Eja, Më Ndiq
24 Shkurt – 1 Mars. 2 Nefi 26–30: “Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi”


“24 Shkurt – 1 Mars. 2 Nefi 26–30: ‘Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“24 Shkurt – 1 Mars. 2 Nefi 26–30”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Jezusi duke iu afruar një gruaje

Ai do të të Udhëheqë për Dore, nga Sandra Rast

24 Shkurt – 1 Mars

2 Nefi 26–30

“Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi”

Mbajeni mend se shtëpia duhet të jetë qendra e të mësuarit të ungjillit. Studimi juaj vetjak dhe familjar i 2 Nefit 26–30 duhet të jetë baza e përgatitjes suaj për të dhënë mësim. Planifikoni mënyra se si të ndërtoni mbi studimin vetjak dhe familjar të njerëzve në klasën tuaj, si edhe ta forconi e nxitni atë studim.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Në fillim të mësimit jepuni anëtarëve të klasës mundësi për të treguar diçka nga 2 Nefi 26–30, e cila iu duk domethënëse teksa studiuan në shtëpi. Për shembull, ju mund t’u kërkoni të thonë shkurtimisht një varg që i ndihmoi të kuptojnë kohën tonë dhe sfidat që hasim ne.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

2 Nefi 26:24–28, 33

Çdo gjë që bën Zoti, nxitet nga dashuria e Tij për ne.

  • Nëse ndiheni të frymëzuar që t’i diskutoni mësimet e dhëna nga Nefi rreth dashurisë së Zotit, mund të provoni këtë gjë: Pas leximit së bashku të 2 Nefit 26:24, ftojini anëtarët e klasës të bëjnë lista të gjërave që Jezu Krishti i ka bërë për ta, të cilat u nxitën nga dashuria. Si i “tërheq [Ai] të gjithë njerëzit te vetja”? Çfarë ndihemi të frymëzuar të bëjmë si përgjigje ndaj shprehjeve të Tij të dashurisë?

  • Ftesat e Zotit te 2 Nefi 26:24–28, 33 janë provë e fuqishme e dashurisë së Tij. Një mënyrë se si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës t’i zbulojnë këto ftesa, është që t’u kërkoni atyre ta përmbledhin mesazhin e Zotit në këto vargje në një fjali të vetme. Ndoshta disa anëtarë të klasës do të jenë të gatshëm t’i thonë përmbledhjet e tyre. Si mund ta ndikojnë këto vargje mënyrën se si i ftojmë të tjerët të vijnë te Krishti? Nxiteni klasën që t’i shënojnë disa nga mendimet dhe ndjenjat e tyre. Për të ndihmuar që ta ftoni Shpirtin, merreni parasysh të vini një regjistrim të një himni rreth dashurisë së Shpëtimtarit, të tillë si “Te Jezusi t’Vini” (Himne, nr. 61), ndërkohë që anëtarët e klasës përsiatin.

2 Nefi 27; 29; 30:3–8

Libri i Mormonit është thelbësor për punën e Perëndisë në ditët e mëvonshme.

  • Njerëzit në klasën tuaj mund të kenë nevojë për pak ndihmë që ta kuptojnë profecinë te 2 Nefi 27 rreth një libri të vulosur dhe një njeriu të shkolluar. Mund të ndihmojë rrëfimi historik te pjesa “Burime Shtesë”. A do të funksiononte për klasën tuaj nëse disa nga anëtarët e klasës do t’i dramatizonin shkurtimisht ngjarjet e përshkruara në këtë rrëfim dhe te 2 Nefi 27:15–22? Përse mund t’i ishin treguar këto ngjarje Nefit kaq shumë vite më parë? Çfarë na mëson profecia e Nefit rreth rëndësisë së Librit të Mormonit? Nxitini anëtarët e klasës t’i tregojnë njëri‑tjetrit mënyrën se si i fituan dëshmitë e tyre vetjake për Librin e Mormonit.

  • A ka pasur ndonjëri në klasën tuaj një përvojë kur e ftoi dikë të lexonte Librin e Mormonit, që mund ta tregojë? Cilat janë disa arsye që dikush mund të mos e pranojë një ftesë për ta lexuar Librin e Mormonit? Përgjigjja e Zotit për një arsye të tillë gjendet te 2 Nefi 29:6–11. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës t’i lexojnë këto vargje dhe më pas të interpretojnë me role mënyrën se si mund t’i përgjigjen me dashuri dikujt që thotë se Libri i Mormonit nuk është i nevojshëm. Çfarë idesh të tjera kanë anëtarët e klasës rreth mënyrës se si mund t’i ndihmojnë të tjerët të “dinë se [Libri i Mormonit] është një bekim për ta nga dora e Perëndisë”? (2 Nefi 30:6).

2 Nefi 28

Satani përpiqet të mashtrojë.

