Eja, Më Ndiq
2–8 Mars. 2 Nefi 31–33: “Kjo Është Udha”


“2–8 Mars. 2 Nefi 31–33: ‘Kjo Është Udha’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“2–8 Mars. 2 Nefi 31–33”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Jezusi duke u dhënë mësim dishepujve të Tij

Krishti Duke u Dhënë Mësim Dishepujve të Tij nga Justin Kunz

2–8 Mars

2 Nefi 31–33

“Kjo Është Udha”

Teksa i studioni kapitujt te 2 Nefi 31–33, mbajini në mendje anëtarët e klasës suaj dhe merreni parasysh se cilat përvoja mund të kenë pasur me të vërtetat që dha mësim Nefi. Si mund t’i ftoni për t’ia dhënë mësim njëri‑tjetrit atë që kanë mësuar dhe ndier rreth këtyre doktrinave?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

A pati ndonjëri në klasën tuaj një përvojë domethënëse këtë javë me një prej sugjerimeve të studimit tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet? Jepuni anëtarëve të klasës mundësinë për t’i treguar përvojat e tyre.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

2 Nefi 31–32

Jezu Krishti dhe doktrina e Tij janë mënyra e vetme drejt jetës së përjetshme.

  • Ndoshta do të jetë në dobi të klasës suaj që të shohë se si besimi, pendimi, pagëzimi, dhurata e Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund lidhen me njëri‑tjetrin dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit. Për ta bërë këtë gjë ju mund të vizatoni një shteg në tabelë dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të shkruajnë përgjatë shtegut disa nga parimet që gjenden te 2 Nefi 31. Secili anëtar i klasës mund të përzgjedhë një nga këto parime dhe të kërkojë te 2 Nefi 31–32 për të gjetur diçka që Nefi e dha mësim rreth atij parimi. Më pas ata mund t’i tregojnë njëri-tjetrit atë që gjetën dhe të diskutojnë se si ajo i ndihmon të kuptojnë më mirë parimet. Si i sjell në jetën tonë bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit të jetuarit e këtyre parimeve?

  • Si mund ta filloni një diskutim për përshkrimin e qartë dhe të thjeshtë të Nefit rreth “udh[ës]” drejt shpëtimit? (2 Nefi 31:21.) Ndoshta ju mund t’i pyetni anëtarët e klasës se çfarë do të thoshin nëse do të kishin vetëm 60 sekonda për të shpjeguar atë që një njeri duhet të bëjë për të marrë shpëtimin. Më pas anëtarët e klasës mund t’i hedhin një sy të shpejtë kapitujve te 2 Nefi 31–32, duke kërkuar thënie që mund të ndihmojnë. Çfarë mësojmë nga këta kapituj rreth rolit qendror të Shpëtimtarit në shpëtimin tonë? Thëniet te pjesa “Burime Shtesë” mund të jenë të dobishme për këtë bashkëbisedim.

  • Nganjëherë ne i shohim parimet e ungjillit si të ndara dhe të veçanta, por në realitet ato janë të ndërlidhura. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të kuptojnë se si lidhen parimet te 2 Nefi 31, ftojini anëtarët e klasës, individualisht ose në grupe të vogla, që të lexojnë vargjet 4–21 dhe të krijojnë një skicë që tregon se si besimi në Krishtin, pendimi, pagëzimi, dhurata e Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund ndërtojnë mbi njëri‑tjetrin, lidhen me njëri‑tjetrin e kështu me radhë. Nxitini të jenë krijues. Teksa ia tregojnë skicat e tyre klasës, kërkojuni atyre të tregojnë se çfarë mësuan për këto parime. Si mund t’i bëjmë ato pjesë të jetës sonë të përditshme?

2 Nefi 31:15–20

“Ai që duron deri në fund, do të shpëtohet.”

  • A e kuptojnë anëtarët e klasës se çfarë do të thotë të durosh deri në fund? Ja një veprimtari që mund të ndihmojë. Shkruani në tabelë Si e di nëse po duroj deri në fund? Më pas ftojini anëtarët e klasës të hulumtojnë 2 Nefin 31:15–20 për të gjetur përgjigje të mundshme të kësaj pyetjeje. Kërkojuni anëtarëve të klasës që të shkruajnë në tabelë ndonjë fjalë ose frazë të dobishme që ata gjejnë. Përse është durimi deri në fund pjesë thelbësore e doktrinës së Krishtit? Ju mund të lexoni gjithashtu thënien e Plakut Diter F. Uhtdorf te pjesa “Burime Shtesë” ose thënien rreth durimit deri në fund në faqen 6 të udhëzuesit Predikoni Ungjillin Tim.

  • A njohin anëtarët e klasës dikë që është një shembull i durimit deri në fund? Çfarë e ka ndihmuar këtë person që të “shko[jë] përpara me një vendosmëri në Krisht”? (Vargu 20.) Merreni parasysh të tregoni histori të njerëzve të tjerë të përmendur në shkrimet e shenjta që duruan deri në fund.

2 Nefi 32:1–6

Fryma e Shenjtë do të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë.

