Doktrina e Besëlidhje 2021
7–13 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 63: “Ajo që Vjen nga Lart, Është e Shenjtë”


“7–13 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 63: ‘Ajo që Vjen nga Lart, Është e Shenjtë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“7–13 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 63”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

fushë në Misuri

Springhill, Konteja Dejvis, Misuri, nga Garth Robinson Oborn

7–13 Qershor

Doktrina e Besëlidhje 63

“Ajo që Vjen nga Lart, Është e Shenjtë”

Shënojini mbresat që merrni teksa studioni te Doktrina e Besëlidhje 63. Një mbresë mund të duket e vogël, por si një farë, ajo mund të rritet në diçka domethënëse dhe frytdhënëse ndërkohë që vazhdoni të kërkoni e përsiatni.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për të ndihmuar që ta përqendroni diskutimin tuaj në pjesët që anëtarët e klasës i gjejnë më domethënëset, ju mund t’i ftoni të shkruajnë në copa letre disa vargje nga seksioni 63, për të cilat do t’u pëlqente të diskutonin. Më pas ju mund t’i mblidhni fletët dhe të filloni diskutimin e vargjeve që u sugjeruan nga shumë anëtarë të klasës. Kërkojuni të tregojnë arsyen pse i zgjodhën këto vargje.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 63:7–12

Shenjat vijnë nëpërmjet besimit dhe vullnetit të Perëndisë.

  • Për të filluar një diskutim për parimet e dhëna mësim te Doktrina e Besëlidhje 63:7–12, mund të ishte e dobishme që të shqyrtoni disa shembuj në shkrimet e shenjta të njerëzve që dëshmuan shenja ose mrekulli. Ndoshta anëtarët e klasës mund të mendojnë për shembuj të njerëzve besimi i të cilëve u forcua nga një shenjë (shih, për shembull, Lluka 1:5–20, 59–64) ose të njerëzve që u lëkundën edhe pasi dëshmuan një shenjë (shih, për shembull, 1 Nefi 3:27–31; Alma 30:43–56). Anëtarët e klasës më pas mund ta përdorin atë që kanë mësuar nga Doktrina e Besëlidhje 63:7–12 për të shpjeguar këto reagime të ndryshme ndaj shenjave. Ose ju mund të shqyrtoni fragmente të tjera të shkrimeve të shenjta rreth shenjave, të tilla si ato që renditen nën titullin “Shenjë” në Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Si mund të sigurohemi se nuk po kërkojmë ose nuk po mbështetemi te shenjat si themeli për besimin tonë?

Doktrina e Besëlidhje 63:13–16

Dëlirësi do të thotë që i mbajmë të pastra mendimet tona dhe veprimet tona.

  • Edhe pse shumë prej vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 63:13–16 flasin veçanërisht për shkeljen e kurorës, parimet e dhëna mësim mund të jenë domethënëse ndaj çfarëdo shkeljeje të ligjit të dëlirësisë. Merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës që të përcaktojnë pasojat e përshkruara te Doktrina e Besëlidhje 63:13–16. Madje ata mund të bëjnë shenja që t’i “hapin sytë” (vargu 15) ose shenja për kujdes të cilat i paralajmërojnë për këto pasoja. Ata gjithashtu mund të diskutojnë se çfarë mendojnë se do të thonë këto pasoja. Për shembull, përse shkelja e ligjit të dëlirësisë mund të çojë drejt gjykimit që vjen mbi dikë “si një lak” (vargu 15)? Përse Zoti na këshillon të “pendohe[mi] me shpejtësi” (vargu 15) për mëkatin seksual? (Shih thënien e Motrës Linda S. Rivs te pjesa “Burime Shtesë”).

  • Leximi te Doktrina e Besëlidhje 63:16 mund të çojë drejt një diskutimi rreth ndikimit mbizotërues të pornografisë në shoqërinë tonë. Si lidhen me këtë problem paralajmërimet në vargun 16? (Edhe pse kjo zbulesë iu drejtohet veçanërisht burrave që kanë epsh për gra, këto paralajmërime gjejnë zbatim për çdo njeri.) Çfarë mund të bëjmë ne që të mbrohemi vetë dhe t’i mbrojmë njerëzit tanë të dashur nga pornografia? Anëtarët e klasës mund të jenë të gatshëm t’i japin këshillë njëri‑tjetrit. Faqja në internet AddressingPornography.ChurchofJesusChrist.org mund të japë shpresë dhe të ndihmojë dikë që po ndeshet me pornografinë.

    një burrë dhe një grua pranë tempullit

    Ne bekohemi kur e mbajmë ligjin e dëlirësisë.

Doktrina e Besëlidhje 63:58–64

Gjërat e shenjta duhet të trajtohen me nderim.

  • Ju dhe klasa juaj mund të diskutoni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 63:58–64 si një paralajmërim ndaj përdorimit më kot të emrit të Zotit, dhe disa nga burimet në artikullin e Gospel Topics [Tema të Ungjillit] të titulluar “Profanity [Blasfemia]” (topics.ChurchofJesusChrist.org) mund ta përmirësojnë një diskutim të tillë. Ju gjithashtu mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës që t’i zbatojnë këto vargje më gjerësisht. Për shembull, ju mund të diskutoni se fraza “duke mos patur autoritet” (vargu 62) i shton njohuri të kuptuarit tonë për fragmentin. Anëtarët e klasës mund të renditin edhe gjëra të tjera që vijnë “nga lart” ose nga Perëndia. Çfarë do të thotë të flasësh për këto gjëra “me kujdes”? (Vargu 64.)

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Dëlirësia na kualifikon për shoqërimin e Frymës së Shenjtë.

Motra Linda S. Rivs, ish‑anëtare e Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, dha mësim:

“Nuk di asgjë që do të na kualifikojë për shoqërimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë më shumë se virtyti. …

Kur ne jemi të përfshirë në shikimin, leximin ose përjetimin e çfarëdo gjëje që është nën standardet e Atit tonë Qiellor, ajo na dobëson. Pavarësisht nga mosha juaj, nëse ajo që shikojmë, lexojmë, dëgjojmë, ose zgjedhim të bëjmë nuk i përmbush standardet e Zotit në broshurën Për Forcën e Rinisë, fikeni, flakeni, griseni dhe përplaseni derën fort. …

Unë besoj se, nëse do të mund ta kujtonim dhe dallonim çdo ditë thellësinë e dashurisë që Ati ynë Qiellor dhe Shpëtimtari kanë për ne, ne do të ishim të gatsh[ëm] të bënim gjithçka që Ata do të kërkonin që të ishim sërish në praninë e Tyre, të rrethuar përjetësisht nga dashuria e Tyre” (“Të Denja për Bekimet Tona të Premtuara”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 10–11).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni muzikë të shenjtë. Mesazhet që gjenden te himnet dhe këngët nga Libri i Këngëve të Fëmijëve mund ta përforcojnë doktrinën që po studioni në shkrimet e shenjta. Për shembull, të kënduarit e një kënge ku i thuret lavdi emrit të Perëndisë, të tillë si “Perëndis’ Lart Lavdi” (Himne, nr. 34), mund ta përforcojë mesazhin te Doktrina e Besëlidhje 63:58–64.