Eja, Më Ndiq
23–29 Mars. Enosi – Fjalët e Mormonit: Ai Vepron tek Unë që të Bëj Vullnetin e Tij


“23–29 Mars. Enosi – Fjalët e Mormonit: Ai Vepron tek Unë që të Bëj Vullnetin e Tij”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“23–29 Mars. Enosi – Fjalët e Mormonit”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Enosi si djalë i vogël me babanë e tij, Jakobin, dhe nënën

Jakobi dhe Enosi, nga Scott Snow

23–29 Mars

EnosiFjalët e Mormonit

Ai Vepron tek Unë që të Bëj Vullnetin e Tij

Përgatituni të jepni mësim duke lexuar EnosinFjalët e Mormonit dhe duke krijuar një plan mësimdhënieje (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 19). Sugjerimet dhe doktrinat në këtë përvijim gjithashtu mund të ndihmojnë për t’ju dhënë ide.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’u dhënë anëtarëve të klasës mundësi që të tregojnë atë që po mësojnë në shtëpi, ju mund t’i ndani ata në grupe dhe t’i caktoni secilit grup që të lexojë një prej kapitujve nga EnosiFjalët e Mormonit. Kërkojuni atyre të sugjerojnë vargje nga ai kapitull që mendojnë se klasa duhet t’i diskutojë. Renditini këto vargje në tabelë dhe zgjidhni disa prej tyre për t’i diskutuar.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Enosi 1:1–17

Ne mund të marrim falje për mëkatet tona kur ushtrojmë besim në Jezu Krishtin.

  • Ja disa pyetje që mund t’i ftoni anëtarët e klasës t’i përsiatin dhe diskutojnë teksa studiojnë Enosin 1:1–17: Çfarë mësojmë nga përvojat e Enosit rreth marrjes së një heqjeje të mëkateve tona? Si e tregoi Enosi besimin e tij te Jezu Krishti? Si ndikoi kjo përvojë te Enosi dhe si i pa ai vetveten dhe të tjerët?

Enosi 1:4–17

Lutjet tona të përzemërta do të marrin përgjigje.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta thellojnë të kuptuarin e tyre mbi lutjen, ju mund t’i ndani në grupe të vogla dhe ta ftoni secilin grup të studiojë njërin prej fragmenteve vijuese nga Enosi 1: vargjet 2–8, 9–11 ose 12–17. Më pas kërkojini secilit grup t’i mësojë pjesës tjetër të klasës diçka që e mësuan rreth lutjes nga vargjet që iu caktuan atyre. Për shembull, ju mund t’i ftoni të tregojnë fjalë dhe fraza që përshkruajnë mënyrën se si u lut Enosi.

  • Përveç që të mësojmë rreth mënyrës se si u lut Enosi, ne gjithashtu mund të mësojmë shumë se për çfarë u lut Enosi. Ndoshta anëtarët e klasës mund të përcaktojnë se për kë dhe për çfarë u lut Enosi tek Enosi 1:4–17. Sipas këtyre vargjeve përse Enosi dëshiroi të lutej për të tjerët? Çfarë të vërtetash të tjera rreth lutjes mësojmë nga Enosi?

JaromiOmni

Nëse i zbatojmë urdhërimet, ne do të përparojmë.

  • Jaromi dhe shkruesit e Omnit shkruan rreth kombit nefit, por mesazhet e tyre gjejnë zbatim edhe për individët. Çfarë mësojmë nga libri i Jaromit dhe Omnit rreth mënyrës se si drejtësia çon drejt përparimit? (Për shembull, shih Jaromi 1:7–12 dhe Omni 1:5–7, 12–18.) Mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës që të përcaktojnë fjalën përparim duke përdorur një fjalor dhe shkrimet e shenjta (për shembull, shih Alma 37:13; 48:15). Si krahasohet përkufizimi i botës me përkufizimin e Zotit? Si e ndihmon Zoti popullin e Tij që të përparojë?

  • Ashtu si profetët nefitë punuan me zell që t’ua mësonin urdhërimet njerëzve, profetët tanë të ditëve të mëvonshme gjithashtu na mësojnë rreth urdhërimeve. Pasi të lexojnë Jaromin 1:9–12, anëtarët e klasës mund të diskutojnë mësimet e kohëve të fundit të dhëna nga udhëheqësit e Kishës, të cilat i frymëzojnë për të zbatuar urdhërimet. Mund të jetë e dobishme për anëtarët e klasës të rishikojnë mesazhet e konferencave të kohëve të fundit në revistat e Kishës ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Ose mund t’i rishikojnë standardet e diskutuara në broshurën Për Forcën e Rinisë. Nëse nevojitet, ju mund t’i drejtoni te lista e mesazheve në pjesën “Burime Shtesë”. Si na ndihmon bindja ndaj urdhërimeve që të “përparojmë” në jetën tonë?

Omni

Zoti solli shumë njerëz në tokën e premtuar.

