe[n] në Krishtin”?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Anëtarët e klasës mund të jenë të interesuar të dinë se 2 Nefi 26–30 mund t’i ndihmojë që t’u përgjigjen njerëzve, të cilët thonë: “Nuk kemi nevojë për Librin e Mormonit”.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

“Pasi një fëmijë na ka lindur.”

Për ta përplotësuar diskutimin tuaj për vargun te 2 Nefi 19:6, shiheni ose dëgjojeni Tabernacle Choir [Korin e Tabernakullit] në Sheshin e Tempullit të këndojë “For unto Us a Child Is Born” [“Pasi një Fëmijë na Ka Lindur”] (ChurchofJesusChrist.org).

“Ne shpëtohemi nëpërmjet hirit, pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë.”

Duke komentuar për fjalët e Nefit te 2 Nefi 25:23, Presidenti Diter F. Uhtdorf tha:

“Pyes veten nëse ngandonjëherë ne e keqinterpretojmë frazën ‘pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë’. Duhet të kuptojmë se fjala ‘pas’ nuk është e barabartë me togfjalëshin ‘për shkak të’.

Ne nuk shpëtohemi ‘për shkak të’ gjithçkaje që ne mund të bëjmë. A e ka bërë ndonjëri prej nesh gjithçka që ne mund të bëjmë? A pret Perëndia derisa ne ta kemi bërë çdo përpjekje, përpara se Ai të ndërhyjë në jetën tonë me hirin e Tij shpëtues? …

Jam i sigurt që Nefi e dinte se hiri i Shpëtimtarit na lejon dhe na aftëson ta mposhtim mëkatin [shih 2 Nefi 4:19–35; Alma 34:31]. Kjo është arsyeja përse Nefi punoi me kaq zell për t’i bindur fëmijët dhe vëllezërit e tij që ‘të beso[nin] në Krisht[in] dhe të pajtohe[shin] me Perëndinë’ [2 Nefi 25:23].

Pas gjithçkaje, ajo është gjëja që ne mund të bëjmë! Dhe ajo është detyra jonë në vdekshmëri!” (“Dhurata e Hirit”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 110).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Bëni pyetje që ftojnë dëshmi. “Bërja e pyetjeve që i nxitin nxënësit të japin dëshmi për parimet që janë dhënë mësim, mund të jetë një mënyrë e fuqishme për ta ftuar Shpirtin. … Dëshmitë e tyre – dhe dëshmitë e të tjerëve në klasë – do të rriten kur Shpirti jep dëshmi për të vërtetën” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 31–32).