Doktrina e Besëlidhje 2021
15–21 Mars. Doktrina e Besëlidhje 27–28: “Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull”


“15–21 Mars. Doktrina e Besëlidhje 27–28: ‘Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“15–21 Mars. Doktrina e Besëlidhje 27–28”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

Jozef Smithi

15–21 Mars

Doktrina e Besëlidhje 27–28

“Të Gjitha Gjërat Duhet të Bëhen me Rregull”

Edhe pse ngjarjet që nxitën zbulesat te Doktrina e Besëlidhje 27–28 ndodhën në një kohë dhe vend të ndryshëm, parimet e dhëna mësim në këto pjesë kanë vlerë sot. Çfarë parimesh mund t’i bekojnë anëtarët e klasës suaj në situatat me të cilat po përballen?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Jepuni anëtarëve të klasës disa minuta që të rishikojnë seksionet te Doktrina e Besëlidhje 27–28 dhe të gjejnë një varg ose frazë që iu duket mbresëlënëse. Për t’i dhënë çdo njeriu mundësinë për të treguar, ju mund t’i ndani anëtarët e klasës në dyshe që të tregojnë çfarë gjetën.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 27:1–2

Ne duhet ta marrim sakramentin me syrin drejtuar te lavdia e Perëndisë.

  • Për të nxitur diskutim për vargjet te Doktrina e Besëlidhje 27:1–2, merrni parasysh të shkruani një pyetje si kjo në tabelë: Çfarë na mësoi Shpëtimtari rreth qëllimit të sakramentit? Anëtarët e klasës mund të kërkojnë fraza në këto vargje që i ndihmojnë t’i përgjigjen pyetjes. Ata mund të jenë të gatshëm të tregojnë mbresa që i kanë marrë rreth mënyrës se si të kenë një përvojë më të shenjtë kur e marrin sakramentin.

    Anëtarët e klasës mund të gjejnë ide shtesë duke lexuar atë që Shpëtimtari tha kur Ai e krijoi sakramentin (shih Lluka 22:19–20; 3 Nefi 18:1–11; shih edhe materialin filmik “The Last Supper” [“Darka e Fundit”] te ChurchofJesusChrist.org). Nëse Shpëtimtari do të ishte i pranishëm në mbledhjen tonë të sakramentit, çfarë mund të bënim ndryshe?

    buka dhe kupa e sakramentit

    Sakramenti përmban simbole të flijimit të Shpëtimtarit.

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18

Armatimi i Perëndisë do të na ndihmojë t’i bëjmë ballë të ligës.

  • Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës që të kuptojnë se si ta përdorin armatimin e Perëndisë për t’i bërë ballë të ligës në kohën tonë? Merrni parasysh t’i kërkoni dikujt që të vizatojë në tabelë armatimin e përshkruar te vargjet 15–18. Anëtarët e klasës më pas mund të japin ndonjë ide që e zbuluan gjatë studimit të tyre vetjak për pjesët e armatimit. Ose klasa mund të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 27:15–18 dhe t’i emërtojë pjesët e armatimit në tabelë dhe pjesët e trupit që ato mbrojnë. Çfarë do të thotë të veshësh armatimin e Perëndisë? Ndoshta anëtarët e klasës mund të flasin për mënyrën se si Zoti na mbron nga ligësia kur e veshim armatimin e Perëndisë.

  • Nëse i jepni mësim rinisë, ju mund të doni t’i lidhni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 27:15–18 me standardet te broshura Për Forcën e Rinisë. Për shembull, anëtarët e klasës mund të lexojnë vargjet dhe të diskutojnë përse ne kemi nevojë për armatimin e Perëndisë. Pastaj mund të punojnë në dyshe dhe të shqyrtojnë një nga standardet te broshura Për Forcën e Rinisë. Çfarë mësojmë nga këto burime rreth sulmeve të Satanit kundër nesh? Si mund të na ndihmojë armatimi i Perëndisë që t’u bëjmë ballë këtyre sulmeve? Si mund ta veshim armatimin e Tij?

Doktrina e Besëlidhje 28

Profeti i gjallë merr zbulesë për Kishën e Zotit.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të mësojnë rreth rolit të profetit, ju mund të rishikoni përvojën që e bëri Jozef Smithin të lutej e të merrte seksionin 28 (shih kreun e seksionit) dhe më pas mund të lexoni vargjet 2–3, 6–7, 11–13. Si përpiqet Satani të na bindë që t’i ndjekim ata të cilët nuk i ka caktuar Zoti? Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë përvoja që i kanë forcuar dëshmitë e tyre se profeti mori zbulesë për Kishën.

  • Një mënyrë që anëtarët e klasës ta shqyrtojnë seksionin Doktrina e Besëlidhje 28 është që të përfytyrojnë sikur njohin dikë që kohët e fundit mori një thirrje të re në Kishë. Çfarë mund të tregojmë nga Doktrina e Besëlidhje 28:1–6, 13–16 për ta ndihmuar atë njeri në thirrjen e tij ose të saj? Citimi te pjesa “Burime Shtesë” mund t’i shtojë ide diskutimit.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Këshillimi për zbulesën vetjake.

Presidenti Jozef F. Smith dhe këshilltarët e tij në Presidencën e Parë dhanë mësim:

“Kur vegimet, ëndrrat, gjuhët, profecia, mbresat ose ndonjë dhuratë apo frymëzim i jashtëzakonshëm përçojnë diçka që nuk është në harmoni me zbulesat e pranuara të Kishës apo në kundërshtim me vendimet e autoriteteve të saj të caktuara, shenjtorët e ditëve të mëvonshme mund të dinë se nuk është nga Perëndia, pavarësisht se sa e besueshme mund të duket. … Në çështjet laike sikurse edhe shpirtërore, shenjtorët mund të marrin udhëzim dhe zbulesë Hyjnore që ndikon mbi veten e tyre, por kjo nuk përçon autoritet për të drejtuar të tjerët. …

Historia e Kishës shënon shumë zbulesa të pretenduara, të deklaruara nga mashtruesit ose të zellshmit, që besuan te manifestimet drejt të cilave u përpoqën t’i udhëheqnin njerëzit e tjerë që t’i pranonin, dhe në çdo rast, si rrjedhojë erdhi zhgënjimi, hidhërimi dhe shkatërrimi” (Joseph F. Smith, Anthon H. Lund, Charles W. Penrose, “A Warning Voice”, Improvement Era, shtator 1913, f. 1148–1149).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përqendrohuni te doktrina e vërtetë. Presidenti Bojd K. Paker dha mësim: “Doktrina e vërtetë, kur kuptohet, ndryshon qëndrimin dhe sjelljen” (“Do Not Fear”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 79). Teksa japim mësim, ne duhet të përqendrohemi te mësimet e Jezu Krishtit nëse dëshirojmë që të ndihmojmë për të sjellë shpirtra tek Ai.