Doktrina e Besëlidhje 2021
4–10 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 111–114: “Unë do t’i Urdhëroj të Gjitha Gjërat për të Mirën Tuaj”


“4–10 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 111–114: ‘Unë do t’i Urdhëroj të Gjitha Gjërat për të Mirën Tuaj’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“4–10 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 111–114”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

Jozef Smithi duke predikuar

4–10 Tetor

Doktrina e Besëlidhje 111–114

“Unë do t’i Urdhëroj të Gjitha Gjërat për të Mirën Tuaj”

Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 111–114, merrini parasysh të vërtetat shpirtërore që Zoti dëshiron t’i kuptojnë anëtarët e klasës suaj. Fryma e Shenjtë do t’ju ndihmojë të udhërrëfeheni për të ditur se te cilat parime të përqendroheni.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Merreni parasysh të vizatoni në tabelë një kuti thesari. Anëtarët e klasës mund të shkruajnë në tabelë vargje nga seksionet 111–114 ku ata gjetën diçka që e konsiderojnë si “thesar” (Doktrina e Besëlidhje 111:2). Kërkojuni disa prej anëtarëve të klasës që të tregojnë atë që e gjetën me vlerë në këto vargje.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 111

Zoti mund t’i “urdhëroj[ë] të gjitha gjërat për të mirën [tonë]”.

  • Këshilla e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 111 mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës suaj kur merakosen rreth shqetësimeve materiale ose shpirtërore, ashtu siç e ndihmoi Jozef Smithin me shqetësimet e tij rreth Sionit. Ju mund ta filloni një diskutim të këtij seksioni duke i ftuar anëtarët e klasës të renditin në tabelë gjëra për të cilat merakosen ata vetë ose njerëz të cilët i njohin. Më pas, me këto shqetësime në mendje, ata mund të kërkojnë te seksioni 111 këshillën dhe ngushëllimin që jep Zoti për të na ndihmuar. Anëtarët e klasës më pas mund të tregojnë se si Shpëtimtari i ka ndihmuar kur ata e vendosën besimin e tyre tek Ai.

  • Anëtarët e klasës suaj mund të kenë pasur përvoja si ajo e Jozefit – kur ndien se Zoti i pranoi ata pavarësisht nga “marrëzitë” e tyre (Doktrina e Besëlidhje 111:1). Si janë përvojat e tyre shembuj për të vërtetat e dhëna mësim te Doktrina e Besëlidhje 111? Për shembull, kur e kanë ndier se Zoti i “urdhëro[i] të gjitha gjërat për të mirën [e tyre]”? (Vargu 11.) Çfarë u mësojnë këto përvoja rreth Shpëtimtarit dhe rreth vetes së tyre?

Doktrina e Besëlidhje 112:3–15, 22

Zoti do t’i udhëheqë ata që e kërkojnë me përulësi vullnetin e Tij.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të diskutojnë se çfarë na mëson seksioni 112 rreth përulësisë, merreni parasysh ta ndani klasën në tri grupe. Jepini secilit grup një nga pyetjet në vijim që t’i përsiatin ndërkohë që shqyrtojnë vargjet 3–15 e 22: Çfarë është përulësia? Si mund të bëhemi më të përulur? Çfarë bekimesh u premtohen njerëzve të përulur? Jepuni anëtarëve të klasës kohë për të dhënë përgjigjet e tyre. Grupet mund të fitojnë ide shtesë duke lexuar thënien e Plakut Kuentin L. Kuk te pjesa “Burime Shtesë” ose pjesën e titulluar “Përulësia” te Predikoni Ungjillin Tim (faqet 124–125). Përse përulësia është thelbësore në bërjen e punës së Zotit?

    dy njerëz duke u lutur

    Nëse jemi të përulur, Zoti do të na udhërrëfejë dhe do t’u përgjigjet lutjeve tona.

Doktrina e Besëlidhje 112:12–26

Ata që janë vërtet të kthyer në besim, arrijnë ta njohin Jezu Krishtin.

  • Fakti që disa Apostuj në vitin 1837 u kthyen kundër Profetit, është një kujtues i mirë se pavarësisht nga thirrja që kemi ose se sa shumë dimë për ungjillin, ne duhet të sigurohemi individualisht që jemi vërtet të kthyer në besim. Leximi i këshillës që Zoti i dha Tomas B. Marshit për ta ndihmuar që të formonte unitet në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve, mund t’i japë klasës suaj ide se çfarë do të thotë të kthehesh në besim. Ndoshta anëtarët e klasës mund të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 112:12–26 me një pjesëtar/e të familjes ose një mik/e në mendje – dikë që ndoshta po has vështirësi me besimin e tij ose të saj. Cilat të vërteta në këto vargje do të theksonin anëtarët e klasës që ta ndihmonin atë person të kthehej më shumë në besim? Jepuni anëtarëve të klasës kohë të përsiatin atë që mund të bëjnë për ta forcuar kthimin e tyre vetjak në besimin te Zoti.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Cilësia si e Krishtit e përulësisë.

Plaku Kuentin L. Kuk dha mësim:

“Për fat të keq, në kohën tonë pothuajse në çdo segment të shoqërisë, ne shohim të valëviten vetërëndësia dhe arroganca, ndërkohë që përulësia dhe përgjegjshmëria ndaj Perëndisë denigrohen. Shumica e shoqërisë i ka humbur spirancat e saj themelore dhe nuk e kupton arsyen pse jemi në këtë tokë. Përulësia e vërtetë, e cila është thelbësore për ta arritur qëllimin e Zotit për ne, rrallë është e dukshme.

Është e rëndësishme të kuptohet madhështia e përulësisë, drejtësisë, karakterit dhe inteligjencës së Krishtit, siç personifikohen në shkrimet e shenjta. Është marrëzi të nënvlerësohet domosdoshmëria e përpjekjes së vazhdueshme për këto cilësi e tipare si të Krishtit, veçanërisht e përulësisë, ditë për ditë. …

Më 23 korrik 1837, Profeti Jozef u takua me Plakun Tomas B. Marsh, Presidentin e Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve. Plaku Marsh ishte i shqetësuar dukshëm që Profeti i kishte thirrur dy anëtarë të kuorumit të tij për të shkuar në Angli pa u këshilluar me të. Kur Jozefi u takua me Plakun Marsh, çdo ndjenjë lëndimi u vu mënjanë dhe Profeti mori një zbulesë mbresëlënëse. Ajo tani është seksioni 112 te Doktrina e Besëlidhje. Ajo jep një udhëzim të jashtëzakonshëm nga qielli lidhur me përulësinë dhe punën misionare. Vargu 10 thotë: ‘Ji i përulur; dhe Zoti, Perëndia yt, do të të udhëheqë përdore dhe do t’u japë përgjigje lutjeve të tua’ [Doktrina e Besëlidhje 112:10; theksimi i shtuar]” (“Të Përditshmen si Përjetësinë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 51–52).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përqendrohuni te njerëzit. “Mënyra se si i trajtoni njerëzit është po aq e rëndësishme sa ajo që iu jepni mësim atyre. Nganjëherë shqetësimi ynë për paraqitjen e një mësimi mund të na pengojë nga shprehja e dashurisë sonë për ata, të cilëve u japim mësim. … Merrni parasysh se si mund të përqendroheni në atë që ka më shumë rëndësi” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 6).