Eja, Më Ndiq
16–22 Mars. Jakobi [LiM] 5–7: “Zoti Punon me Ne”


“16–22 Mars. Jakobi [LiM] 5–7: ‘Zoti Punon me Ne’” Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“16–22 Mars. Jakobi [LiM] 5–7”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

burra duke punuar në një korije me pemë ulliri

Alegoria e Pemës së Ullirit, nga Brad Teare

16–22 Mars

Jakobi [LiM] 5–7

Zoti Punon me Ne

Fillojeni përgatitjen tuaj për të dhënë mësim duke e lexuar Jakobin [LiM] 5–7 personalisht dhe me familjen tuaj. Çfarë mësuat që do të ishte shumë e dobishme për ata të cilëve u jepni mësim? Ky përvijim i mësimit mund t’ju japë ide shtesë.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Çfarë gjetën anëtarët e klasës te Jakobi 5–7 që i frymëzoi të “punoj[në] në vresht” atje ku jetojnë? (Jakobi [LiM] 5:15.)

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Jakobi [LiM] 5

Zoti i fton shërbëtorët e Tij të punojmë me Të në vreshtin e Tij.

  • Ngaqë alegoria e pemëve të ullirit është e gjatë dhe disi e ndërlikuar, ju mund të doni të punoni së bashku si klasë që të krijoni një përmbledhje të shkurtër të alegorisë. Për shembull, ju mund t’i vizatoni elementet kryesore të alegorisë në tabelë ose të krijoni një bosht kohor të ngjarjeve (për një shembull, shihni skicën në fund të këtij përvijimi). Anëtarët e klasës mund t’i shtojnë vizatimit referenca ose përshkrime të shkrimeve të shenjta dhe të diskutojnë se çfarë domethënie kanë disa prej simboleve, të tilla si pemët e buta dhe të egra të ullirit, Zoti i vreshtit, shërbëtori dhe fruta e mirë dhe e keqe. Gjatë këtij diskutimi rishikojini vargjet 61–75, të cilat e përshkruajnë punën e Zotit në kohën tonë. Si po shërbejmë në vreshtin e Zotit? Si lidhen këto vargje me punën që po bëjmë?

  • Fjalët e “Zoti[t të] vreshtit” mund të sigurojnë ngushëllim për prindërit e fëmijëve që shkojnë në udhë të gabuar. Për shembull, çfarë sugjeron Jakobi [LiM] 5:41, 46–47 rreth mënyrës se si ndihet Ati ynë në Qiell për fëmijët e Tij që shkojnë në udhë të gabuar? Si përpiqet Ai që t’i shpëtojë ata? (Shih vargjet 61–75.)

  • Jakobi [LiM] 5:61–75 na mëson se Zoti punon përkrah shërbëtorëve të Tij në vreshtin e Tij. Anëtarët e klasës mund t’i lexojnë këto vargje në grupe të vogla dhe të diskutojnë përvoja, të cilat u kanë treguar atyre se Zoti po punon me shërbëtorët e Tij për ta çuar përpara punën e Tij. Çfarë idesh të tjera mund të shtojnë anëtarët e klasës nga mesazhi i Presidentit Henri B. Ajring “Zoti e Udhëheq Kishën e Tij”? (Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 81–84).

    çift i moshuar te një kompjuter me njerëz të tjerë

    Ne mund të punojmë me “Zoti[n e] vreshtit” këtu në tokë.

Jakobi [LiM] 6:3–13

Zoti e kujton popullin e Tij me dashuri e mëshirë.

  • Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet na fton të kërkojmë te Jakobi [LiM] 6:3–5 mesazhet që Jakobi donte t’i theksonte dhe më pas t’i gjejmë ato mesazhe në alegorinë e pemëve të ullirit (shih Jakobi [LiM] 5). Ndoshta anëtarët e klasës do të përfitonin po të dëgjonin nga ata që e bënë këtë veprimtari ose nga bërja e kësaj veprimtarie si klasë. Ata mund t’i renditin në tabelë të vërtetat e ungjillit që i gjejnë te Jakobi [LiM] 6. Më pas, nën secilën të vërtetë, ata mund të renditin vargje nga alegoria te Jakobi [LiM] 5 që e komunikojnë atë mesazh. Si i kanë parë anëtarët e klasës po këto mesazhe të ilustrohen në vetë jetën e tyre?

