Doktrina e Besëlidhje 2021
22–28 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 135–136: “Ai i ‘Ka Vulosur Misionin e Tij dhe Veprat e Tij me Vetë Gjakun e Tij’”


“22–28 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 135–136: ‘Ai i “Ka Vulosur Misionin e Tij dhe Veprat e Tij me Vetë Gjakun e Tij’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“22–28 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 135–136”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

pamje e jashtme e burgut të Karthixhit

Burgu i Karthixhit

22–28 Nëntor

Doktrina e Besëlidhje 135–136

Ai i “Ka Vulosur Misionin e Tij dhe Veprat e Tij me Vetë Gjakun e Tij”

Ndërsa lexoni seksionet 135–136, Fryma e Shenjtë mund t’ju japë ide që mund të jenë të dobishme për anëtarët e klasës suaj. Idetë në këtë përvijim gjithashtu mund t’u japin shkëndijë ideve, të cilat mund t’i përdorni ndërkohë që jepni mësim.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ja një mënyrë se si t’i ftoni anëtarët e klasës të shprehin mendimet e tyre rreth seksioneve 135–136. Ftojini të përfytyrojnë sikur ata të mund të flisnin me një anëtar të Kishës nga viti 1844, dikë që është i brengosur për vdekjen e Jozef Smithit dhe i shqetësuar rreth asaj që kjo mund të nënkuptojë për Kishën. Çfarë mund të tregojmë nga këto seksione që mund ta ndihmojë këtë njeri?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 135; 136:37–39

Jozef dhe Hajrëm Smithi i vulosën dëshmitë e tyre me gjakun e tyre.

  • Në ç’mënyrë sakrificat e Jozefit dhe Hajrëm Smithit i “vulosën” dëshmitë e tyre? Ndoshta anëtarët e klasës mund ta përsiatin këtë pyetje ndërsa shqyrtojnë seksionet te Doktrina e Besëlidhje 135; 136:37–39. Më pas ata mund të tregojnë ndonjë ide që kanë marrë. Ata gjithashtu mund të shprehin ndjenjat e tyre rreth gatishmërisë së Jozefit dhe Hajrëmit që të jepnin jetën e tyre për të vërtetën. Ndërkohë që mund të mos na kërkohet të vdesim për të vërtetën, si mund të jetë jeta jonë një “vulë” për dëshmitë tona?

Doktrina e Besëlidhje 135:3

Jozef Smithi ka bërë më shumë se çdo njeri, përveç Jezusit vetëm, për shpëtimin tonë.

  • Në ç’mënyrë mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës të kuptojnë se çfarë ka bërë Jozef Smithi për shpëtimin e tyre? Ju mund të shkruani në tabelë: Për shkak të asaj që Zoti zbuloi nëpërmjet Jozef Smithit, unë … dhe më pas ftojini anëtarët e klasës të mendojnë për mënyra se si ta plotësojnë këtë fjali. Ata mund ta fillojnë duke kërkuar te Doktrina e Besëlidhje 135:3 për gjëra që Jozef Smithi i bëri për të na ndihmuar që të fitojmë shpëtim. Merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të shprehin ndjenjat e tyre për Jozef Smithin dhe atë që Zoti e zbuloi nëpërmjet tij.

  • Një mënyrë tjetër për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të mendojnë rreth misionit të Jozef Smithit, është t’i ftoni të shkruajnë një nekrologji ose një panegjirik të shkurtër për të. Ju mund të doni të diskutoni për ngjarje ose arritje të rëndësishme nga jeta e tij, të cilat ata mund t’i përfshijnë në të. Çfarë gjejnë te Doktrina e Besëlidhje 135 që mund ta përmendin? Çfarë mund të thoshin në panegjirikun e tyre për t’i ndihmuar të tjerët që ta forcojnë besimin e tyre te misioni hyjnor i Jozef Smithit?

  • Shumë të vërteta rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij u zbuluan nëpërmjet Jozef Smithit – të vërteta që dhanë ndihmesë për shpëtimin e të gjithë burrave dhe grave. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i dallojnë këto ndihmesa, ju mund të paraqitni një figurë të Jezu Krishtit dhe t’u kërkoni disa prej anëtarëve që të lexojnë një varg të parapëlqyer për Jezu Krishtin nga shkrimet e shenjta, të marra nëpërmjet zbulesës, që iu dha Jozef Smithit: Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje dhe Perla me Vlerë të Madhe. Si na ndihmojnë këto shkrime të shenjta që ta kuptojmë Shpëtimtarin dhe të afrohemi më pranë Tij? Si japin ndihmesë për shpëtimin tonë të vërtetat në këto vargje?

Doktrina e Besëlidhje 136

Ne mund ta përmbushim vullnetin e Zotit kur e ndjekim këshillën e Tij.

  • Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet sugjeron që anëtarët e klasës të kërkojnë këshillë te Doktrina e Besëlidhje 136, e cila mund t’i ndihmojë për ta kthyer një sprovë në një përvojë shpirtërore. Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të tregojnë ndonjë këshillë që gjetën. Gjithashtu mund t’u kërkoni ta shqyrtojnë këtë seksion duke kërkuar këshillën që mund të na ndihmojë për të përmbushur vullnetin e Zotit në kohën tonë, ashtu sikurse i ndihmoi shenjtorët në “udhëtimet e tyre drejt Perëndimit” (vargu 1).

    Lagjet Dimërore

    Lagjet Dimërore, nga Greg Olsen

  • Mund të jetë argëtuese për klasën suaj që të krijojë një afishe si ato që gjenden në revistat e Kishës rreth njërit prej vargjeve te seksioni 136. Duke punuar në dyshe ose individualisht, anëtarët e klasës mund të fillojnë duke kërkuar te vargjet për një të vërtetë që u bie në sy. Më pas mund të krijojnë një afishe të thjeshtë që tregon se si kjo e vërtetë, e dhënë mësim në vitin 1847, ende mund të na ndihmojë sot.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Muzikë e Përshtatshme

Të kënduarit e himneve vijuese dhe të shikuarit e materialeve filmike mund ta ftojnë Frymën e Shenjtë ose të frymëzojnë një diskutim rreth punës së Profetit Jozef Smith dhe sakrificës së shenjtorëve që vijuan pas tij.

Një Burr’ të Varfër Plot Pik’llim” (Himne, nr. 20). Ndërkohë që ishte në burgun e Karthixhit, Jozef Smithi i kërkoi Xhon Tejlorit që ta këndonte këtë himn.

Lavdi Burrit” (Himne, nr. 19; material filmik, www.thetabernaclechoir.org/videos/praise-to-the-man-mormon-tabernacle-choir). Teksti i këtij himni u shkrua si shprehje e mirënjohjes ndaj Jozef Smithit.

Eni, Shenjtor’” (Himne, nr. 21; material filmik, www.thetabernaclechoir.org/videos/come-come-ye-saints-mormon-tabernacle-choir).

Faith in Every Footstep” [“Besim në Çdo Hap”] (material filmik, www.thetabernaclechoir.org/videos/faith-in-every-footstep).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Dëshmoni për doktrinën e vërtetë. Ju mund të jepni dëshminë tuaj rreth të vërtetave doktrinore gjatë gjithë mësimit, jo vetëm në fund. Teksa e bëni këtë, Fryma e Shenjtë do ta pohojë të vërtetën e doktrinës në zemrat e atyre të cilëve u jepni mësim. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 21.)