Doktrina e Besëlidhje 2021
11–17 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 115–120: “Sakrifica e Tij do të Jetë më e Shenjtë sesa Suksesi i Tij”


“11–17 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 115–120: ‘Sakrifica e Tij do të Jetë më e Shenjtë sesa Suksesi i Tij’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“11–17 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 115–120”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

Far‑Uest

Far‑Uest, nga Al Rounds

11–17 Tetor

Doktrina e Besëlidhje 115–120

“Sakrifica e Tij do të Jetë më e Shenjtë sesa Suksesi i Tij”

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, mbani mend se synimi juaj kryesor është që t’i ndihmoni të tjerët të ndërtojnë besim te Jezu Krishti.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Përpara se të flisni rreth parimeve nga seksionet 115–120 që ishin domethënëse për ju, kërkojuni anëtarëve të klasës të tregojnë se çfarë ishte domethënëse për ta. Për shembull, ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të plotësojnë këtë fjali: “Jam mirënjohës që i lexova seksionet 115–120, sepse …”

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 115:4–6

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një mbrojtje dhe një strehim.

  • Anëtarët e klasës mund të shqyrtojnë mesazhin e Presidentit Rasëll M. Nelson “Emri i Saktë i Kishës” (Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 87–90) për ide që i ndihmojnë të kuptojnë vargjet 4–6. Përse është e rëndësishme që të përdorim emrin e saktë të Kishës?

  • Pasi të lexojnë së bashku vargjet te Doktrina e Besëlidhje 115:4–6, anëtarët e klasës mund të diskutojnë se si Kisha dhe anëtarët e saj janë si një dritë ose një flamur. Ju mund të tregoni një figurë të një fari në një stuhi dhe pyetini anëtarët e klasës se si lidhet ai me mesazhin e vargjeve 5–6. Si ju ka dhënë mbledhja në “Sion dhe në kunjat e tij … strehim nga stuhia”? (Vargu 6.)

    fari

    Ne mund të shkëlqejmë si drita për t’i ndihmuar të tjerët të gjejnë strehim në Kishë.

Doktrina e Besëlidhje 117

Sakrificat tona janë të shenjta për Zotin.

  • Ftojini anëtarët e klasës të përfytyrojnë sikur janë Njull K. Uitni ose bashkëshortja e tij, Elisabeta, që ishin pronarë të një dyqani të suksesshëm në Kirtland, por të cilëve iu kërkua nga Zoti ta linin pronën e tyre dhe të shpërnguleshin në Misuri. Ata më pas mund të lexojnë vargjet 1–11 dhe të tregojnë diçka që Zoti e tha se do t’i ndihmonte që ta bënin këtë sakrificë.

  • Mjetet pamore mund t’i ndihmojnë anëtarët e klasës të marrin parasysh “copëz[ën]” që nganjëherë e lakmojmë, në vend të “çështje[ve] më me peshë” (vargu 8). Merreni parasysh të paraqitni sende të tilla si një pikë ujë dhe një shishe me ujë, ose një copëz çokollate dhe një çokollatë të tërë. Ndoshta anëtarët e klasës mund të mendojnë për shembuj të tjerë. Ju mund të shkruani gjithashtu në tabelë copëz dhe çështjet më me peshë dhe vërini anëtarët e klasës të renditin shembuj të gjërave që mund të kemi nevojë t’i “lëshoj[më]” nga (vargu 5) me qëllim që të marrim “bollëk[un]” e Perëndisë (vargu 7).

  • Nëse anëtarët e klasës patën ndonjë mbresë ndërsa lexonin fjalët e Zotit rreth Oliver Granxherit te vargjet 12–15, ftojini të tregojnë. Përse sakrificat tona mund të jenë më të shenjta për Zotin sesa suksesi ynë?

Doktrina e Besëlidhje 119–120

Nëpërmjet pagimit të së dhjetës, ne ndihmojmë që ta ngremë dhe “shenjtëroj[m]ë tokën e Sionit”.

  • Përfytyroni forcën shpirtërore që mund të vijë nga anëtarët e klasës kur ndajnë me njëri‑tjetrin bekimet që i kanë marrë prej bindjes ndaj ligjit të së dhjetës. Ata mund të lexojnë gjithashtu te Doktrina e Besëlidhje 119:6 dhe të diskutojnë se si ky ligj mund ta “shenjtëroj[ë] tokën e Sionit” dhe ta bëjë lagjen ose degën tonë “një tokë [të] Sionit për [ne]”. Ata mund të lexojnë gjithashtu te Malakia 3:8–12 për të përcaktuar bekimet që Zoti premton për pagimin e së dhjetës.

  • Nëse anëtarët e klasës kanë pyetje rreth mënyrës se si përdoret e dhjeta, ju mund t’i ftoni të lexojnë seksionin 120 dhe shpjegimin te pjesa “Burime Shtesë”. (Plaku Dejvid A. Bednar jep gjithashtu një përshkrim të dobishëm te “Pragjet e Qiellit” [Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 19–20].) Si mund t’i ndihmojmë të tjerët që ta rritin besimin e tyre te ligji i Zotit për të dhjetën?

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Këshilli mbi Planifikimin e të Dhjetave.

Plaku Robert D. Hejls tha:

“Siç zbulohet nga Zoti, përdorimi i së dhjetës përcaktohet nga një këshill i përbërë nga Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Peshkopata Kryesuese. Zoti në mënyrë të veçantë thotë që puna e këshillit të drejtohet ‘me anë të zërit tim për ta’ [Doktrina e Besëlidhje 120:1]. Ky këshill quhet Këshilli mbi Planifikimin e të Dhjetave.

Është e mrekullueshme ta dëshmoni këtë këshill t’ia vërë veshin zërit të Zotit. Çdo anëtar është i vetëdijshëm për të gjitha vendimet e këshillit dhe merr pjesë në të gjitha ato. Asnjë vendim nuk merret derisa këshilli të jetë i njëzëshëm. Të gjitha fondet e së dhjetës shpenzohen për qëllimet e Kishës, duke përfshirë mirëqenien – përkujdesjen për të varfrit dhe nevojtarët – tempujt, godinat dhe mirëmbajtjen e shtëpive të mbledhjeve, arsimimin, programin mësimor – shkurtimisht, veprën e Zotit. …

… Unë jap dëshminë time për Këshillin mbi Planifikimin e të Dhjetave. Unë jam ulur në këtë këshill për 17 vjet si Peshkopi Kryesues i Kishës dhe tani si anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Pa asnjë përjashtim, fondet e së dhjetës së kësaj Kishe janë përdorur për qëllimet e Tij” (“Tithing: A Test of Faith with Eternal Blessings”, Ensign ose Liahona, nëntor 2002, f. 28).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ftojini anëtarët e klasës që t’i japin mësim njëri‑tjetrin. “Mund të jetë e përshtatshme që t’i ftoni nxënësit ta ndihmojnë njëri‑tjetrin që të gjejnë përgjigje për pyetjet e tyre. Kur nxiteni nga Shpirti, ju mund të vendosni ta bëni këtë edhe nëse e ndieni se e dini përgjigjen” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 24).