Doktrina e Besëlidhje 2021
31 Maj – 6 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 60–62: “Gjithë Mishi Është në Dorën Time”


“31 Maj – 6 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 60–62: ‘Gjithë Mishi Është në Dorën Time’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“31 Maj – 6 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 60–62”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

Lumi Misuri

Zjarr Fushimi Buzë Lumit Misuri, nga Bryan Mark Taylor

31 Maj – 6 Qershor

Doktrina e Besëlidhje 60–62

“Gjithë Mishi Është në Dorën Time”

Plaku Ronald A. Rasband tha: “Secili prej nesh, së pari duhet të forcojë veten shpirtërisht dhe pastaj të forcojmë njerëzit rreth nesh. Përsiatini rregullisht shkrimet e shenjta dhe mbani mend mendimet dhe ndjenjat që përjetoni teksa i lexoni ato” (“Në Mënyrë që të Mos Harroni”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 114).

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ju mund të frymëzoni një diskutim kuptimplotë duke i ftuar anëtarët e klasës t’i përgjigjen një pyetjeje ose një ideje të veçantë që lidhet me shkrimet e shenjta që lexuan në shtëpi. Për shembull, ju mund t’i ftoni të tregojnë diçka që e mësuan këtë javë rreth Atit Qiellor ose Jezu Krishtit.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 60:2–3, 7, 13–14; 62:3, 9

Zoti kënaqet kur i hapim gojët tona për ta përhapur ungjillin.

  • Si anëtarë të Kishës, ne e dimë se ungjilli i rivendosur është një thesar i madh që e bekon jetën e fëmijëve të Perëndisë. Pra, përse nganjëherë ngurojmë t’ua japim dëshminë tonë të tjerëve? Merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të renditin në tabelë disa arsye përse nuk mund ta hapim gojën tonë për ta përhapur ungjillin. Më pas anëtarët e klasës mund të lexojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 60:2–3, 7, 13–14; 62:39, duke kërkuar fjalë ose fraza që i frymëzojnë ta përhapin ungjillin. Ata mund të renditin në tabelë atë që gjetën. Ndoshta disa anëtarë të klasës mund të tregojnë një përvojë kur e mposhtën frikën e tyre dhe i treguan dikujt për ungjillin.

  • Gjatë gjithë seksioneve te Doktrina e Besëlidhje 60–62, ka mësime, të shprehura si dhe të nënkuptuara, rreth përhapjes së ungjillit. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që tʼi zbulojnë këto mësime, ju mund t’i kërkoni çdo personi të shqyrtojë një nga këto seksione dhe të tregojë diçka që e gjen, nga e cila mëson rreth përhapjes së ungjillit. Diskutimi mund të përmirësohet po të lexoni rreth misionarëve shembullorë diku tjetër në shkrimet e shenjta (shih, për shembull, Veprat e Apostujve 8:27–40; Alma 19:16–17) dhe të diskutoni se çfarë mësoni prej tyre. Çfarë shembujsh mund të tregojmë nga vetë jeta jonë? A mund të tregojë ndonjë nga anëtarët e klasës se si u njoh me ungjillin dhe se si u ndie rreth njerëzve që e mësuan? Klasa juaj mund të përfitojë nga interpretimi me role i mënyrave në të cilat ne mund “t’i hapi[m] gojët [tona]” dhe ta përhapim ungjillin.

    misionare në autobus

    Perëndia dëshiron që ne ta përhapim ungjillin tek të tjerët.

Doktrina e Besëlidhje 60:2–4; 61:1–2, 20, 36–38; 62:1, 6

Shkrimet e shenjta na mësojnë për Jezu Krishtin.

  • Ftojini anëtarët e klasës të shkruajnë në tabelë diçka që e mësuan për Shpëtimtarin këtë javë gjatë studimit të seksioneve 60–62, së bashku me vargjet që lidhen me to. Ose ata mund të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 60:2–4; 61:1–2, 20, 36–38; 62:1, 6 për të gjetur gjëra që jepen mësim për Shpëtimtarin. Cilat histori nga shkrimet e shenjta ose nga vetë jeta jonë ilustrojnë rolet dhe tiparet e Shpëtimtarit për të cilat kemi mësuar? (Për shembull, Gjoni 8:1–11; Ethëri 2:14–15). Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës që të japin dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin ose të përsiatin personalisht se çfarë domethënie ka Ai për ta.

Doktrina e Besëlidhje 60:5; 61:22; 62:5–8

Zoti dëshiron që ne të marrim disa vendime “si t[ë na] duket … mirë”.

  • Merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të lexojnë në dyshe ose në grupe të vogla te Doktrina e Besëlidhje 60:5; 61:22; 62:5–8 dhe të tregojnë se ajo që ndiejnë, mund të jetë mesazhi i Zotit për ne. Kur e kanë ndier se ata duhej të përdornin gjykimin e vet për marrjen e një vendimi? Merreni parasysh të lexoni citimin nga Presidenti Dallin H. Ouks te “Burime Shtesë” si pjesë të diskutimit tuaj. Si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët e tyre që ta mësojnë këtë parim të rëndësishëm?

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Veprimi sipas gjykimit tonë më të mirë.

Presidenti Dallin H. Ouks dha mësim:

“Dëshira për t’u udhëhequr nga Zoti është forcë, por ajo duhet të shoqërohet me një kuptueshmëri se Ati ynë Qiellor i lë shumë vendime që t’i marrim sipas zgjedhjeve tona vetjake. Marrja e vendimeve vetjake është një nga burimet e rritjes që ne jemi paracaktuar ta kemi si përvojë në vdekshmëri. Njerëzit që përpiqen t’ia kalojnë gjithë marrjen e vendimeve Zotit dhe luten për zbulesë në çdo zgjedhje, shpejt do të zbulojnë rrethana në të cilat ata luten për udhërrëfim dhe nuk e marrin atë. Për shembull, kjo ka të ngjarë të ndodhë në ato rrethana të shumta në të cilat zgjedhjet janë të parëndësishme ose cilado zgjedhje është e pranueshme.

Ne duhet t’i studiojmë gjërat tërësisht në mendjen tonë, duke përdorur fuqitë arsyetuese që Krijuesi ynë ka vendosur brenda nesh. Më pas ne duhet të lutemi për udhërrëfim dhe nëse e marrim atë, të veprojmë sipas tij. Nëse nuk marrim udhërrëfim, ne duhet të veprojmë sipas gjykimit tonë më të mirë” (“Our Strengths Can Become Our Downfall”, Ensign, tetor 1994, f. 13–14).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jini në dijeni për njerëzit që po hasin vështirësi. Vështirësitë e njerëzve që ju jepni mësim, mund të jenë të vështira për t’u dalluar. Por me ndihmën e Shpirtit dhe të udhëheqësve tuaj, ju mund ta dini mënyrën më të mirë se si t’i ndihmoni këta individë. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 8–9.)