Doktrina e Besëlidhje 2021
12–18 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 77–80: “Unë do t’ju Udhëheq përgjatë Udhës”


“12–18 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 77–80: ‘Unë do t’ju Udhëheq përgjatë Udhës’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“12–18 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 77–80”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

dele duke ndjekur Jezusin

Duke Shkuar në Shtëpi, nga Yongsung Kim

12–18 Korrik

Doktrina e Besëlidhje 77–80

“Unë do t’ju Udhëheq përgjatë Udhës”

Mbani mend se veprimtaritë në këtë përvijim janë vetëm sugjerime. Ndërsa i studioni me lutje seksionet te Doktrina e Besëlidhje 77–80, Shpirti do t’ju udhërrëfejë që të dini se si t’u jepni mësim anëtarëve të klasës suaj në mënyrën më të mirë.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Disa anëtarë të klasës suaj ka më shumë mundësi t’i shprehin idetë e tyre nëse ua kërkoni paraprakisht këtë. Merreni parasysh të lidheni me disa prej tyre disa ditë para orës mësimore që t’u kërkoni nëse do të vinin të përgatitur për të treguar diçka që u bëri përshtypje nga Doktrina e Besëlidhje 77–80.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 77

Perëndia ua zbulon misteret e Tij atyre që përpiqen t’i dinë ato.

  • Anëtarët e klasës mund të tregojnë ide që i gjetën rreth simboleve në librin e Zbulesës gjatë studimit të tyre të seksionit 77 këtë javë. Bashkëbisedimi rreth përgjigjeve që mori Jozef Smithi, mund të çojë drejt një diskutimi rreth mënyrës se si anëtarët e klasës mund të kërkojnë kuptueshmëri kur i studiojnë shkrimet e shenjta. Çfarë mësojmë nga llojet e pyetjeve që bëri Jozefi? Anëtarët e klasës mund të jenë të gatshëm të tregojnë përvoja kur pyetjet e tyre për ungjillin çuan drejt një kuptueshmërie më të madhe.

Doktrina e Besëlidhje 78:17–19

Zoti do të na udhëheqë përgjatë udhës.

  • Për të filluar një diskutim të vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 78:17–19, ju mund të tregoni fotografi të disa prej anëtarëve të klasës suaj kur ishin fëmijë (kërkojuni atyre që më parë që t’i sjellin këto fotografi në klasë). Lëreni klasën të hamendësojë se kush është në secilën fotografi. Anëtarët e klasës që i sollën fotografitë, mund të flasin rreth mënyrës se si kanë ndryshuar që nga koha kur u bënë ato fotografi. Më pas klasa mund të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 78:17–19 dhe të përsiatë pyetje të tilla si këto: Në ç’mënyrë jemi ne për Zotin si fëmijë të vegjël? Në ç’mënyra dëshiron Ai që ne të jemi si fëmijë (shih Mosia 3:19) dhe në ç’mënyra dëshiron Ai që ne të rritemi? Çfarë këshille na jep Ai në këto vargje që të na ndihmojë të rritemi?

    Që ta zgjeroni kuptueshmërinë e anëtarëve të klasës për mënyrën se si Zoti mund të na “udhëheq[ë] përgjatë udhës” (vargu 18), merrni parasysh të lexoni thënien te pjesa Burime Shtesë.

Doktrina e Besëlidhje 79–80

Thirrja për t’i shërbyer Perëndisë ka më shumë rëndësi sesa ku shërbejmë.

  • Mund të ketë njerëz në klasën tuaj që u ndien të zhgënjyer fillimisht me një thirrje që e morën në lagje apo degë, ose me vendin ku u caktuan për të shërbyer si misionarë. Disa prej tyre mund të jenë të gatshëm të tregojnë për përvojat e tyre. Si mund të na ndihmojë në këto rrethana këshilla e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 80:3? Çfarë domethënie mund të ketë fraza “nuk ka rëndësi”? Ose fraza “nuk mund të shkoni në udhë të gabuar”? Çfarë mund të ketë rëndësi më të madhe për Zotin për sa u përket thirrjeve tona? Idetë e Plakut Dejvid A. Bednar mbi seksionin 80 në fjalën e tij “Thirrur për Veprën” mund të jenë gjithashtu të dobishme (Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 68).

  • Zbulesat te seksionet 79 dhe 80 fillimisht iu drejtuan njerëzve që u thirrën për të predikuar ungjillin, por ato përmbajnë parime që mund të gjejnë zbatim për ne të gjithë në shërbimin tonë ndaj Zotit. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i gjejnë këto parime, ju mund t’u kërkoni të mendojnë sikur kanë një mik/e që kohët e fundit u bashkua me Kishën dhe sapo mori thirrjen e tij ose të saj të parë. Ftojini anëtarët e klasës t’i shkruajnë mikut/es të tyre një letër përkrahjeje e këshille dhe nxitini që të citojnë nga seksionet 79 dhe 80 ndërkohë që e bëjnë këtë gjë. Më pas disa anëtarë të klasës mund të tregojnë atë që shkruan.

    gra duke folur

    Zoti kënaqet kur u shërbejmë Atij dhe të tjerëve.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Zoti do të na udhëheqë me anë të Frymës së Shenjtë.

Presidenti Henri B. Ajring tregoi një përvojë kur ai u lut për udhërrëfim lidhur me një vendim të rëndësishëm dhe mësoi se si të udhëhiqej nga Zoti:

“Unë lutesha, por kalonin orë dhe nuk dukej ndonjë përgjigje. Pikërisht përpara agimit, pata një ndjesi. Më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër që kur kisha qenë fëmijë, u ndjeva si i tillë. Zemra dhe mendja ime dukeshin se po qetësoheshin shumë shpejt. Kishte një paqe në këtë qetësi të brendshme.

Për habinë time, unë e pashë veten duke u lutur: ‘Ati Qiellor, nuk ka rëndësi se çfarë dua unë. Unë nuk dua t’ia di më se çfarë dua. Unë dua vetëm që vullneti Yt të plotësohet. Kjo është e gjitha që unë dua. Të lutem më trego çfarë të bëj.’

Në atë çast u ndjeva aq i qetë brenda vetes sa nuk isha ndier ndonjëherë tjetër. Dhe mesazhi erdhi dhe unë isha i sigurt se nga kush vinte. Ishte e qartë se çfarë duhet të bëja. Unë nuk mora ndonjë premtim për përfundimin. Ishte vetëm siguria se unë isha një fëmijë të cilit i ishte thënë se çfarë rruge të çonte tek ajo që Ai donte për mua” (“As a Child”, Ensign ose Liahona, maj 2006, f. 16; [“Si Fëmijë”, Konferenca e Përgjithshme, prill 2006, f. 27]).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fillojeni me shkrimet e shenjta. Përpara se t’u drejtoheni burimeve plotësuese, studiojini me zell dhe përsiatini shkrimet e shenjta. Kjo do ta ftojë Shpirtin t’ju ndihmojë që, kur jepni mësim, ta përdorni atë që keni studiuar (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 12).