  • Një kuptim i fjalës qëndroni besnikë është të kapeni pas diçkaje fort, ngushtësisht dhe pa u lëkundur. Ju mund të doni t’ia jepni këtë përkufizim klasës suaj dhe të pyetni se çfarë idesh u jep atyre rreth vargut te Jakobi [LiM] 6:5.

Jakobi [LiM] 7:1–23

Ne mund të qëndrojmë të palëkundur kur të tjerët na e sfidojnë besimin.

  • Shumica prej nesh kanë përjetuar kundërshtim ndaj besimit tonë, si ai me të cilin u përball Jakobi kur u takua me Sheremin. Një mënyrë se si t’i ndihmoni anëtarët e klasës të përgatiten për një kundërshtim të tillë, është t’i vini të kërkojnë te Jakobi [LiM] 7:1–23 parime që e ndihmuan Jakobin të qëndronte i fortë. Çfarë shembujsh të tjerë të qëndrimit të fortë në besimin tonë mund të tregojmë – nga shkrimet e shenjta, historia e familjes sonë apo vetë jeta jonë? Ndoshta ka mesazhe nga udhëheqësit e Kishës që na kanë ndihmuar kur të tjerët u përpoqën të na lëkundnin nga besimi ynë (shih, për shembull, Kuentin L. Kuk, “Të Guximshëm në Dëshminë e Jezusit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 40–43). Nxitini anëtarët e klasës të tregojnë mesazhe që i kanë gjetur të dobishme.

  • Kur Jakobi u përball me Sheremin, Sheremi shpresonte ta lëkundte Jakobin nga besimi i tij, por besimi i Jakobit ishte i patundshëm (shih Jakobi [LiM] 7:5). Anëtarët e klasës mund të kenë kënaqësi ta interpretojnë me role ndërveprimin midis Jakobit dhe Sheremit, duke përdorur si tekst Jakobin [LiM] 7:1–23. Çfarë mësojmë nga këto vargje rreth taktikave dhe mësimdhënieve të atyre që e kundërshtojnë punën e Perëndisë? Çfarë mësojmë nga Jakobi rreth mënyrës se si të bëhemi më të patundur në besimin tonë?

Jakobi [LiM] 7:24–25

Ne mund të mirëbesojmë te Perëndia.

  • Nefitët jetuan nën kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve nga lamanitët. Edhe pse mund të mos përballemi me kërcënimin e përditshëm të luftës fizike, cilat rreziqe shpirtërore po hasim? Çfarë mësojmë nga përgjigjja e nefitëve ndaj gjendjes së tyre, e përshkruar te Jakobi [LiM] 7:24–25? Ju mund të doni të këndoni ose lexoni dhe më pas të diskutoni himne të Kishës që i përdorin betejat si metaforë, të tilla si “Para, Ushtar’ t’Krishter’!” ose “Shih! Një Ushtri Mbret’rore” (Himne, nr. 156, 160).

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Që t’i nxitni anëtarët e klasës ta lexojnë librin e Enosit, u thoni se ai libër mund t’u mësojë se si t’i bëjnë lutjet e tyre më domethënëse.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përqendrojeni mësimdhënien tuaj te doktrina. Sigurohuni që diskutimi në klasën tuaj të përqendrohet te doktrina themelore në shkrimet e shenjta. Ju mund ta bëni këtë gjë duke u kërkuar anëtarëve të klasës t’i lexojnë shkrimet e shenjta dhe më pas të thonë të vërtetat që gjetën, si edhe përvojat e tyre me të jetuarit e atyre të vërtetave. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 20–21.)