Doktrina e Besëlidhje 2021
28 Qershor – 4 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 71–75: “Nuk Ka Asnjë Armë që Formohet kundër Jush, që do të Përparojë”


“28 Qershor – 4 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 71–75: ‘Nuk Ka Asnjë Armë që Formohet kundër Jush, që do të Përparojë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“28 Qershor – 4 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 71–75”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

Jezusi me dele

Pranë Zemrës së Bariut, nga Simon Dewey

28 Qershor – 4 Korrik

Doktrina e Besëlidhje 71–75

“Nuk Ka Asnjë Armë që Formohet kundër Jush, që do të Përparojë”

Ndërsa lexoni seksionet te Doktrina e Besëlidhje 71–75, mendoni rreth njerëzve të cilëve u jepni mësim. Çfarë dini për ta? Çfarë u nevojitet atyre?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë disa të vërteta që i gjetën gjatë studimit të seksioneve te Doktrina e Besëlidhje 71–75. Çfarë përvojash kanë pasur ata me këto të vërteta?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 71

Ne mund ta ndjekim udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë kur i mbrojmë bindjet tona fetare.

  • A jeni ndier ndonjëherë të frikësuar ose nervozë rreth mbrojtjes së bindjeve tuaja fetare? Ndoshta mund t’i ftoni anëtarët e klasës që të shkruajnë në tabelë fjalë ose fraza që i gjejnë te Doktrina e Besëlidhje 71, të cilat përshkruajnë mënyrën se si Zoti u kërkoi Jozefit dhe Sidnit t’u përgjigjeshin kritikave nga Ezra Buthi dhe të tjerët. Anëtarët e klasës më pas mund të diskutojnë në grupe të vogla se çfarë domethënie kanë këto udhëzime për ne sot. Përse është e rëndësishme që ne të veprojmë “sipas asaj pjese të Shpirtit” që na e jep Zoti? (Vargu 1).

    Mund të jetë gjithashtu e dobishme të shihni materialin filmik “Everyday Example: When Beliefs Are Questioned” [“Shembuj nga Jeta e Përditshme: Kur Bindjet Fetare Vihen në Pikëpyetje”] (ChurchofJesusChrist.org). Anëtarët e klasës mund të kërkojnë mënyrat se si paraqiten të vërtetat te seksioni 71 në materialin filmik. Ndoshta ata mund të tregojnë edhe shembuj të mënyrës se si Shpëtimtari iu përgjigj kritikuesve të Tij (për shembuj, shihni te Mateu 22:15–22; 26:59–64; Gjoni 10:37–38).

Doktrina e Besëlidhje 72:8–16

Peshkopët janë kujdestarë për çështjet shpirtërore dhe materiale të mbretërisë së Zotit.

  • Si mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jepni mësim, udhëzimet e Zotit drejtuar Njull K. Uitnit kur ai u thirr të ishte peshkopi në Kirtland, që të tregojnë vlerësim për peshkopët që janë thirrur t’u shërbejnë atyre? Mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të shikojnë te Doktrina e Besëlidhje 72:8–16, duke kërkuar disa nga përgjegjësitë e Peshkopit Uitni dhe më pas t’i krahasoni ato me përgjegjësitë e peshkopëve sot (shih përshkrimin e Presidentit Gordon B. Hinkli mbi përgjegjësitë e një peshkopi te pjesa “Burime Shtesë” ose materialin filmik që lidhet me të “The Office of Bishop” [“Detyra e Peshkopit”] [ChurchofJesusChrist.org]). Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë se si janë bekuar nga shërbimi i një peshkopi. Çfarë mund të bëjmë për ta mbështetur më plotësisht peshkopin tonë?

    fuçi dhe thasë me ushqime

    Peshkopët i ndihmojnë anëtarët t’i plotësojnë nevojat e tyre materiale.

Doktrina e Besëlidhje 73

Ne mund të kërkojmë mundësi për ta përhapur ungjillin.

  • Zoti u tha Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit që ta predikonin ungjillin “për aq sa [ishte] e praktikueshme” (Doktrina e Besëlidhje 73:4) ndërkohë që gjithashtu punonin për përkthimin e Biblës. Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë disa mënyra që i kanë gjetur “të praktikueshme” – ose realiste – për ta përhapur ungjillin mes përgjegjësive të tyre të tjera. Ata mund të gjejnë disa këshilla të dobishme në mesazhin e Plakut Diter F. Uhtdorf “Puna Misionare: Shprehja e Asaj që Keni në Zemër” (Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 15–18).

Doktrina e Besëlidhje 75:2–16

Perëndia dëshiron që ne të “puno[jmë] me fuqi[në]” tonë.

  • Udhëzimet e Zotit dhënë disa pleqve për mënyrën se si ta përhapnin ungjillin, mund tʼi frymëzojnë anëtarët e klasës që ta përhapin ungjillin më me zell. Mund të shkruani në tabelë Punoni me fuqinë tuaj dhe kërkojuni anëtarëve të klasës të renditin fjalë e fraza që u vijnë në mendje kur mendojnë për dikë që punon me fuqinë e tij ose të saj për ta përhapur ungjillin. Ata gjithashtu mund të diskutojnë çfarë do të thotë të “qëndroni” ose të “jini dembelë” në përhapjen e ungjillit. Çfarë na mëson Doktrina e Besëlidhje 75:2–16 për mënyrën se si Shpëtimtari i përkrah ata që i shërbejnë Atij me besnikëri?

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Përgjegjësitë e një peshkopi.

Presidenti Gordon B. Hinkli dha mësim:

“Mbaj në zemrën time një vlerësim të thellë për peshkopët tanë. Jam thellësisht mirënjohës për zbulesën nga i Plotfuqishmi nën të cilën kjo detyrë u krijua dhe funksionon. …

… Ne presim që ju të qëndroni si prifti i lartë kryesues i lagjes, një këshillues për njerëzit, një mbrojtës e ndihmues i atyre që janë në telash, një ngushëllues për ata në hidhërim, një furnizues për njerëzit nevojtarë. Ne presim që ju të qëndroni si një rojë dhe mbrojtës i doktrinës që jepet mësim në lagjen tuaj, i cilësisë së mësimdhënies, i plotësimit të detyrave të shumta që janë të nevojshme. …

… Ju duhet të kujdeseni që askush të mos jetë i uritur ose pa veshmbathje apo strehim. Ju duhet t’i dini rrethanat e të gjithë njerëzve mbi të cilët kryesoni.

Ju duhet të jeni një ngushëllues dhe udhërrëfyes për njerëzit tuaj. Dera juaj duhet të jetë përherë e hapur ndaj çfarëdo vajtimi nga brengat. Supet tuaja duhet të jenë të forta për të mbajtur me ta barrët e tyre. Ju duhet t’i drejtoheni me dashuri edhe keqbërësit” (“The Shepherds of the Flock”, Ensign, maj 1999, f. 52–53).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Bëhuni një mësues më i ngjashëm me Krishtin. Merreni parasysh të përdorni pyetjet e vlerësimit vetjak në faqen 37 të manualit Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, për t’ju ndihmuar që të mësoni se si ju mund të jepni mësim më shumë si Shpëtimtari.