Doktrina e Besëlidhje 2021
10–16 Maj. Doktrina e Besëlidhje 49–50: “Ajo që Është prej Perëndisë, Është Dritë”


“10–16 Maj. Doktrina e Besëlidhje 49–50: ‘Ajo që Është prej Perëndisë, Është Dritë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“10–16 Maj. Doktrina e Besëlidhje 49–50”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

liqen në agim

10–16 Maj

Doktrina e Besëlidhje 49–50

“Ajo që Është prej Perëndisë, Është Dritë”

Me qëllim që të “predik[oni] fjalën e së vërtetës me anë të Ngushëlluesit” (Doktrina e Besëlidhje 50:17), kërkoni frymëzim hyjnor teksa përsiatni seksionet te Doktrina e Besëlidhje 49–50. Më pas, ndërsa jepni mësim, jini të hapur ndaj drejtimit nga Perëndia.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Përveç që të tregojnë idetë që i morën ndërkohë që studionin shkrimet e shenjta, anëtarët e klasës mund të përfitojnë nga diskutimi për mënyrën se si vijnë ato ide. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës që t’i tregojnë njëri‑tjetrit ide të tjera rreth një vargu te Doktrina e Besëlidhje 49–50 dhe të diskutojnë se çfarë i çoi ata drejt atyre ideve.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 49; 50:1–36

Të vërtetat e ungjillit mund të më ndihmojnë tʼi dalloj mësimet e rreme.

  • Seksioni 49 u dha që të pohonte doktrinën e vërtetë e cila korrigjoi gjërat që të tjerët po i jepnin mësim (shih përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet për një sfond historik). Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta shqyrtojnë këtë seksion, ju mund t’i ndani anëtarët e klasës në grupe dhe t’i caktoni secilit grup njërën nga temat doktrinore që trajtohen (siç renditen te kreu i seksionit për seksionin 49). Grupet mund të diskutojnë pyetjet vijuese: Çfarë të vërtetash dha mësim Zoti rreth kësaj teme te seksioni 49? Çfarë besojnë njerëzit rreth kësaj teme sot? Çfarë të vërtetash të tjera ka dhënë mësim Zoti rreth saj nëpërmjet profetëve tanë të ditëve të mëvonshme? Jepuni anëtarëve të klasës mundësi ta tregojnë mirënjohjen e tyre për të vërtetat e zbuluara në kohën tonë.

  • Sikurse pleqtë në Kirtland të cilët “nuk i kuptuan manifestimet e shpirtrave të ndryshëm” (Doktrina e Besëlidhje 50, kreu i seksionit), nganjëherë ne pyesim veten nëse diçka që e ndiejmë ose shohim është nga Shpirti apo nga ndonjë ndikim tjetër. Çfarë mund të mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 50:1–36 që na ndihmon ta dallojmë ndikimin e Shpirtit? Ju mund ta lejoni çdo anëtar të klasës të zgjedhë një grup vargjesh për t’i studiuar dhe më pas t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të tregojnë atë që gjejnë.

Doktrina e Besëlidhje 49:15–17

Martesa midis burrit dhe gruas është thelbësore për planin e Perëndisë.

  • Ngaqë martesa është themelore për planin e Atit Qiellor, Satani është i etur që të krijojë pështjellim rreth saj. Klasa juaj mund të përfitojë nga bërja e një liste në tabelë për të vërtetat që Zoti i ka zbuluar rreth martesës. Për shembull, çfarë të vërtetash rreth martesës mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 49:15–17? Shkrime të tjera të shenjta, të dobishme përfshijnë vargjet te Zanafilla 2:20–24; 1 Korintasve 11:11; ose të tjerat që gjenden te “Martesë, Martoj” në Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Anëtarët e klasës gjithashtu mund të gjejnë të vërteta te “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”. Nisur nga ajo që mësojmë prej këtyre burimeve, përse është martesa midis një burri dhe një gruaje thelbësore për planin e Perëndisë? (Shih “Burime Shtesë”.)

    çift jashtë tempullit

    Martesa midis një burri dhe një gruaje është shuguruar nga Perëndia.

Doktrina e Besëlidhje 50:13–22

Mësuesit dhe nxënësit lartësohen së bashku me anë të Shpirtit.

  • Udhëzimi i Zotit për predikimin dhe marrjen e së vërtetës mund të sigurojnë një mundësi të mirë për të diskutuar rolin e përbashkët që ju si mësues dhe anëtarë të klasës keni për ta nxitur të mësuarit e ungjillit. Merreni parasysh t’u kërkoni anëtarëve të klasës të shqyrtojnë në dyshe vargjet te Doktrina e Besëlidhje 50:13–22 dhe të diskutojnë për rolet e Shpirtit, të mësuesve dhe të nxënësve. Disa nga dyshet mund t’i tregojnë klasës atë që mësuan. Cilat janë disa “mënyr[a të] tje[ra]” se si ne nganjëherë përpiqemi ta japim mësim ose ta mësojmë vetë ungjillin? (Vargu 17). Në ç’mënyrë mund të jemi më të mirë që të marrim zbulesë nëpërmjet Shpirtit? Çfarë frymëzohemi të bëjmë në shtëpitë tona dhe në kishë që ta japim mësim dhe ta mësojmë vetë më mirë ungjillin?

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Martesa është thelbësore për planin e Atit Qiellor.

Plaku Dejvid A. Bednar shpjegoi përse martesa është thelbësore për planin e Perëndisë për shpëtimin:

“Sipas planit hyjnor, burrat dhe gratë janë caktuar që të përparojnë së bashku drejt përsosjes dhe një plotësie të lavdisë. Për shkak të karaktereve dhe aftësive të tyre të dallueshme, meshkujt dhe femrat, secili, sjellin në një marrëdhënie martesore këndvështrime dhe përvoja të pashoqe. Burri dhe gruaja japin ndihmesa të ndryshme, por të barabarta në një bashkim dhe unitet që nuk mund të arrihen në ndonjë mënyrë tjetër. Burri e plotëson dhe e përsos gruan dhe gruaja e plotëson dhe e përsos burrin, teksa ata mësojnë nga njëri-tjetri dhe e forcojnë dhe e bekojnë njëri-tjetrin në mënyrë reciproke. …

Një shtëpi, me një bashkëshort e një bashkëshorte të dashur dhe besnikë është mjedisi më i lartë në të cilin fëmijët mund të rriten me dashuri e drejtësi dhe në të cilin mund të përmbushen nevojat shpirtërore dhe fizike të fëmijëve. Ashtu siç ndihmojnë karakteristikat e pashoqe si të meshkujve edhe të femrave në plotësinë e një marrëdhënieje martesore, po ashtu të njëjtat karakteristika janë jetike për rritjen, edukimin dhe mësimin e fëmijëve” (“Marriage Is Essential to His Eternal Plan”, Ensign, qershor 2006, f. 83–84).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Udhëhiqni diskutime të frymëzuara. Çdo njeri ka diçka për të dhënë ndihmesë, por nganjëherë jo çdo njeri e ka një mundësi. Duke ndjekur ndikimin e Shpirtit, kërkoni mënyra për ta rritur numrin e anëtarëve të klasës që mund t’i shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre.