Doktrina e Besëlidhje 2021
24–30 Maj. Doktrina e Besëlidhje 58–59: “Përfshihen me Zell në një Kauzë të Mirë”


“24–30 Maj. Doktrina e Besëlidhje 58–59: ‘Përfshihen me Zell në një Kauzë të Mirë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“24–30 Maj. Doktrina e Besëlidhje 58–59”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës

rrugë në Indipendens, Misuri

Indipendens, Misuri, nga Al Rounds

24–30 Maj

Doktrina e Besëlidhje 58–59

“Përfshihen me Zell në një Kauzë të Mirë”

Pasi të lexoni seksionet te Doktrina e Besëlidhje 58–59, merrni parasysh pyetjet vijuese: Çfarë ndiheni të frymëzuar t’i tregoni klasës suaj? Çfarë shpresoni se do të zbulojnë ata? Si do t’i ndihmoni që t’i zbulojnë këto gjëra?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i nxitur anëtarët e klasës të tregojnë se çfarë mësuan në studimin e tyre të shkrimeve të shenjta, ju mund të shkruani pyetjet vijuese në tabelë: Çfarë mësuam? Si do ta vëmë në jetë atë që mësuam? Nën pyetjen e parë anëtarët e klasës mund të renditin të vërteta që i gjetën te Doktrina e Besëlidhje 58–59. Më pas ata mund të shpenzojnë disa minuta duke diskutuar për ide se si t’i jetojnë këto të vërteta dhe t’i shkruajnë idetë e tyre nën pyetjen e dytë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 58:1–5, 26–33

Bekimet vijnë në përputhje me kohën e Perëndisë dhe zellin tonë.

  • Doktrina e Besëlidhje 58 na mëson të vërteta që mund të sjellin paqe në kohë sprove. Anëtarët e klasës mund t’i kenë zbuluar disa prej këtyre të vërtetave gjatë studimit prej tyre të këtij seksioni; ftojini të tregojnë atë që gjetën. Ose ata mund të kërkojnë në klasë te vargjet 1–5, 26–33, individualisht ose në grupe, për diçka që mund të jetë e dobishme për dikë që po vuan fatkeqësi ose që po pret për një bekim të premtuar. Pasi të thonë se çfarë gjejnë, ndoshta disa anëtarë të klasës mund të tregojnë përvoja ose shkrime të tjera të shenjta që i kanë pohuar të vërtetat në këto vargje.

  • Si pjesë e diskutimit nga ana juaj të këtij parimi, ju mund të shfaqni materialin filmik “Hope Ya Know, We Had a Hard Time” [“Besoj Që e Di, Ne e Patëm Shumë të Vështirë”] (ChurchofJesusChrist.org) dhe të diskutoni se çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar ata që po kalojnë kohë të vështira. Citimi nga Motra Linda S. Rivs te pjesa “Burime Shtesë” mund të ndihmojë gjithashtu në diskutimin tuaj. Si ndikojnë fjalët e Motrës Rivs mbi mënyrën se si i shohim sprovat tona?

Doktrina e Besëlidhje 58:26–29

Ne mund të “shkaktoj[m]ë shumë drejtësi” me “vullnetin [tonë] të lirë”.

  • Çfarë mësuan anëtarët e klasës nga studimi i tyre i vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 58:26–29 këtë javë? Ndoshta ju mund ta ndani klasën në grupe dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të diskutojnë në grupet e tyre fraza që i gjetën kuptimplota në këto vargje. Si na frymëzojnë këto vargje që të “shkaktoj[m]ë shumë drejtësi”? (Vargu 27.) Përse Zoti dëshiron që ne të mos “detyro[hemi] në gjithçka”? (Vargu 26.) Çfarë sugjerojnë këto vargje rreth asaj që Zoti na dëshiron të bëhemi?

Doktrina e Besëlidhje 59:9–19

Shabati është dita e Zotit.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të shqyrtojnë atë që Zoti ua mësoi shenjtorëve të hershëm në Misuri rreth Shabatit, ju mund t’i ftoni të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 59:9–19 dhe të bëjnë një listë në tabelë për atë që secili varg na mëson rreth Shabatit. Anëtarët e klasës gjithashtu mund të tregojnë se si dëshmia e tyre për Shabatin është rritur teksa e kanë mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit. Sabbath.ChurchofJesusChrist.org ka disa materiale filmike që mund të ndihmojnë për ta filluar një diskutim.

  • Te Doktrina e Besëlidhje 59, Zoti dha mësim rreth ditës së Shabatit duke përdorur fjalë të tilla si “ngazëllim”, “të ngazëllyera” dhe “të gëzuar” (vargjet 14–15). Anëtarët e klasës mund të kërkojnë fjalë si këto te vargjet 9–19. Më pas anëtarët e klasës mund të tregojnë atë që bëjnë për ta bërë të gëzueshëm Shabatin. Si mund t’i përdorim këto vargje që t’u mësojmë të tjerëve përse ne e nderojmë ditën e Shabatit?

  • Ky diskutim mund të jetë gjithashtu një mundësi që anëtarët e klasës të japin ide rreth mënyrës se si ata dhe familjet e tyre e përdorin Shabatin për ta bërë shtëpinë e tyre qendrën e të mësuarit të ungjillit nga ana e tyre. Ftojini të tregojnë se si përpjekjet e tyre i ndihmojnë të mbeten “më tepër të panjollë nga bota” (vargu 9).

    bukë dhe kupa sakramenti

    Sakramenti është një pjesë thelbësore e nderimit të Shabatit.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Mundimet tona mund të na udhërrëfejnë drejt Shpëtimtarit.

Linda S. Rivs, ish‑anëtare e Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, dha mësim:

“Zoti na lejon të vihemi në provë e të provohemi, ndonjëherë deri në skaj të mundësisë sonë. Ne e kemi parë jetën e njerëzve të dashur – dhe ndoshta tonën – të digjet në mënyrë figurative deri në fund dhe kemi pyetur veten pse një Atë i dashur dhe përkujdesës Qiellor i lejon gjëra të tilla të ndodhin. Por Ai nuk na le në hi; Ai qëndron në këmbë me krahë të hapur, duke na ftuar me padurim që të vijmë tek Ai. …

… Ai mezi pret të na ndihmojë, të na ngushëllojë dhe të na e lehtësojë dhembjen ndërsa mbështetemi te fuqia e Shlyerjes dhe i respektojmë besëlidhjet tona. Sprovat dhe mundimet që përjetojmë, mund të jenë vetë gjërat që na udhërrëfejnë për të ardhur tek Ai dhe për t’u kapur pas besëlidhjeve tona që të mund të kthehemi në praninë e Tij dhe të marrim gjithçka që ka Ati” (“Kërkoni Bekimet e Besëlidhjeve Tuaja”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 119–120).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Sigurohuni që po jepni mësim doktrinën e vërtetë. “Vazhdimisht pyetni veten: ‘Si do t’i ndihmojë ajo që po e jap mësim, anëtarët e klasës sime që të ndërtojnë besim në Krishtin, të pendohen, të bëjnë e të mbajnë besëlidhje me Perëndinë dhe ta marrin Frymën e Shenjtë?’” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 20).