Doktrina e Besëlidhje 2021
1–7 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 125–128: “Një Zë Gëzimi për të Gjallët dhe të Vdekurit”


“1–7 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 125–128: ‘Një Zë Gëzimi për të Gjallët dhe të Vdekurit’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“1–7 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 125–128”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

familje me paraardhës në botën e shpirtrave

Ne me Ata dhe Ata me Ne, nga Caitlin Connolly

1–7 Nëntor

Doktrina e Besëlidhje 125–128

“Një Zë Gëzimi për të Gjallët dhe të Vdekurit”

Përsiatini këto fjalë nga Plaku Ulises Soares: “Mësuesi më i mirë është një njeri që është shembull i mirë. Kur japim mësim diçka që e jetojmë vërtetë, mund të bëjë një ndryshim në zemrën e atyre që u japim mësim” (“Si Mund ta Kuptoj?Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 7).

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Anëtarët e klasës mund të shkruajnë në tabelë fraza nga Doktrina e Besëlidhje 125–128 që u lënë mbresa atyre. Lërini t’i shprehin mendimet e tyre rreth këtyre frazave. Si ndikoi studimi i këtyre të vërtetave te veprimet e tyre këtë javë?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 126

“Të kujdesesh në mënyrë të veçantë për familjen tënde.”

  • Thirrjet që Brigam Jangu i mori për të shërbyer në Kishë kërkonin prej tij dhe familjes së tij që të bënin sakrifica të mëdha. Fjalët e Zotit drejtuar Brigamit në seksionin 126 mund të frymëzojnë një diskutim në klasë rreth arsyes përse Zoti nganjëherë kërkon sakrificë gjatë shërbimit tonë. Si na ka ndihmuar Zoti që t’i përmbushim përgjegjësitë tona në shtëpi, në thirrjet në Kishë dhe në aspekte të tjera të jetës?

Doktrina e Besëlidhje 127:2–4

Ne mund të mbështetemi te Zoti gjatë kohëve të vështira.

  • Si mund t’i ndihmojë Doktrina e Besëlidhje 127:2–4 anëtarët e klasës të cilët e ndiejnë se, ashtu si Jozef Smithi, ata po notojnë në “ujë të thellë”? Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës që t’i lexojnë këto vargje dhe të tregojnë se si do ta përmblidhnin qëndrimin e Jozefit kundrejt sfidave të tij. Cilat fraza nga këto vargje do ta ndihmonin dikë që po has vështirësi? Si u mbështet Jozefi te Zoti gjatë sprovave të tij? Si mund ta ndjekim shembullin e tij?

Doktrina e Besëlidhje 128

Shpëtimi i paraardhësve tanë është thelbësor për shpëtimin tonë.

  • Merreni parasysh se si mund t’i frymëzoni anëtarët e klasës që të marrin pjesë në punën në tempull dhe në punën për historinë familjare. Doktrina e Besëlidhje 128:15–18 mund t’i ndihmojë të ndiejnë nevojë të ngutshme për këtë punë; ju mund t’i ftoni të kërkojnë në këto vargje për diçka që e rrit dëshirën e tyre për të bërë pagëzime për paraardhësit e tyre të vdekur. Pyetje si këto mund t’i ndihmojnë ata që t’i përsiatin këto vargje: Përse nuk mundemi “pa të vdekurit tanë, të bëhemi të përsosur”? (Vargu 15.) Përse Jozef Smithi e quan pagëzimin për të vdekurit “më të lavdishmen e të gjitha çështjeve që i përkasin ungjillit të përjetshëm”? (Vargu 17; shih edhe citimin te pjesa “Burime Shtesë”). Në çfarë kuptimi mund të mallkohet toka nëse nuk ka një “lidhje bashkëngjitëse … midis etërve dhe fëmijëve”? (Vargu 18.) Nëse anëtarët e klasës kanë nevojë për ndihmë që të fillojnë punën për historinë familjare, ju mund ta ftoni udhëheqësin/en e lagjes për tempullin dhe historinë familjare që t’u paraqesë faqen FamilySearch.org.

