Doktrina e Besëlidhje 2021
26 Prill – 2 Maj. Doktrina e Besëlidhje 45: “Premtimet … do të Përmbushen”


“26 Prill – 2 Maj. Doktrina e Besëlidhje 45: ‘Premtimet … do të Përmbushen’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“26 Prill – 2 Maj. Doktrina e Besëlidhje 45”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

rini jashtë tempullit

26 Prill – 2 Maj

Doktrina e Besëlidhje 45

“Premtimet … do të Përmbushen”

Teksa studioni seksionin Doktrina e Besëlidhje 45, mendoni se cilat vargje, citime nga udhëheqësit e Kishës, përvoja, pyetje dhe burime të tjera mund të përdorni për ta dhënë mësim doktrinën. Teksa jepni mësim, ftojini anëtarët e klasës që të mbajnë shënim nxitjet që marrin dhe të bëjnë një plan që të veprojnë sipas tyre.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Anëtarët e klasës mund të shkruajnë në një shirit letre numrin e një vargu nga Doktrina e Besëlidhje 45 që i frymëzoi ata. Më pas ju mund t’i mblidhni fletët, të përzgjidhni disa në mënyrë rastësore dhe t’i ftoni anëtarët e klasës që i shkruan ato për t’ia lexuar vargjet e tyre klasës dhe për të treguar përse i zgjodhën ato. Nxitini të tjerët që gjithashtu të japin idetë e tyre.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 45:1–5

Jezu Krishti është Avokati ynë me Atin.

  • A mundet që dikush në klasën tuaj të përshkruajë se çfarë bën një avokat? Mund të jetë e dobishme ta shihni përkufizimin e fjalës avokat në një fjalor. Me këtë kuptim, anëtarët e klasës mund të lexojnë në dyshe vargjet te Doktrina e Besëlidhje 45:3–5. Ata mund t’i tregojnë njëri‑tjetrit fjalë ose fraza nga këto vargje që i ndihmojnë ta kuptojnë rolin e Jezu Krishtit si Avokati ynë me Atin. (Shih edhe 2 Nefi 2:8–9; Mosia 15:7–9; Moroni 7:27–28; Doktrina e Besëlidhje 29:5; 62:1.) Merreni parasysh t’u kërkoni anëtarëve të klasës të shprehin ndjenjat e tyre për Shpëtimtarin si Avokati i tyre.

Doktrina e Besëlidhje 45:11–75

Nuk kemi arsye përse të kemi frikë nga Ardhja e Dytë.

  • Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës që të kuptojnë si paralajmërimet e qarta ashtu edhe premtimet plot shpresë në seksionin 45? Për shembull, ju mund të shkruani në tabelë titujt Profecitë dhe Bekimet e Premtuara dhe anëtarët e klasës mund të shkruajnë nën këta tituj mësimet që gjejnë te Doktrina e Besëlidhje 45:11–75. Përse Zoti dëshiron që ne të dimë që më parë për këto gjëra? Çfarë mund të bëjmë për t’i marrë bekimet e premtuara?

  • Ndoshta anëtarët e klasës mund t’i japin njëri‑tjetrit këshillë rreth mënyrës se si të jemi optimistë dhe plot shpresë kur përballemi me fatkeqësitë e parashikuara për kohën tonë (si ato që përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 45:11–75). Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës ta presin Ardhjen e Dytë me besim dhe jo me frikë, ju mund të shfaqni materialin filmik “Men’s Hearts Shall Fail Them” [“Zemrat e Njerëzve do të Mpaken”] (ChurchofJesusChrist.org). Në çfarë kuptimi zemrat e njerëzve po mpaken në kohën tonë? (Shih vargun 26.) Çfarë këshille dha Presidenti Nelson në këtë material filmik për të na ndihmuar që me paqe të përballemi me situata të frikshme?

Doktrina e Besëlidhje 45:31–32

“Qëndro[ni] në vende të shenjta” dhe mos lëvizni.

  • Anëtarët e klasës mund të jenë të gatshëm të thonë idetë e tyre për mënyrën se si po përpiqen fort që të “qëndrojnë në vende të shenjta”, siç këshilloi Zoti te Doktrina e Besëlidhje 45:31–32. Si mund të krijojmë vende të shenjta në jetën tonë? Thënia te pjesa “Burime Shtesë” dhe materiali filmik “Stand Ye in Holy Places – Bloom Where You’re Planted” [“Qëndroni në Vende të Shenjta – Lulëzoni Aty ku Jeni Mbjellë”] (ChurchofJesusChrist.org) mund të shtojnë ide për këtë diskutim.

    dhjetë virgjëreshat

    Shëmbëlltyra e Dhjetë Virgjëreshave, nga Dan Burr

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

“Qëndro[ni] në vende të shenjta.”

Motra En M. Dib, një ish‑anëtare e Presidencës së Përgjithshme të Të Rejave, na mësoi se udhëzimi që të qëndrojmë në vende të shenjta dhe të mos lëvizim “shpjegon se si mund të marrim mbrojtje, forcë dhe paqe në kohë të trazuara”. Pasi vuri në dukje se këto vende të shenjta mund të përfshijnë tempujt, godinat kishtare dhe shtëpitë tona, ajo tha që “secila prej nesh mund të gjejë shumë më tepër vende”. Ajo vazhdoi:

“Ne, së pari, mund ta mendojmë fjalën vend si mjedis fizik ose vendndodhje gjeografike. Megjithatë, një vend mund të jetë ‘një rrethanë, kusht apo gjendje e caktuar e mendjes’ [Merriam-Webster.com Dictionary, “place” [“vend”], merriam-webster.com]. Kjo do të thotë që vendet e shenjta mund të përfshijnë edhe çaste në kohë – çaste kur Fryma e Shenjtë na dëshmon, çaste kur ndiejmë dashurinë e Atit Qiellor ose çaste kur marrim një përgjigje për lutjet tona. Për më tepër, besoj se çdo herë që keni kurajë të mbroni atë që është e drejtë, veçanërisht në rrethana ku askush tjetër nuk është i gatshëm të veprojë kështu, ju po krijoni një vend të shenjtë” (“Vendet Tuaja të Shenjta”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 115).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jini një dëshmi e gjallë. Kur jetoni sipas doktrinës që jepni mësim, ju do të jeni në gjendje të jepni dëshminë tuaj të fuqishme vetjake se ajo është e vërtetë. Fryma e Shenjtë do t’ua pohojë dëshminë tuaj zemrave të anëtarëve të klasës suaj. Merrini në shqyrtim parimet që do të jepni mësim këtë javë dhe në javët pasuese. Si mund t’i jetoni ato më plotësisht? (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 13–14.)