Doktrina e Besëlidhje 2021
25–31 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 124: “Një Shtëpi për Emrin Tim”


“25–31 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 124: ‘Një Shtëpi për Emrin Tim’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“25–31 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 124”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

Navuja

Navuja, i Bukuri, nga Larry Winborg

25–31 Tetor

Doktrina e Besëlidhje 124

“Një Shtëpi për Emrin Tim”

Me qëllim që Shpirti të sjellë parime në kujtesën tonë teksa japim mësim (shih Gjoni 14:26), ne fillimisht duhet të studiojmë me zell dhe t’i përsiatim ato parime.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë diçka që e gjetën te Doktrina e Besëlidhje 124, që i bëri ta shikonin një parim të ungjillit në një mënyrë të re. Çfarë lexuan – individualisht ose si familje – që e ndryshoi mënyrën se si ndihen, mendojnë ose jetojnë?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 124:15, 20

Zoti kënaqet me integritetin.

  • Te seksioni 124, Zoti i lavdëroi Hajrëm Smithin dhe Xhorxh Millerin për integritetin e tyre. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta studiojnë këtë tipar më thellësisht, ju mund t’i ftoni të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 124:15, 20 dhe të përsiatin atë që mësojnë rreth integritetit nga këto vargje. Çfarë tjetër mësojmë nga shkrimet e shenjta, të renditura nën zërin “Integritet” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org) ose nga mesazhi i Plakut Riçard J. Meinis “Të Fitoni Mirëbesimin e Zotit dhe të Familjes Suaj”? (Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 75–77). Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë shembuj të njerëzve që i njohin, të cilët kanë integritet. Përse është integriteti një tipar kaq me vlerë?

Doktrina e Besëlidhje 124:22–24, 60–61

Zoti dëshiron që ne t’i mirëpresim e t’i pranojmë të tjerët.

  • Anëtarët e klasës suaj mund të mësojnë diçka nga përshkrimi i Zotit për Shtëpinë e Navusë, që mund t’i ndihmojë në ndërveprimet e tyre me njerëz që nuk janë shenjtorë të ditëve të mëvonshme ose që janë larguar nga Kisha. Ju mund të vizatoni në tabelë një shtëpi dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 124:22–24, 60–61 për fjalë që Zoti i përdori për të përshkruar qëllimet e Shtëpisë së Navusë. Më pas ata mund t’i shkruajnë fjalët përreth shtëpisë. Si mund të zbatohen këto fjalë edhe për Kishën e Jezu Krishtit? Çfarë mund të bëjmë që të krijojmë po këtë kulturë të ngjashme mikpritëse në lagjen tonë dhe shtëpitë tona?

Doktrina e Besëlidhje 124:25–45, 55

Zoti na urdhëron të ndërtojmë tempuj që të mund të marrim ordinanca të shenjta.

  • Ndoshta anëtarët e klasës mund të përfytyrojnë sikur po jetojnë në Navu në vitin 1841 dhe po punojnë për ndërtimin e Tempullit të Navusë kur një mik i pyet: “Përse vazhdojmë t’i ndërtojmë këta tempuj?” Çfarë do t’i thoshim këtij miku? Anëtarët e klasës mund të kërkojnë ide te Doktrina e Besëlidhje 124:28–30, 37–42, 55. Nëse disa anëtarë të klasës nuk kanë njohuri për ordinancat e përmendura në këto vargje, merreni parasysh të përshkruani qëllimet dhe bekimet e këtyre ordinancave. Shihni te temples.ChurchofJesusChrist.org për udhëzim rreth asaj që mund të diskutohet në mënyrë të përshtatshme jashtë tempullit dhe për fotografitë e tempujve që mund t’i tregoni në klasë.

    Jozef Smithi me burra duke ndërtuar Tempullin e Navusë

    Jozef Smithi tek Tempulli i Navusë, nga Gary E. Smith

Doktrina e Besëlidhje 124:45–55

Zoti do t’i bekojë ata që përpiqen fort për t’iu bindur urdhërimeve të Tij.

  • Shenjtorët ishin urdhëruar që të ndërtonin një tempull në kontenë Xhekson, por u “penguan prej armiqve të tyre” (Doktrina e Besëlidhje 124:51). Te vargjet 49–55, ku Zoti foli për këtë situatë, mund të ketë një mesazh sigurie për njerëzit që dëshirojnë t’u binden urdhërimeve të Perëndisë, por pengohen për ta bërë këtë gjë për shkak të rrethanave familjare ose të tjera. Ju mund t’i lexoni këto vargje me anëtarët e klasës dhe t’u kërkoni të mendojnë për situata në të cilat njerëzit mund të mos jenë në gjendje t’i plotësojnë dëshirat e tyre të drejta për shkak të rrethanave që nuk mund t’i kontrollojnë. Çfarë këshille gjejmë në këto vargje që mund ta ndihmojnë dikë që është në një situatë të tillë? Çfarë na mësojnë këto vargje rreth bindjes?

Doktrina e Besëlidhje 124:91–92

Zoti mund të na udhërrëfejë nëpërmjet bekimeve tona patriarkale.

  • A do të përfitonin anëtarët e klasës suaj nga një diskutim rreth patriarkëve dhe bekimeve patriarkale? Ju mund ta filloni duke i ftuar anëtarët e klasës të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 124:91–92, duke kërkuar se çfarë u thirr Hajrëm Smithi të bënte. Më pas ju mund të shkruani në tabelë Çfarë e Përse dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të lexojnë zërin “Bekime Patriarkale” (Të Vërtetë ndaj Besimit, f. 16–18) për të gjetur se çfarë janë bekimet patriarkale dhe përse janë ato me vlerë. Si mund të përgatitet një person për të marrë një bekim patriarkal? Merreni parasysh t’i ftoni disa njerëz që i kanë marrë bekimet e tyre patriarkale, që të tregojnë përse janë mirënjohës për to. (Kujtojuni atyre të mos tregojnë asgjë që është tepër vetjake apo e shenjtë nga bekimet e tyre.) Si mund ta tregojmë se i ruajmë si thesar bekimet tona patriarkale?

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Lutuni për anëtarët e klasës suaj. Lutuni me emër për njerëzit të cilëve u jepni mësim. Ju mund të luteni që t’i kuptoni nevojat e tyre dhe të dini se çfarë t’u mësoni me qëllim që të plotësohen ato nevoja. Ju gjithashtu mund t’i kërkoni Atit Qiellor për t’i “përgatitur zemrat e tyre” (Alma 16:16) që t’i pranojnë të vërtetat të cilat do t’i jepni mësim. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 6.)