Doktrina e Besëlidhje 2021
14–20 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 64–66: “Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme”


“14–20 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 64–66: ‘Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“14–20 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 64–66”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

një fushë në agim

Konteja Dejvis, Misuri

14–20 Qershor

Doktrina e Besëlidhje 64–66

“Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme”

Gjatë studimit tuaj këtë javë, merrni parasysh me lutje cilat parime nga Doktrina e Besëlidhje 64–66 do ta rritnin besimin dhe njohurinë e anëtarëve të klasës suaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i nxitur anëtarët e klasës të tregojnë diçka që e gjetën kuptimplote në studimin e tyre të shkrimeve të shenjta këtë javë, ju mund t’u kërkoni të përsiatin sfidat me të cilat përballemi sot. Pastaj ftojini të tregojnë një varg nga Doktrina e Besëlidhje 64–66 që e ndiejnë se mund t’i ndihmojë për njërën prej atyre sfidave.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 64:1–11

Neve na kërkohet të falim çdo njeri.

  • Ndoshta anëtarët e klasës do të përfitonin nga të folurit rreth arsyeve pse mund të jetë shumë e vështirë t’i falin të tjerët – dhe mënyrës se si mund t’i kapërcejnë ato vështirësi. Ata mund të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 64:1–11 parime dhe të vërteta që i frymëzojnë për të qenë më falës. Çfarë mësojmë për Shpëtimtarin nga këto vargje? Për t’ju ndihmuar që të ilustroni bekimet e faljes, ju mund të tregoni historinë e Morell Bouenit nga mesazhi i Plakut Xhefri R. Holland “Shërbesa e Pajtimit” (Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 77–79) ose materialin filmik “Forgiveness: My Burden Was Made Light” [“Falja: Barra Ime u Bë e Lehtë”] (ChurchofJesusChrist.org). Ose një anëtar i klasës mund të jetë i gatshëm të tregojë një histori vetjake për dhënien ose marrjen e faljes. Si u bekuan njerëzit në këta shembuj nga fuqia e faljes?

Doktrina e Besëlidhje 64:31–34

Zoti na kërkon “zemrën dhe një mendje të gatshme”.

  • Zoti nuk dëshiron që ne të “lodh[emi]”; megjithatë, është e natyrshme për njerëzit që po përpiqen të bëjnë më të mirën – përfshirë ndoshta disa veta në klasën tuaj – të “lodh[en] së bëri mirë”. Përse ndodh kjo lodhje? Çfarë këshille gjejmë te Doktrina e Besëlidhje 64:31–34 që mund të na ndihmojë kur ndeshemi me ndjenja të tilla?

  • Për ta pasuruar diskutimin tuaj, ju mund të tregoni figura të diçkaje të madhe dhe mbresëlënëse që u ndërtua për një kohë të gjatë nga “gjëra të vogla” – të tillë si një mozaik apo një ndërtesë me tulla. Cilët janë disa shembuj të “vepr[ës së] madhe” që na ka dhënë Zoti? Çfarë gjërash të vogla mund të bëjmë tani që të ngremë themelin për atë vepër?

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të përsiatin më thellësisht rreth vargut te Doktrina e Besëlidhje 64:34, ju mund të shkruani në tabelë Zemër dhe Mendje të Gatshme. Anëtarët e klasës mund të renditin nën këta tituj atë që ndiejnë se do të thotë t’i japim Zotit zemrën tonë dhe një mendje të gatshme. Për një shpjegim të këtyre termave, shihni fjalët e Plakut Donald L. Hallstrom te pjesa “Burime Shtesë”. Shkrime të shenjta si ato që vijojnë mund të japin gjithashtu disa ide: Mosia 7:33; Ethëri 4:15; Doktrina e Besëlidhje 43:34; Moisiu 7:18; Joseph Smith – Historia 1:19.

Doktrina e Besëlidhje 65

Mbretëria e Perëndisë në tokë e përgatit botën për kthimin e Shpëtimtarit.

  • Doktrina e Besëlidhje 65 jep një përshkrim frymëzues për misionin e Kishës së Zotit në ditët e mëvonshme. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta kuptojnë rolin e tyre në këtë mision, ju mund t’i ftoni të shqyrtojnë seksionin 65 duke kërkuar përgjigje për pyetje si këto: Çfarë dëshiron Zoti që mbretëria e Tij të realizojë në tokë? Çfarë do Ai që unë të bëj për të ndihmuar? Gjithashtu mund të shihni materialin filmik “Prepare Today for the Second Coming” [“Përgatituni Sot për Ardhjen e Dytë”] (ChurchofJesusChrist.org) ose drejtojuni mesazhit të Presidentit Dallin H. Ouks te pjesa “Burime Shtesë”. Anëtarët e klasës mund të thonë se si do t’u përgjigjeshin pyetjeve të Presidentit Ouks.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

“Zemrën dhe një mendje të gatshme.”

Plaku Donald L. Hallstrom sugjeroi këtë kuptim të mundshëm për frazën “zemrën dhe një mendje të gatshme”:

“Zemra është simboli i dashurisë dhe i zotimit. Ne bëjmë sakrifica dhe mbajmë barrë për ata që i duam, të cilat nuk do t’i kishim duruar për asnjë arsye tjetër. Nëse dashuria nuk ekziston, zotimi ynë venitet. …

Të kemi ‘një mendje të gatshme’ do të thotë të japim përpjekjen tonë më të mirë dhe mendimin tonë më të mirë, si dhe të kërkojmë urtësinë e Perëndisë. Ajo sugjeron që studimi më i përkushtuar gjatë gjithë jetës sonë duhet të jetë për gjërat që janë të përjetshme në natyrë. Do të thotë që duhet të ketë një marrëdhënie të pazgjidhshme midis dëgjimit të fjalës së Perëndisë dhe bindjes ndaj asaj fjale” (“The Heart and a Willing Mind”, Ensign, qershor 2011, f. 31–32).

Përgatitja për Ardhjen e Dytë.

“Po sikur dita e ardhjes së [Jezu Krishtit] të ishte nesër? Sikur ta dinim që do ta takonim Zotin nesër – nëpërmjet vdekjes sonë të parakohshme ose nëpërmjet ardhjes së papritur të Tij – çfarë do të bënim ne sot? Çfarë rrëfimesh do të bënim? Çfarë praktikash do të ndërpritnim? Cilat llogari do të shlyenim? Çfarë faljesh do të jepnim? Çfarë dëshmish do të thoshim?” (Dallin H. Oaks, “Preparation for the Second Coming”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 9).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Merrni forcë nga Shpëtimtari. “Në përpjekjet tuaja për të jetuar e dhënë mësim më shumë si Shpëtimtari, në mënyrë të pashmangshme ju nuk do t’ia dilni mbanë herë pas here. Mos e humbni kurajën; përkundrazi, le t’ju kthejnë gabimet dhe dobësitë tuaja drejt Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 14).