Doktrina e Besëlidhje 2021
13–19 Dhjetor. Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës: “Familja Është Thelbësore në Planin e Krijuesit”


“13–19 Dhjetor. Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës: ‘Familja Është Thelbësore në Planin e Krijuesit’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“13–19 Dhjetor. Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Eja, Më Ndiq –Për Shkollën e së Dielës: 2021

një familje

13–19 Dhjetor

Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës

“Familja Është Thelbësore në Planin e Krijuesit”

Teksa studioni këtë javë dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, merrini parasysh të vërtetat që do t’i përkrahin anëtarët e klasës në përpjekjet e tyre për t’i forcuar shtëpitë dhe familjet e tyre.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i nxitur anëtarët e klasës që të tregojnë atë që mësuan këtë javë nga studimi i tyre i proklamatës për familjen, ju mund t’u kërkoni atyre të zgjedhin cilindo paragraf dhe të përmbledhin në një fjali atë që na mëson ai paragraf.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

“Familja është thelbësore në planin e Krijuesit.”

  • Kisha njihet për theksin e saj te familjet dhe proklamata për familjen zbulon arsyet doktrinore për atë theks. Për të nxitur një diskutim rreth kësaj, ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të përfytyrojnë sikur dikush i pyeti përse Kisha e vë theksin kaq shumë te familjet. Cilat të vërteta nga proklamata mund të tregojmë që t’i përgjigjemi pyetjes së personit?

  • Një arsye përse proklamata për familjen është kaq e rëndësishme, është se ajo ripohon të vërteta që po sulmohen në kohën tonë. Cilat të vërteta në proklamatë na ndihmojnë të mos mashtrohemi nga ide të rreme rreth familjeve në botën e sotme? Si mund të ndikojnë këto të vërteta te zgjedhjet që bëjmë? Thënia nga Plaku Dallin H. Ouks te pjesa “Burime Shtesë” mund të jetë e dobishme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

    një familje duke gatuar

    Prindërit duhet t’i rritin fëmijët e tyre në dashuri dhe drejtësi.

“Lumturia në jetën familjare është e mundur të arrihet më mirë kur bazohet në mësimet e Zotit Jezu Krisht.”

  • Diskutimi i parimeve te paragrafët gjashtë e shtatë të proklamatës për familjen mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës suaj që të gjejnë lumturi më të madhe në marrëdhëniet e tyre familjare. Merreni parasysh që t’i renditni parimet në tabelë dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të zgjedhin një parim për ta diskutuar në dyshe. Ata mund të përdorin pyetje si këto për t’i udhëzuar diskutimet e tyre: Çfarë shembuj të këtij parimi kemi parë në jetën familjare? Si çon drejt lumturisë në familjet tona të jetuarit e këtij parimi? Si na ndihmon të jetuarit e këtij parimi që ta bëjmë Shpëtimtarin themelin e jetës sonë familjare? Cilat shkrime të shenjta mund t’i ndihmojnë familjet tona për ta kuptuar më mirë këtë parim? (Anëtarët e klasës mund të gjejnë shkrime të shenjta duke përdorur Topical Guide [Udhëzuesin Tematik] ose Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta [scriptures.ChurchofJesusChrist.org].) Secila dyshe më pas mund t’i tregojë klasës atë që mësuan.

    Theksoni se pavarësisht nga rrethanat tona të tanishme familjare, ne mund të përpiqemi fort që të ndërtojmë një familje të përjetshme mbi themelin e Shpëtimtarit dhe të ungjillit të Tij.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve … të përgjegjshëm … të nxisin ato masa të krijuara për të ruajtur dhe forcuar familjen.”

  • Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës suaj që ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre për t’i mbrojtur të vërtetat në proklamatën për familjen? Për ta filluar diskutimin, ju mund të diskutoni atë që anëtarët e klasës mësojnë nga titulli i proklamatës. Çfarë është një proklamatë? Çfarë i kualifikoi Presidencën e Parë dhe Këshillin e Të Dymbëdhjetë Apostujve për t’i shpallur botës një proklamatë lidhur me familjet? Anëtarët e klasës mund të renditin atë që ata e konsiderojnë se janë mesazhet kryesore të proklamatës (nxitini të citojnë fragmente të caktuara). Më pas ata mund të diskutojnë për mënyra se si t’i përhapin këto mesazhe në komunitetin ose kombin e tyre. Mesazhi i Motrës Boni L. Oskarson “Mbrojtëse të Proklamatës së Familjes” përmban shembuj që mund t’i shqyrtoni së bashku si klasë (Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 14–17). Ju gjithashtu mund të shihni materialin filmik “Defenders of the Faith” [“Mbrojtës të Besimit”] (ChurchofJesusChrist.org).

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Familjet në planin e Perëndisë.

Presidenti Dallin H. Ouks dha mësim:

“Shenjtorët e ditëve të mëvonshme që e kuptojnë planin e Perëndisë për shpëtimin, kanë një botëkuptim të pashoq që i ndihmon ta kuptojnë arsyen për urdhërimet e Perëndisë, natyrën e pandryshueshme të ordinancave të kërkuara prej Tij dhe rolin themelor të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit. Shlyerja e Shpëtimtarit tonë na shpëton nga vdekja dhe, në varësi nga pendimi ynë, na shpëton nga mëkati. Me atë botëkuptim, shenjtorët e ditëve të mëvonshme kanë përparësi e praktika të dallueshme dhe bekohen me forcën për t’i duruar zhgënjimet dhe dhembjet e jetës në vdekshmëri. …

Plani i ungjillit që çdo familje duhet ta ndjekë për t’u përgatitur për jetën e përjetshme dhe ekzaltimin, përvijohet në proklamatën e Kishës të vitit 1995, ‘Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës’. Sigurisht, shpalljet e saj janë qartësisht të ndryshme nga disa ligje, praktika dhe mbështetje të tanishme të botës në të cilën jetojmë. Në kohën tonë, ndryshimet më të dukshme janë bashkëjetesa pa martesë, martesa mes së njëjtës gjini dhe rritja e fëmijëve në marrëdhënie të tilla. Ata që nuk besojnë tek ekzaltimi apo nuk e dëshirojnë atë, dhe binden më shumë nga mënyrat e botës, e mendojnë këtë proklamatë të familjes thjesht si një deklarim të rregullores që duhet ndryshuar. Përkundrazi, shenjtorët e ditëve të mëvonshme pohojnë se proklamata për familjen përkufizon llojin e marrëdhënieve familjare ku mund të ndodhë pjesa më e rëndësishme e zhvillimit tonë të përjetshëm” (“Plani dhe Proklamata”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 29).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jetojeni ungjillin me gjithë zemër. “Fuqi vjen kur një mësues ka bërë gjithçka mundet për t’u përgatitur, jo vetëm mësimin vetjak, por në mbajtjen e jetës së tij në harmoni me Shpirtin” (Boyd K. Packer, Teach Ye Diligently [1975], f. 306).