Doktrina e Besëlidhje 2021
17–23 Maj. Doktrina e Besëlidhje 51–57: “Kujdestar Besnik, i Drejtë e i Mençur”


“17–23 Maj. Doktrina e Besëlidhje 51–57: ‘Kujdestar Besnik, i Drejtë e i Mençur’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“17–23 Maj. Doktrina e Besëlidhje 51–57”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës

fermeri me qetë

Lërimi i Parë i Tokës, nga James Taylor Harwood

17–23 Maj

Doktrina e Besëlidhje 51–57

“Kujdestar Besnik, i Drejtë e i Mençur”

Nganjëherë frymëzimi rreth asaj që jepni mësim, mund të vijë teksa diskutoni shkrimet e shenjta me një pjesëtar të familjes apo një mik/e.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Merrni parasysh të lexoni këto fjalë nga Plaku Kuentin L. Kuk: “Shpresa ime është që secili nga ne do tʼi shqyrtojë vetë dhe familjarisht kujdestaritë për të cilat ne kemi përgjegjësi dhe përgjegjshmëri” (“Kujdestaria – një Mirëbesim i Shenjtë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 94). Më pas ju mund t’i pyetni anëtarët e klasës se çfarë mësuan nga seksionet 51–57 rreth kujdestarive të tyre.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 51:9, 15–20

Zoti do që ne të jemi kujdestarë besnikë, të drejtë e të mençur.

  • Si do t’i ndihmoni anëtarët e klasës që të marrin parasysh se si fjalët e Zotit te seksioni 51 gjejnë zbatim për ta? Ju mund të shkruani në tabelë: Çfarë më ka besuar Zoti mua? dhe t’i ftoni anëtarët e klasës që tʼi renditin përgjigjet e tyre (për ide shihni te pjesa “Burime Shtesë”). Pastaj ata mund të kërkojnë parime te vargjet 9, 15–20 që u mësojnë atyre se si të jenë kujdestarë më të mirë për gjërat në listën e tyre. Ose ju mund të përqendroheni te fjalët “besnik”, “i drejtë” dhe “i mençur” te vargu 19, duke diskutuar se si secila nga këto fjalë mund të na udhërrëfejë për përmbushjen e kujdestarive tona. Nëse nevojitet, shqyrtoni së bashku përkufizimin e fjalëve “Kujdestar, Kujdestari” në Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

fushë e gjelbër

Anëtarët që e jetonin ligjin e përkushtimit, ia dhuruan Kishës gjithçka kishin.

Doktrina e Besëlidhje 52:10; 53:3; 55:1–3

Dhurata e Frymës së Shenjtë merret me anë të vënies së duarve.

  • Vargje të shumta në këto zbulesa përmendin marrjen e Frymës së Shenjtë nëpërmjet vënies së duarve. Nëse një diskutim i kësaj teme do të jetë me vlerë për klasën tuaj, ju mund t’i pyetni anëtarët e klasës se çfarë mësojnë nga Doktrina e Besëlidhje 52:10; 53:3; 55:1–3 rreth dhuratës së Frymës së Shenjtë. Për më shumë mbi këtë temë, shih Veprat e Apostujve 8:14–17; 19:1–6. Ndoshta anëtarët e klasës mund të flasin rreth përvojës së tyre të marrjes së dhuratës së Frymës së Shenjtë ose për atë që mund të bëjnë që të vazhdojnë ta marrin ndikimin e Tij në jetën e tyre.

Doktrina e Besëlidhje 52:9–11, 22–27

Ne mund ta përhapim ungjillin kudo që të jemi.