  • Libri i Mormonit përmban një histori të ndërlikuar dhe mund të jetë e vështirë të ndiqni ngjarjet e grupeve të ndryshme të njerëzve që përshkruan ai. Një mënyrë që të mësoni për secilin nga popujt në Librin e Mormonit, mund të jetë të krijoni një tabelë në dërrasë dhe ta ftoni klasën që ta plotësojë me informacionin rreth secilit grup të njerëzve (të tillë si nefitët, lamanitët dhe populli i Zarahemlës). Për shembull, tabela mund të ketë krerët vijues: Emri i grupit, Kur dhe si arritën dhe Çfarë u ndodhi atyre. Diskutoni së bashku përse është e dobishme t’i kuptoni gjërat që i mësuat për secilin grup. Këto pjesë tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (ChurchofJesusChrist.org) mund të ndihmojnë: “Koriantumr”, “Jareditë”, “Lamanitë”, “Mulek”, “Nefitë” dhe “Zarahemla”.

Fjalët e Mormonit 1:1–8

Perëndia do të veprojë nëpërmjet nesh nëse e ndjekim udhërrëfimin e Tij.

  • Si pjesë e një diskutimi mbi librin Fjalët e Mormonit, ju mund ta ftoni një anëtar/e të klasës që të vijë i/e përgatitur për të treguar përse Mormoni u frymëzua t’i përfshinte fletët e vogla (1 Nefi–Omni) në Librin e Mormonit. Ky anëtar i klasës mund të përgatitet duke lexuar Fjalët e Mormonit dhe burime të tjera, të tilla si Doktrina e Besëlidhje 10:8–19, 39–45; përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe kapitullin 5 të manualit Shenjtorët, vëllimi 1. Nxiteni anëtarin e klasës të përfshijë hollësi të përshtatshme rreth humbjes së 116 faqeve të dorëshkrimit të Librit të Mormonit dhe arsyen përse nevojiteshin fletët e vogla që t’i zëvendësonin fletët e humbura. Çfarë të vërtetash rreth mënyrës se si vepron Zoti nëpërmjet njeriut, mësojnë anëtarët e klasës nga kjo? Çfarë gjejnë anëtarët e klasës te Fjalët e Mormonit 1:1–8 që i frymëzon ta ndjekin drejtimin nga Perëndia edhe kur nuk kanë kuptueshmëri të plotë për arsyet?

    Mormoni duke përmbledhur fletët e arta

    Mormoni Duke Përmbledhur Fletët, nga Jorge Cocco

  • Mormoni bekoi miliona jetë ngaqë i ndoqi nxitjet e Shpirtit për fletët e vogla (shih Fjalët e Mormonit 1:7). Mendoni për mënyrat se si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës suaj që të kuptojnë se edhe ata mund t’i bekojnë të tjerët teksa përpiqen të jenë mjete në duart e Perëndisë dhe t’i ndjekin nxitjet e Frymës së Shenjtë. Si veproi Perëndia nëpërmjet Mormonit? Çfarë e kanë parë anëtarët e klasës Zotin të bëjë nëpërmjet tyre ose të tjerëve kur ata ia kanë vënë veshin Shpirtit dhe janë përpjekur ta bëjnë vullnetin e Perëndisë? Historia rreth Presidentit Tomas S. Monson te pjesa “Burime Shtesë” jep një shembull që mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të mendojnë për shembuj nga vetë jeta e tyre.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ngaqë si konferenca e përgjithshme edhe Pashka do të vijnë pas disa javësh, nxitini anëtarët e klasës të dëgjojnë për mesazhe në të cilat anëtarë të Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve japin dëshminë e tyre të veçantë për Jezu Krishtin.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Mesazhe nga konferenca e përgjithshme rreth zbatimit të urdhërimeve.

“Jepi dorën çdo fëmije.”

Ndërkohë që Presidenti Tomas S. Monson po shërbente si anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ai foli në një mbledhje të fëmijëve të Fillores në një fshat në Samoa. Pas kësaj, ai pati nxitjen që personalisht të përshëndeste secilin prej 247 fëmijëve që merrnin pjesë. Gjithsesi, e kuptoi se nuk do të kishte kohë; u përpoq ta largonte nga mendja mendimin e përshëndetjes së fëmijëve, por nuk mundi.

Më së fundi iu kthye mësuesit të fëmijëve dhe i tha: “Do të doja kaq shumë t’i jepja dorën çdo djali dhe çdo vajze. A do të jetë e mundur kjo?”

Mësuesi buzëqeshi dhe u foli fëmijëve në gjuhën samoase. Si përgjigje ata i tundën kokat me padurim. Mësuesi më pas i tha Plakut Monson që kur kishte mësuar se njëri nga Dymbëdhjetë Apostujt do ta vizitonte Samoan, ai u kishte premtuar fëmijëve që, nëse do të luteshin sinqerisht dhe do të kishin besim, Plaku Monson do ta vizitonte fshatin e tyre dhe do të nxitej nga Fryma e Shenjtë që t’ia jepte dorën çdo fëmije (shih Thomas S. Monson, “Friend to Friend: Talofa Lava”, Friend, maj 1972, f. 12–13).