  • Te 2 Nefi 32 Nefi trajtoi një shqetësim që ai e kuptoi se e kishte populli i tij rreth zbatimit të doktrinës së Krishtit. Mund t’i ftoni anëtarët e klasës të kërkojnë këtë shqetësim te 2 Nefi 32:1 dhe më pas të lexojnë përgjigjen e Nefit te 2 Nefi 32:2–6. Si do ta thoshin sërish me fjalët e tyre anëtarët e klasës atë që dha mësim Nefi? Çfarë përvojash kanë pasur anëtarët e klasës kur Fryma e Shenjtë ose fjalët e Krishtit u kanë treguar atë që kishin nevojë të bënin?

2 Nefi 33

Libri i Mormonit na bind të besojmë te Krishti.

  • Nefi shpresonte që fjalët e tij do të na bindnin “të bëj[më] mirë [dhe] të besoj[më] në [Krishtin]” (2 Nefi 33:4). Cilat fragmente ose histori nga 1 dhe 2 Nefi na kanë bindur të bëjmë mirë dhe të besojmë në Krishtin? Merreni parasysh të gjeni disa himne që klasa mund t’i këndojë ose dëgjojë, të cilat i përforcojnë këto mesazhe, të tilla si “Un’ Besoj në Krisht” ose “A Kam Bër’ Ndonjë të Mir’?” (Himne, nr. 72, 139.)

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Një mënyrë për t’i frymëzuar anëtarët e klasës që ta studiojnë Jakobin 1–4 javën që vjen, është të shpjegoni se në këta kapituj ata do të gjejnë paralajmërimet e Jakobit rreth dy mëkateve që janë veçanërisht të përhapura në kohën tonë.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Doktrina e Krishtit.

Plaku Xhefri R. Holland dha mësim: “‘Doktrina e Krishtit’ siç jepet mësim nga Nefi në fjalimin e tij të madh përmbledhës, përqendrohet te besimi në Zotin Jezu Krisht, pendimi, pagëzimi me anë të zhytjes, marrja e dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund. Në këtë deklaratë nuk bëhet përpjekje që të mbulohet i gjithë plani i shpëtimit, të gjitha virtytet e një jete të krishterë apo shpërblimet që na presin në shkallë të ndryshme të lavdisë qiellore. Në këtë deklaratë nuk trajtohen detyrat e priftërisë, ordinancat e tempullit apo shumë doktrina të tjera të vërteta. Të gjitha këto janë të rëndësishme, por siç përdoret në Librin e Mormonit, ‘doktrina e Krishtit’ është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Ajo përqendrohet vetëm te parimet e para të ungjillit, duke përfshirë një shprehje të nxitjes për të duruar, për të këmbëngulur, për të vazhduar. Në të vërtetë, është në qartësinë dhe thjeshtësinë e ‘doktrin[ës së] Krishtit’ që gjendet ndikimi i saj” (Christ and the New Covenant: The Messianic Message of the Book of Mormon [1997], f. 49–50).

Plaku D. Tod Kristoferson tha: “Unë u bëj thirrje të gjithë[ve] … që të kërkojnë përmes lutjes dhe studimit të shkrimeve të shenjta [një] dëshmi të natyrës hyjnore, të Shlyerjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit. Pranojeni doktrinën e Tij me anë të pendimit, pagëzimit, marrjes së dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe më pas gjatë gjithë jetës duke zbatuar ligjet dhe besëlidhjet e ungjillit të Jezu Krishtit” (“Doktrina e Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 89).

Durimi deri në fund.

Plaku Diter F. Uhtdorf shpjegoi:

“Kur isha djalë i vogël, ‘duroj deri në fund’ për mua nënkuptonte kryesisht që duhej të përpiqesha më fort që të qëndroja zgjuar deri në fund të mbledhjeve tona të Kishës. Më vonë kur isha adoleshent … e lidhja atë me mirëdashjen rinore ndaj përpjekjeve të anëtarëve tanë të dashur, të moshuar që të mos dorëzoheshin deri në fund të jetës të tyre. …

… Durimi deri në fund nuk është thjesht një çështje e tolerimit në mënyrë pasive të rrethanave të vështira të jetës ose ‘të mos dorëzimit’. E jona është një fe vepruese, që i ndihmon fëmijët e Perëndisë përgjatë shtegut të ngushtë e të ngushtuar që të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë gjatë kësaj jete dhe të kthehen tek Ai një ditë. I parë nga ky këndvështrim, durimi deri në fund është ekzaltues dhe i lavdishëm, jo i zymtë dhe i trishtuar. Kjo është një fe e gëzueshme, një fe e shpresës, e forcës dhe e çlirimit. …

Durimi deri në fund nënkupton ‘ngulm[imin me durim] në veprat e mira’ (Romakëve 2:7), përpjekjen fort për t’i zbatuar urdhërimet (shih 2 Nefi 31:10) dhe bërjen e veprave të drejtësisë (shih DeB 59:23)” (“A Nuk Kemi Shkak të Gëzohemi?Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 20).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ne mësojmë së bashku. Si mësues ju bëni më shumë se sa thjesht jepni informacion – ju po mësoni me pjesën tjetër të klasës suaj. Tregojuni atyre se çfarë po bëni që të mësoni nga shkrimet e shenjta.