    Ju gjithashtu mund t’i frymëzoni ata me vargje që shprehin gëzimin e punës në tempull dhe të historisë familjare, të tilla si Doktrina e Besëlidhje 128:19–23. Anëtarët e klasës mund t’i lexojnë këto vargje dhe të gjejnë fraza që tregojnë se si u ndie Jozef Smithi rreth shpëtimit të të vdekurve. Më pas ju mund t’u kërkoni atyre që të tregojnë përvoja kur patën ndjenja të ngjashme rreth kësaj pune. Edhe shfaqja e njërit nga materialet filmike te pjesa “Burime Shtesë” mund t’u japë atyre kurajë.

  • Ngaqë shpëtimi i të vdekurve është unik për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne mund të kemi mundësi që t’ua shpjegojmë këtë doktrinë njerëzve që kurrë nuk e kanë dëgjuar atë më parë. Anëtarët e klasës mund të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 128 për diçka që mund ta tregonin në një bashkëbisedim me dikë që bën pyetje rreth pagëzimit për të vdekurit. Çfarë na mëson kjo doktrinë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? Lejojini anëtarët e klasës të ushtrojnë atë që do të thoshin.

    i ri me karta të emrave të familjes

    Bërja e shërbimit në tempull për paraardhësit tanë i lidh zemrat tona me ta.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Materiale filmike rreth punës së historisë familjare (shih ChurchofJesusChrist.org).

“I Couldn’t Explain the Feeling” [“Nuk Mund ta Shpjegoja Ndjenjën”]

“If We Put God First” [“Nëse e Vëmë Perëndinë të Parin”]

“Redeeming the Dead Redeemed Me” [“Shëlbimi i të Vdekurve më Shëlboi Mua”]

“A Visit from Father” [“Një Vizitë nga Babai”]

“Connected to Eternal Families” [“Të Lidhur në Familje të Përjetshme”]

“Gatherers in the Kingdom” [“Mbledhës në Mbretëri”]

“Including Me” [“Përfshirë Mua”]

“Is Anything Too Hard for the Lord?” [“A Ka Ndonjë Gjë Shumë të Vështirë për Zotin?”]

“A Glorious and Wonderful Provision” [“Ç’gjëra të Lavdishme dhe të Mrekullueshme”].

Presidenti Gordon B. Hinkli tha:

“Shlyerja e Jezusit në emër të të gjithëve përfaqëson një flijim të madhërishëm mëkëmbës. Ai caktoi modelin sipas të cilit Ai u bë një mëkëmbës për gjithë njerëzimin. Ky model, sipas të cilit një njeri mund të veprojë në emër të një tjetri, përçohet në ordinancat e shtëpisë së Zotit. Këtu ne shërbejmë në emër të atyre që kanë vdekur pa një njohuri për ungjillin. E tyrja është mundësia për ta pranuar ose refuzuar ordinancën që kryhet. Atyre u jepen mundësi të barabarta me njerëzit që janë në tokë. Të vdekurve u jepet e njëjta mundësi si të gjallëve. Edhe një herë, ç’gjëra të lavdishme e të mrekullueshme na ka dhënë i Plotfuqishmi nëpërmjet zbulesës së Tij që ia dha Profetit të Tij” (“The Great Things Which God Has Revealed”, Ensign ose Liahona, maj 2005, f. 82–83).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Lutuni për anëtarët e klasës suaj. Lutuni me emër për ata të cilëve u jepni mësim dhe përpiquni t’i kuptoni nevojat e tyre të veçanta. Kur e bëni këtë, Ati Qiellor mund t’ju ndihmojë të dini se çfarë të jepni mësim, me qëllim që të ndihmoni për t’i plotësuar ato nevoja. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 6.)