Doktrina e Besëlidhje 2021
8–14 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75: “Mbi Ju, Bashkëshërbëtorët e Mi”


“8–14 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75: ‘Mbi Ju, Bashkëshërbëtorët e Mi’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“8–14 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

lumi Saskehana

8–14 Shkurt

Doktrina e Besëlidhje 12–13; Joseph Smith – Historia 1:66–75

“Mbi Ju, Bashkëshërbëtorët e Mi”

Ashtu si Fryma e Shenjtë e ndriçoi mendjen e Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit lidhur me shkrimet e shenjta, Ai mund t’ju frymëzojë ndërsa me lutje i studioni seksionet Doktrina e Besëlidhje 12–13 dhe Joseph Smith – Historia 1:66–75.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Një mënyrë për të nxitur që të tregojnë është t’i pyetni anëtarët e klasës se si i studiuan shkrimet e shenjta. Çfarë bënë ata për të gjetur ide te shkrimet e shenjta këtë javë?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 13

Priftëria Aarone u rivendos nga Gjon Pagëzori.

  • Një mënyrë për të diskutuar të vërtetat te Doktrina e Besëlidhje 13 do të ishte që anëtarët e klasës të flasin rreth mënyrës se si ky seksion mund t’i ndihmojë të rinjtë ta kuptojnë më mirë Priftërinë Aarone. Çfarë na mëson seksioni 13 për Priftërinë Aarone që të rinjtë dhe të rejat duhet ta kuptojnë? Që t’i jepni kujtdo mundësinë për të marrë pjesë, ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës ta diskutojnë këtë pyetje në dyshe dhe pastaj t’i tregojnë klasës se çfarë mësuan nga njëri-tjetri.

  • Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet sugjeron burime që mund të ndihmojnë për të shpjeguar disa nga frazat te Doktrina e Besëlidhje 13. Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të tregojnë se çfarë mësuan nga studimi i këtyre burimeve. Për të nxitur një diskutim për çelësat që përmenden në këtë seksion, ju mund të paraqitni një tufë çelësash dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të flasin se çfarë na lejojnë çelësat që të bëjmë. Shpjegimi nga Motra Ruth dhe Plaku Dejll G. Renland te pjesa “Burime Shtesë” gjithashtu mund të ndihmojë. Për cilat bekime na japin të drejtë përdorimi çelësat e Priftërisë Aarone? Si do të ishte jeta jonë e ndryshme pa këto bekime?

  • Pjesë e bukurisë së ungjillit të rivendosur është se ai na përfshin në të njëjtën punë sikurse burrat dhe gratë në shkrimet e shenjta: të ndërtojmë mbretërinë e Perëndisë në tokë. Kjo na bën, në njëfarë mënyre, “bashkëshërbëtorë” me ta. Çfarë do të thotë të jesh një bashkëshërbëtor në veprën e Zotit? Mateu 3:13–17; Lluka 1:13–17; 3:2–20 mund t’i ndihmojnë anëtarët e klasës ta kuptojnë më mirë punën që bëri Gjon Pagëzori.

    Jozef Smithi duke pagëzuar Oliver Kaudërin

    Jozef Smithi Pagëzon Oliver Kaudërin, nga Del Parson

Joseph Smith – Historia 1:66–75

Ordinancat na japin të drejtën për fuqinë e Perëndisë.

  • Për t’iu dhënë anëtarëve të klasës mundësinë që t’i dëshmojnë njëri-tjetrit për bekimet që vijnë nga marrja e ordinancave të priftërisë, ju mund t’i ftoni ata të shqyrtojnë Joseph Smith – Historia 1:66–75, përfshirë shënimin te vargu 71, duke kërkuar bekimet që morën Jozefi dhe Oliveri pas pagëzimit dhe shugurimit të tyre në priftëri. Në ç’mënyrë ordinancat japin fuqi shpirtërore? Anëtarët e klasës më pas mund të tregojnë përvojat e tyre vetjake kur e kanë ndier fuqinë e Perëndisë që vjen nga marrja e ordinancave të priftërisë të tilla si pagëzimi, sakramenti ose ordinancat e tempullit. Ju gjithashtu mund të shfaqni materialin filmik “Blessings of the Priesthood” [“Bekimet e Priftërisë”] (ChurchofJesusChrist.org) si pjesë të diskutimit.

  • Anëtarët e klasës mund të përfitojnë nga krijimi i një tabele që tregon bekimet që vijnë nga ordinancat e priftërisë. Për shembull, ju mund të shkruani në tabelë titujt Ordinancat dhe Bekimet. Anëtarët e klasës mund të hetojnë shkrime të shenjta si ato në vijim për ta plotësuar tabelën: Gjoni 14:26; Veprat e Apostujve 2:38; Doktrina e Besëlidhje 84:19–22; 131:1–4; Joseph Smith – Historia 1:73–74. Ata gjithashtu mund të përfshijnë bekime të tjera që i kanë marrë për shkak të këtyre ordinancave. Ndoshta ata mund të tregojnë përvoja kur e kanë ndier se ordinancat që morën, sollën fuqinë e Shpëtimtarit në jetën e tyre.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Çfarë janë çelësat e priftërisë?

Plaku Dejll G. Renland dhe bashkëshortja e tij, Ruthi, dhanë këtë shpjegim për çelësat e priftërisë.

“Termi çelësat e priftërisë përdoret në dy mënyra të ndryshme. E para i referohet një të drejte ose privilegji të caktuar që iu jepet të gjithë atyre që marrin Priftërinë Aarone ose Melkizedeke. … Për shembull, mbajtësit e Priftërisë Aarone marrin çelësat e shërbesës së engjëjve dhe çelësat e ungjillit përgatitor të pendimit dhe të pagëzimit me anë të zhytjes për heqjen e mëkateve (shih Doktrina e Besëlidhje 13:1; 84:26–27). Mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke marrin çelësin e mistereve të mbretërisë, çelësin e njohurisë së Perëndisë dhe çelësat e të gjitha bekimeve shpirtërore të Kishës (shih Doktrina e Besëlidhje 84:19; 107:18). …

Mënyra e dytë se si përdoret termi çelësat e priftërisë i referohet udhëheqjes. Udhëheqësit e priftërisë marrin çelësa shtesë të priftërisë, të drejtën për të kryesuar në një ndarje organizative të Kishës ose të një kuorumi. Lidhur me këtë, çelësat e priftërisë janë autoriteti dhe fuqia për të drejtuar, udhëhequr dhe qeverisur në Kishë” (The Melchizedek Priesthood: Understanding the Doctrine, Living the Principles [2018], f. 26).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepeni dëshminë tuaj shpesh. “Dëshmia juaj e thjeshtë, e sinqertë për të vërtetën shpirtërore mund të ketë një ndikim të fuqishëm tek ata, të cilëve u jepni mësim. … Nuk është e nevojshme të jetë plot shprehje apo e gjatë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f.10–11). Merrni parasysh të jepni dëshminë tuaj vetjake për Priftërinë Aarone ndërsa diskutoni për seksionin Doktrina e Besëlidhje 13.