  • Përvijimi i kësaj jave te materiali burimor Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet sugjeron të kërkoni gënjeshtrat e Satanit të përshkruara te 2 Nefi 28. Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë atë që gjetën, ose mund t’i hedhin një vështrim të shpejtë 2 Nefit 28 në klasë dhe të renditin gënjeshtrat e Satanit që përcaktojnë. Mund të jetë gjithashtu e dobishme t’i lini të punojnë në grupe të vogla për të gjetur shkrime të shenjta që i hedhin poshtë këto mashtrime (nëse kanë nevojë për ndihmë, ju mund të jepni sugjerimet te pjesa “Burime Shtesë”). Më pas grupet mund t’ia tregojnë njëri‑tjetrit atë që gjetën dhe të diskutojnë mënyrën se si mund t’i dallojnë “doktrina[t e] rreme dhe të kota dhe të marra” (2 Nefi 28:9) të kundërshtarit.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Anëtarët e klasës mund të frymëzohen të lexojnë 2 Nefin 31–33 nëse e dinë që këta kapituj përmbajnë fjalët e fundit të shënuara nga Nefi, përfshirë një nga përshkrimet më të thjeshta, por prapëseprapë më të kuptueshme të doktrinës së Krishtit.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

“Atëherë i mësuari do të thotë: Unë nuk mund ta lexoj atë” (2 Nefi 27:18).

Në shkurt 1828 Martin Harrisi, një mik i Jozef Smithit, ndërmori një “udhëtim drejt lindjes për në Nju-Jork-Siti me një transkriptim të disa prej karaktereve mbi fletët [e arta] për t’ua treguar studiuesve. Ndoshta ai donte siguri të mëtejshme se fletët ishin autentike ose ai mund të ketë menduar që një dëshmim do t’i ndihmonte të merrnin borxh para për ta botuar përkthimin. Cilido qoftë rasti, ai këmbënguli që Zoti e kishte nxitur ta ndërmerrte udhëtimin.

Në atë kohë as Jozefi dhe as Martini nuk dinin shumë rreth gjuhëve mbi fletët. Dinin vetëm aq sa i kishte thënë engjëlli Moroni Jozefit: që është një anal i lashtë amerikan. Si rrjedhojë, në vend që të kërkonte një studiues që njihte gjuhën egjiptiane (Jozefi më vonë mësoi se gjuha mbi fletët quhej ‘egjiptiane [e] reformuar’), Martini vizitoi disa studiues me interes për antikitetet, veçanërisht antikitetet amerikane.

… [Mes studiuesve që vizitoi Martini ishte] Çarls Antoni, një profesor i ri në moshë i gramatikës dhe gjuhësisë në Kolegjin Kolumbia. Antoni kishte qenë duke mbledhur historitë dhe gjuhët e indianëve të Amerikës për botim dhe ishte i zellshëm ta kontrollonte dokumentin që ia solli Martini.

Martini pretendonte se Antoni i shpalli karakteret autentike derisa mësoi se si i kishte marrë ato Jozef Smithi. Ai sugjeroi që Martini t’ia sillte atij fletët. Martini nuk pranoi dhe Antoni u përgjigj, duke parafrazuar një varg nga Isaia: ‘Unë nuk mund të lexoj një libër të vulosur’. Edhe pse Antoni më vonë i mohoi hollësitë e rrëfimit të Martinit për takimin e tyre, ne vërtet e dimë këtë gjë: Martini u largua nga vizitat e tij me studiuesit lindorë edhe më i bindur se kurrë që Jozef Smithi u thirr nga Perëndia dhe që fletët dhe karakteret ishin të lashta. Ai dhe Jozefi e panë vizitën tek Antoni si përmbushje të profecisë së Isaias (gjithashtu të përmendur në vetë Librin e Mormonit) për ‘një lib[ër] të vulosur që i jepet dikujt që di të lexojë; duke i thënë: “Të lutem, lexoje, këtë!”, por ai përgjigjet: “Nuk mundem, sepse është i vulosur!”’ [Isaia 29:11; shih edhe 2 Nefi 27:15–18]” (“The Contributions of Martin Harris”, Revelations in Context [2016], f. 3–4, history.ChurchofJesusChrist.org).

Shkrimet e shenjta i hedhin poshtë mashtrimet e Satanit.

Doktrinë e rreme

Doktrinë e vërtetë

“Në këto ditë, ai nuk është një Perëndi i mrekullive; ai e ka bërë punën e tij” (2 Nefi 28:6).

Moroni 7:35–37

“Perëndi[a] … do të na justifikojë në bërjen e një mëkati të vogël” (2 Nefi 28:8).

Doktrina e Besëlidhje 1:31

“Gjithçka është mirë në Sion” (2 Nefi 28:21).

Doktrina e Besëlidhje 68:31; 82:14

“Unë nuk jam djall, pasi nuk ka asnjë” (2 Nefi 28:22).

2 Nefi 2:17; Doktrina e Besëlidhje 76:25–27

“Ne nuk kemi nevojë për më tepër nga fjala e Perëndisë, pasi ne kemi mjaft” (2 Nefi 28:29).

2 Nefi 28:30; Nenet e Besimit 1:9

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mos iu druani heshtjes. “Pyetjet e mira kërkojnë kohë për të marrë përgjigje. Ato kërkojnë përsiatje, shqyrtim dhe frymëzim. Koha që harxhoni duke pritur për përgjigjet e një pyetjeje, mund të jetë një kohë e shenjtë përsiatjeje. Shmangeni tundimin që ta përfundoni këtë kohë shumë shpejt duke i dhënë përgjigje vetë pyetjes suaj dhe duke u larguar te diçka tjetër” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 31).