“15–21 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 14–17: ‘Qëndro si Dëshmitar’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“15–21 Shkurt. Doktrina e Besëlidhje 14–17”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021
15–21 Shkurt
Doktrina e Besëlidhje 14–17
“Qëndro si Dëshmitar”
Mendoni për doktrinën dhe ngjarjet që përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 14–17. Si do t’i frymëzoni njerëzit të cilëve u jepni mësim, që të “qëndro[jnë] si dëshmitar[ë të këtyre] gjërave”? (Doktrina e Besëlidhje 14:8.)
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Çfarë gjetën domethënëse anëtarët e klasës suaj gjatë studimit të tyre vetjak ose familjar të shkrimeve të shenja? Ndoshta ju mund ta ftoni klasën të tregojë një ide rreth marrjes pjesë në punën e Zotit nga çdo seksion te Doktrina e Besëlidhje 14–17.
Jepeni Mësim Doktrinën
Zoti na fton që të marrin pjesë në punën e Tij.
-
Çfarë dinë anëtarët e klasës për familjen Uitmer? (Shih Shenjtorët, 1:68–69.) Mund të jetë e dobishme të renditni në tabelë disa fakte për familjen Uitmer. Si na ndihmojnë këto fakte që ta kuptojmë më mirë këshillën e Zotit për familjen Uitmer te seksionet 14–16? Për shembull, përse Zoti mund ta ketë krahasuar punën e Tij me korrjen e një fushe?
-
Për t’i lejuar anëtarët e klasës që të tregojnë mendimet e tyre rreth marrjes pjesë në punën e Zotit, ju mund të shkruani në tabelë referencat vijuese: Doktrina e Besëlidhje 14:1; 14:2–4; 14:5, 8; 14:6–7; 14:9–11; 15:6. Anëtarët e klasës mund të lexojnë njërin nga këto fragmente të shkrimeve të shenjta në dyshe dhe të diskutojnë se çfarë mësojnë për punën e Zotit. Disa nga dyshet mund t’i tregojnë klasës atë që diskutuan.
-
Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë përvojat e tyre duke i ndihmuar të tjerët të afrohen më shumë me Shpëtimtarin, duke përfshirë si misionarë kohëplotë ose misionarë me shërbim dhe nëpërmjet dhënies së shërbesës. Si i keni parë të përmbushen fjalët e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 15:6 dhe 16:6 në jetën e tyre? Çfarë mësojmë nga këto seksione që mund të na ndihmojnë të përgatitemi për ta përhapur ungjillin?
Ne mund të qëndrojmë të vërtetë për atë që dimë, edhe nëse të tjerët nuk na pranojnë.
-
Përse Zoti siguroi dëshmitarë për Librin e Mormonit? Anëtarët e klasës mund të japin idetë që iu erdhën [në mendje] kur lexuan te Doktrina e Besëlidhje 17. Ide shtesë mund të gjenden te shkrimet e shenjta që i referohen kreut të seksionit 17 ose te “Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”, që gjendet në fillim të Librit të Mormonit. Si ka ndikuar dëshmia e Tre Dëshmitarëve te dëshmitë tona për Librin e Mormonit?
-
Edhe nëse nuk kemi parë engjëj ose nuk i kemi mbajtur në dorë fletët e arta, ne prapëseprapë mund të japim dëshmi për Librin e Mormonit. Çfarë gjejnë anëtarët e klasës te seksioni 17 (përfshirë kreun e seksionit) që mendojnë se gjen zbatim për ta? Nëse dikush pyet se përse ne besojmë që Libri i Mormonit është i vërtetë, çfarë do t’i thonim? Ndoshta anëtarët e klasës mund të shkruajnë një përgjigje të shkurtër dhe ju mund t’i ftoni disa prej tyre që të tregojnë atë që shkruan. Citimi nga Presidenti Ezra Taft Benson te pjesa “Burime Shtesë” mund t’i frymëzojë anëtarët t’u japin të tjerëve dëshminë e tyre për Librin e Mormonit.
-
Mund të jetë frymëzuese ta vini një anëtar të klasës të tregojë përvojat e dëshmitarëve të tjerë të fletëve të arta (shih “Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve” te Libri i Mormonit dhe përvojën e Meri Uitmerit te Shenjtorët, 1:70–71). Çfarë mësojmë nga përvojat e këtyre dëshmitarëve?
-
Ju mund të tregoni pjesë të përzgjedhura nga materiali filmik “A Day for the Eternities” [“Një Ditë për Përjetësitë”] (ChurchofJesusChrist.org) si pjesë të diskutimit tuaj për dëshmitarët e Librit të Mormonit (pjesa për Tre Dëshmitarët fillon rreth minutës së 15:00).
Burime Shtesë
Dhënia e dëshmisë sonë për Librin e Mormonit.
Presidenti Ezra Taft Benson u bëri ftesën në vijim anëtarëve të Kishës në vitin 1988:
“Libri i Mormonit është vegla që Perëndia e krijoi për të ‘derdh[ur] mbi tokë si në një përmbytje, për të mbledhur të zgjedhurit e [Tij]’. (Moisiu 7:62.) Ky vëllim i shenjtë i shkrimit të shenjtë ka nevojë të bëhet më qendror në predikimin tonë, në mësimdhënien tonë dhe në punën tonë misionare.
… Në këtë epokë të medias elektronike dhe të shpërndarjes në masë të fjalës së shtypur, Perëndia do të na quajë përgjegjës nëse nuk e lëvizim tani Librin e Mormonit në një mënyrë madhështore.
Ne e kemi Librin e Mormonit, ne i kemi anëtarët, ne i kemi misionarët, ne i kemi burimet dhe bota ka nevojën. Koha është tani!
Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, ne vështirë se [e] kuptojmë fuqinë e Librit të Mormonit, as rolin hyjnor që duhet të luajë ai, as edhe shtrirjen me të cilët duhet të lëvizet ai” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 151).