“15–21 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 133–134: ‘Përgatituni Ju për Ardhjen e Dhëndrit’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“15–21 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 133–134”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021
15–21 Nëntor
Doktrina e Besëlidhje 133–134
“Përgatituni Ju për Ardhjen e Dhëndrit”
Cilat të vërteta te Doktrina e Besëlidhje 133–134 e ndieni se do ta ndihmojnë klasën tuaj më shumë? Merrini parasysh plot lutje nevojat e tyre teksa studioni këtë javë.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Ju mund të shkruani frazën vini veshin në tabelë dhe ftojini anëtarët e klasës të shkruajnë pranë saj vargje nga Doktrina e Besëlidhje 133–134 të cilave ata besojnë se kemi nevojë t’ua vëmë veshin në kohën tonë. Kërkojuni të shprehin mendimet e tyre rreth këtyre vargjeve. (Ndihmojini anëtarët e klasës që të përqendrohen te parime doktrinore në vend të pikëpamjeve politike.)
Jepeni Mësim Doktrinën
Doktrina e Besëlidhje 133:1–19; 37–39
Zoti dëshiron që ne të përgatitemi për Ardhjen e Tij të Dytë.
-
Si do ta ndihmoni klasën tuaj të kuptojë përse është e rëndësishme që ta shenjtërojmë veten, me qëllim që t’i ndihmojmë të tjerët për t’u përgatitur për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit? Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të shqyrtojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 133:1–19, 37–39 dhe të bëjnë dy lista: një listë për këshillën e Zotit rreth mënyrës se si ta shenjtërojmë veten dhe një tjetër për këshillën rreth mënyrës se si ta përgatitim botën për kthimin e Shpëtimtarit. Çfarë do të thotë, në një kuptim shpirtëror, që të “ikni nga Babilonia” (vargu 5) dhe të “ik[ni] për në Sion”? (Vargu 12.) Për më shumë informacion se çfarë do të thotë fjala shenjtërim, shihni “Shenjtërim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org).
Doktrina e Besëlidhje 133:19–53
Ardhja e Dytë do të jetë e gëzueshme për të drejtët.
-
Në studimin e tyre të shkrimeve të shenjta në shtëpi, anëtarët e klasës suaj mund të kenë gjetur fragmente domethënëse në këtë seksion që i bëjnë ata të presin me padurim Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Ftojini t’i tregojnë këto fragmente. Ju gjithashtu mund ta ftoni klasën që në dyshe të shqyrtojë vargjet 19–53, duke kërkuar arsyet për ta pritur me padurim Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Teksa anëtarët e klasës tregojnë atë që gjetën, nxitini të flasin rreth mënyrës se si Shpëtimtari i ka “shëlb[uar] ata dhe i [ka] mbajt[ur] ata, dhe i [ka] mbështet[ur] ata” (vargu 53). Këndoni së bashku një himn rreth dashurisë së Shpëtimtarit, të tillë si “Dashuria e Shpëtimtarit Tonë” (Himne, nr. 59). Çfarë “këngë [të tjera] gëzimi të përjetshëm” (vargu 33) na ndihmojnë të ndiejmë “dashamirësinë e Zotit [tonë]”? (Vargu 52.)
“Qeveritë u krijuan nga Perëndia për përfitimin e njeriut.”
-
Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të mësojnë nga Doktrina e Besëlidhje 134, ju mund të vini në një enë ose në tabelë pyetje si këto: Si dëshiron Perëndia që qeveritë të jenë për përfitimin e fëmijëve të Tij? Çfarë duhet të bëjmë nëse ligjet tokësore bien në kundërshtim me ligjet qiellore? Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë tona si qytetarë? Ftojini anëtarët e klasës që të zgjedhin një pyetje dhe ta përdorin seksionin 134 për të krijuar një përgjigje. Nxitini anëtarët e klasës që të mos flasin për çështje ose pikëpamje të caktuara politike.
-
Liria që të “adhuroj[më] si, ku dhe çfarë të zgjedhi[m]” (Nenet e Besimit 1:11) është një privilegj që Zoti dëshiron ta ketë çdokush. Nëse e ndieni që do t’i sjellë përfitim klasës suaj po të flisni rreth parimit të lirisë fetare, merreni parasysh që të lexoni së bashku vargjet te Doktrina e Besëlidhje 134:4, 7, 9. Çfarë na mësojnë këto vargje rreth rolit të një qeverie në mbrojtjen e lirisë fetare? Si mund të nxitim përkrahje ndaj lirisë fetare për të tjerët dhe për veten tonë? Anëtarët e klasës mund të gjejnë ide që të ndihmojnë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje te pjesa “Burime Shtesë”.
Burime Shtesë
Gurët kryesorë të lirisë fetare.
Plaku Robert D. Hejls na mësoi:
“Këto janë katër gurët [kryesorë të] lirisë fetare, mbi të cilat ne, si shenjtorë të ditëve të mëvonshme, duhet të mbështetemi dhe t’i mbrojmë.
E para është liria për të besuar. Asnjë njeri nuk duhet të kritikohet, përndiqet apo sulmohet nga individë apo qeveri, për atë që ai ose ajo beson rreth Perëndisë. …
Guri i dytë i qoshes i lirisë fetare është liria për të ndarë besimin tonë dhe bindjet tona me të tjerët. … Si prindër, misionarë kohëplotë dhe misionarë anëtarë, ne mbështetemi në lirinë fetare me qëllim që ta japim mësim doktrinën e Zotit në familjet tona dhe kudo në botë.
Guri i tretë i qoshes i lirisë fetare është liria për të formuar një organizatë fetare, një kishë, për të adhuruar në mënyrë paqësore me të tjerët. Neni i njëmbëdhjetë i besimit deklaron: ‘Ne shpallim privilegjin e adhurimit të Perëndisë së Plotfuqishëm në përputhje me zërin e ndërgjegjes sonë dhe u lejojmë të gjithë njerëzve të njëjtin privilegj, që ata duhet të adhurojnë si, ku dhe çfarë të zgjedhin’. …
Guri i katërt i qoshes i lirisë fetare është liria për të jetuar besimin tonë – ushtrimin e lirë të besimit jo thjesht në shtëpi e kishë, por edhe në vende publike” (“Ruajtja e Lirisë së Zgjedhjes, Mbrojtja e Lirisë Fetare”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 112).