Doktrina e Besëlidhje 2021
20–26 Dhjetor. Krishtlindja: Dhurata e Pakrahasueshme e Birit Hyjnor të Perëndisë


“20–26 Dhjetor. Krishtlindja: Dhurata e Pakrahasueshme e Birit Hyjnor të Perëndisë”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“20–26 Dhjetor. Krishtlindja”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

vepër arti e Maries dhe foshnjës Jezus

Lindja e Krishtit në Bakër dhe me Ngjyrë të Kuqërremtë, nga J. Kirk Richards

20–26 Dhjetor

Krishtlindja

Dhurata e Pakrahasueshme e Birit Hyjnor të Perëndisë

Mbani mend që mësimi më i rëndësishëm dhe më i efektshëm i ungjillit nga ana e anëtarëve të klasës ndodh në shtëpitë e tyre. Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, merreni parasysh se si ora juaj mësimore e Shkollës të së Dielës mund ta forcojë studimin e tyre vetjak dhe familjar.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Si i ka bekuar anëtarët e klasës suaj studimi i dokumentit “Krishti i Gjallë” (ChurchofJesusChrist.org) këtë javë? Ju mund të lexoni këto fjalë nga Presidentja Xhin B. Bingham, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, dhe më pas ftojini anëtarët e klasës të flasin rreth ndonjë përvoje të ngjashme që e kanë pasur: “Ndërsa i kam studiuar jetën dhe mësimet e Jezu Krishtit me më shumë përqendrim dhe e kam rrënjosur në kujtesë tekstin e dokumentit ‘Krishti i Gjallë’, mirënjohja dhe dashuria ime për Shpëtimtarin tonë janë shtuar. Çdo fjali e atij dokumenti të frymëzuar përbën një predikim dhe e ka përmirësuar të kuptuarit e mi për rolet e Tij hyjnore dhe misionin e Tij tokësor. Ajo që kam mësuar dhe ndier gjatë kësaj periudhe studimi dhe reflektimi, vërteton se Jezusi është me të vërtetë ‘drita, jeta dhe shpresa e botës’” (“Që Gëzimi Juaj të Jetë i Plotë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 85).

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

“Asnjë tjetër nuk ka pasur një ndikim kaq të thellë.”

  • Anëtarët e klasës mund ta lexojnë paragrafin e parë të dokumentit “Krishti i Gjallë” dhe të shprehin mendimet e tyre rreth arsyes përse ndikimi i Jezu Krishtit ka qenë më i thellë sesa ndikimi i ndonjë njeriu tjetër. Çfarë thëniesh të tjera te “Krishti i Gjallë” e mbështetin këtë deklarim? Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë se si Ai ka ndikuar tek ata personalisht. Materiali filmik “Why We Need a Savior” [“Përse Kemi Nevojë për një Shpëtimtar”] (ChurchofJesusChrist.org) mund ta shtojë diskutimin tuaj.

  • A u është dashur ndonjëherë anëtarëve të klasës t’i shpjegojnë një njeriu nga një kulturë tjetër arsyen pse festojmë Krishtlindjen? Ndoshta ata mund t’i tregojnë përvojat e tyre. Ose mund t’i ftoni anëtarët e klasës të përfytyrojnë sikur atyre iu bë kjo pyetje nga dikush që nuk ka njohuri për krishterimin. Si mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje? Nxitini anëtarët e klasës të shqyrtojnë dokumentin “Krishti i Gjallë” me këtë pyetje në mendje dhe ftojini disa anëtarë që t’i shprehin mendimet e tyre. Si klasë, ju gjithashtu mund të lexoni te Lluka 2:10–14 ose të këndoni një himn që shpreh gëzimin e Krishtlindjes (të tillë si “Botës Gëzim”, Himne, nr. 120) dhe të flisni rreth arsyes përse lindja e Krishtit sjell “gëzim të madh”. Çfarë mund të bëjmë që “Mbretin [tonë] t’pranoj[më]”?