  • Kur Zoti dërgoi disa udhëheqës të Kishës në Misuri, ai u tha atyre ta përdorin mirë kohën e shpenzuar për udhëtimin dhe të “prediko[nin] gjatë udhës” (vargjet 25–27). Leximi te Doktrina e Besëlidhje 52:9–11, 22–27 mund të çojë drejt një bashkëbisedimi rreth mënyrës se si ne mund ta përhapim ungjillin “gjatë udhës” ose gjatë rrugëtimit të zakonshëm të jetës sonë. Anëtarët e klasës mund të flasin rreth mënyrës se si e bëjnë përhapjen e ungjillit një pjesë të natyrshme të jetës së tyre.

Doktrina e Besëlidhje 52:14–19

Perëndia dha një model për ta shmangur mashtrimin.

  • Për të paraqitur modelin që Zoti zbuloi te Doktrina e Besëlidhje 52:14–19, ju mund të jepni shembuj të modeleve të tjera që mund të jenë të njohura për anëtarët e klasës, të tilla si modele për ndërtimin e gjërave ose modele të sjelljes. Anëtarët e klasës mund të kenë shembuj nga vetja që t’i tregojnë. Përse janë të vlefshme modelet? Si mund ta vëmë në jetë modelin te vargjet 14–19 që ta shmangim mashtrimin që e gjejmë në botë sot?

Doktrina e Besëlidhje 54

Unë mund t’i drejtohem Zotit kur lëndohem nga zgjedhjet e të tjerëve.

  • Shumë prej nesh kanë vuajtur zhgënjim kur dikush, tek i cili u mbështetëm, nuk i mbajti zotimet e tij ose të saj. Kjo u ndodhi shenjtorëve nga Kollsvilli në Nju‑Jork, të cilët prisnin të vendoseshin në tokën e Liman Koplit në Ohajo. Për të mësuar nga kjo përvojë, anëtarët e klasës mund të shqyrtojnë kreun te seksioni 54 (shih edhe Saints [Shenjtorët], 1:125–128; “A Bishop unto the Church”, Revelations in Context, f. 78–79). Ata mund të përfytyrojnë sikur patën një mik/e mes shenjtorëve të Kollsvillit dhe më pas të gjejnë këshillë te seksioni 54 që mund t’ia jepnin mikut/es të tyre. Ose mund të kërkojnë zbulesë për diçka që mund të ndihmojë dikë, i cili po vuan për shkak të zgjedhjeve të një personi tjetër. (Ju mund të vini në dukje premtimin te vargu 6 për ata që i mbajnë besëlidhjet e tyre.)

  • Doktrina e Besëlidhje 54:10 ka disa fraza që mund t’i gjejnë domethënëse anëtarët e klasës suaj, të tilla si “të durueshëm në vuajtje”, “më kanë kërkuar përpara” dhe “pushim për shpirtrat e tyre”. Anëtarët e klasës mund të zgjedhin një frazë që ta përsiatin e ta studiojnë, duke përdorur poshtëshënimet ose burime të tjera për të shqyrtuar shkrime të shenjta që lidhen me të. Më pas ata mund të shprehin mendimet e tyre.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Kujdestaritë tona.

Presidenti Spenser W. Kimball shpjegoi: “Në Kishë një kujdestari është një mirëbesim i shenjtë shpirtëror ose material për të cilin kemi përgjegjshmëri. Ngaqë të gjitha gjërat i përkasin Zotit, ne jemi kujdestarë për trupat, mendjet, familjet dhe pronësitë tona. (Shih Doktrina e Besëlidhje 104:11–15.) Një kujdestar besnik është ai/ajo që ushtron zotërim të drejtë, tregon kujdes për të vetët dhe përkujdeset për të varfrit e nevojtarët” (“Welfare Services: The Gospel in Action”, Ensign, nëntor 1977, f. 78).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini pjesëmarrësit në klasë që ta përkrahin njëri‑tjetrin. Krijoni një mjedis në orën mësimore ku pjesëmarrësit e përkrahin dhe e nxitin njëri‑tjetrin. Ftojini të tregojnë ide dhe strategji që e përmirësojnë studimin e tyre vetjak dhe familjar. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 36.)