Doktrina e Besëlidhje 2021
5–11 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 76: “I Madh do të Jetë Shpërblimi i Tyre dhe e Përjetshme do të Jetë Lavdia e Tyre”


“5–11 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 76: ‘I Madh do të Jetë Shpërblimi i Tyre dhe e Përjetshme do të Jetë Lavdia e Tyre’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“5–11 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 76”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

galaktikë në hapësirë

Strehimi, nga Shaelynn Abel

5–11 Korrik

Doktrina e Besëlidhje 76

“I Madh do të Jetë Shpërblimi i Tyre dhe e Përjetshme do të Jetë Lavdia e Tyre”

Si shumë vegime të shënuara në shkrimet e shenjta, vegimi në seksionin 76 i erdhi Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonin ndërsa “meditonin” për shkrimet e shenjta (vargu 19). Edhe ju mund të merrni zbulesë – përfshirë udhëzim për mënyrën se si të jepni mësim – kur përsiatni për seksionin te Doktrina e Besëlidhje 76.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të flasin rreth asaj që lexuan te Doktrina e Besëlidhje 76, ju mund t’i ftoni të përfytyrojnë sikur një mik i një besimi tjetër pyet se çfarë besojmë ne për jetën pas vdekjes. Cilat vargje nga seksioni 76 do t’ia tregonit mikut tuaj? Anëtarët e klasës mundet edhe të tregojnë diçka nga pjesa “Zëra të Rivendosjes: Dëshmitë e ‘Vegimit’” që iu bëri përshtypje.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 76

Shpëtimi vjen nëpërmjet Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

  • Shumë njerëz, kur mendojnë për seksionin 76, ata mendojnë rreth planit të shpëtimit dhe tri mbretërive të lavdisë. Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës që të shohin se figura qendrore në këtë zbulesë është Shpëtimtari Jezu Krisht? Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të tregojnë një varg që e gjetën te seksioni 76, që e forcoi besimin e tyre te Jezu Krishti. Nëse u nevojitet ndihmë, ju mund t’i drejtoni te vargje të tilla si 1–5, 20–24, 39–43, 69, 107–108.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që tʼi shqyrtojnë ndryshimet midis atyre që trashëgojnë tri mbretëritë e lavdisë, shkruani në tabelë Çelestiale, vargjet 50–70, 92–96; Terrestriale, vargjet 71–79, 97; dhe Telestiale, vargjet 81–90, 98–106, 109–112. Anëtarët e klasës mund të përzgjedhin njërën nga këto grupe të vargjeve dhe të gjejnë fraza që përshkruajnë marrëdhënien midis Jezu Krishtit dhe njerëzve që e trashëgojnë mbretërinë përkatëse. Çfarë na mësojnë këto fraza rreth të qenit dishepuj të Jezu Krishtit? Si mund ta forcojmë marrëdhënien tonë me Të dhe me Atin? Si na ndihmojnë Ata ne? Çfarë do të thotë të jesh i “guximshëm në dëshminë e Jezusit”? (Vargu 79.)

    dhomë në një shtëpi të shekullit të nëntëmbëdhjetë

    Jozef Smithi pa vegimin e shkallëve të lavdisë në një dhomë si kjo.

Doktrina e Besëlidhje 76:5–10, 113–118

Misteret e Perëndisë mund të “kuptohen [vetëm] nëpërmjet fuqisë së Shpirtit të Shenjtë”.

  • Mund të jetë interesante për anëtarët e klasës suaj që të dinë se jo të gjithë anëtarët e Kishës e pranuan me lehtësi zbulesën te seksioni 76. Për shembull, Brigam Jangu tha: “Traditat e mia ishin të tilla që, kur Vegimi më erdhi fillimisht mua, ishte drejtpërsëdrejti në kundërshtim dhe kundër arsimimit tim të mëparshëm. Thashë: ‘Prit pak’. Nuk e mohova, por nuk mund ta kuptoja.” Ai shpjegoi se iu desh të “mendonte e lutej, të lexonte e të mendonte, derisa ta di[nte] dhe tërësisht ta kupto[nte] atë për veten [e] ti[j]” (te “The Vision”, Revelations in Context, f. 150). Çfarë mësojmë nga përvoja e tij, që mund të na ndihmojë kur Perëndia zbulon gjëra që janë të ndryshme nga të kuptuarit tonë të tanishëm? Çfarë na mëson Doktrina e Besëlidhje 76:5–10, 113–118 rreth mënyrës se si mund t’i marrim “sekretet e vullnetit të [Perëndisë]”? (Vargu 10.)

Doktrina e Besëlidhje 76:50–70, 92–95

Perëndia dëshiron që të gjithë fëmijët e Tij të kenë lavdinë çelestiale me Të.

  • Për disa njerëz mund të jetë shkurajuese ose dërrmuese të mendojnë për gjithçka që kërkohet nga ne që të kualifikohemi për mbretërinë çelestiale. Merreni parasysh se si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës të gjejnë shpresë “nëpërmjet Jezusit, ndërmjetësit” (vargu 69). Për shembull, ju mund t’i ftoni të lexojnë vargjet 50–70 dhe 92–95. Ftojini të tregojnë se si ata mund t’i përgjigjen dikujt që thotë: “Të jetuarit e ungjillit në botën e sotme është kaq i vështirë; nuk jam i/e sigurt nëse ia vlen” ose “Thjesht nuk jam aq i/e mirë sa për mbretërinë çelestiale”. Çfarë mund të themi që ta frymëzojmë ose nxitim këtë person?

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përqendrohuni te Shpëtimtari dhe doktrina e Tij. “Vazhdimisht pyetni veten: ‘Si do t’i ndihmojë ajo që po e jap mësim, anëtarët e klasës sime që të ndërtojnë besim në Krishtin, të pendohen, të bëjnë e të mbajnë besëlidhje me Perëndinë dhe ta marrin Frymën e Shenjtë?’” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 20).