    Jezu Krishti

    Drita e Botës, nga Howard Lyon

“I qofshim falë Perëndisë për dhuratën e [Tij të] pashoqe.”

  • Te “Krishti i Gjallë”, Apostujt e përmendin Shpëtimtarin si një “dhuratë” nga Ati ynë Qiellor. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të mësojnë më shumë rreth kësaj dhurate, ju mund të shkruani në tabelë Nëpërmjet Jezu Krishtit, Perëndia na jep dhuratën e … dhe ftojini anëtarët e klasës të sugjerojnë mënyra se si ta plotësojnë këtë fjali, bazuar në atë që lexojnë te “Krishti i Gjallë” dhe thënien nga Presidenti Rasëll M. Nelson te pjesa “Burime Shtesë”. Si i marrim këto dhurata? Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të zgjedhin njërën prej këtyre dhuratave dhe të veprojnë që ta marrin atë dhuratë më plotësisht.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Dhuratat që ofron Shpëtimtari.

Kur foli në kohën e Krishtlindjes, Presidenti Rasëll M. Nelson renditi katër dhurata që Shpëtimtari ua jep të gjithë atyre që janë të gatshëm t’i marrin ato:

“Së pari, Ai na dha juve dhe mua një aftësi të pakufizuar për të dashur. Ajo përfshin aftësinë për të dashur njerëzit që nuk mund t’i doni dhe ata që, jo vetëm që nuk ju duan, por tani për tani ju përndjekin dhe ju keqtrajtojnë.

Me ndihmën e Shpëtimtarit ne mund të mësojmë të duam siç deshi Ai. …

Një dhuratë e dytë që ju ofron Shpëtimtari, është aftësia për të falur. Nëpërmjet Shlyerjes së Tij të pafundme ju mund t’i falni ata që ju kanë lënduar dhe ata që mund të mos pranojnë kurrë përgjegjësi për mizorinë e tyre ndaj jush. …

Një dhuratë e tretë nga Shpëtimtari është ajo e pendimit. Kjo dhuratë nuk kuptohet mirë gjithmonë. … Pendimi është një dhuratë e shkëlqyer. Është një proces që nuk duhet pasur frikë kurrë. Është një dhuratë për ne që ta marrim me gëzim dhe ta përdorim – madje ta përqafojmë – ditë pas dite ndërsa përpiqemi të bëhemi më shumë si Shpëtimtari ynë. …

Një dhuratë e katërt nga Shpëtimtari është në fakt një premtim – një premtim i jetës së përjetshme. … Jeta e përjetshme është lloji dhe cilësia e jetës që jetojnë Ati Qiellor dhe Biri i Tij i Dashur. Kur Ati na ofron jetë të përhershme, Ai po thotë në thelb: ‘Nëse zgjidhni ta ndiqni Birin tim – nëse dëshira juaj është vërtet të bëheni më shumë si Ai – atëherë në një kohë të caktuar ju mund të jetoni siç jetojmë ne dhe kryesoni mbi botë e mbretëri sikurse kryesojmë ne’.

Këto katër dhurata të pashoqe do të na sjellin gjithnjë e më shumë gëzim kur i pranojmë. Ato u bënë të mundura ngaqë Jehova denjoi të vinte në tokë si foshnja Jezus” (“Katër Dhurata që Ju Ofron Jezu Krishti” [takim shpirtëror për Krishtlindje nga Presidenca e Parë, 2 dhjetor 2018], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përgatiteni veten shpirtërisht. “Mësimdhënie e fuqishme e ungjillit nuk do të thotë thjesht përgatitje e një mësimi, por përgatitje e vetvetes. … Mësuesit e efektshëm të ungjillit – përpara se të mendojnë rreth mbushjes së kohës së orës mësimore – përqendrohen në mbushjen e zemrave të tyre me Frymën e Shenjtë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 12).