“6–12 Dhjetor. Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 e 2: ‘Ne Besojmë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“6–12 Dhjetor. Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 e 2”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021
6–12 Dhjetor
Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 e 2
“Ne Besojmë”
Me lutje lexoni Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 e 2, dhe kërkoni frymëzimin e Frymës së Shenjtë teksa planifikoni një përvojë kuptimplote të të mësuarit për anëtarët e klasës të dielën.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të plotësojnë thënien vijuese: “Jam i/e gëzuar që i lexova shkrimet e shenjta këtë javë, sepse …”
Jepeni Mësim Doktrinën
Nenet e Besimit përmbajnë të vërteta themelore të ungjillit të rivendosur.
-
Ja një mënyrë për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të tregojnë atë që e gjetën veçanërisht domethënëse te Nenet e Besimit: Ju mund t’i shkruani numrat 1 deri në 13 në tabelë dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të shkruajnë në krah të numrave diçka që e mësuan nga neni përkatës i besimit. Çfarë ndryshimi sjellin këto të vërteta në marrëdhënien tonë me Prindërit tanë Qiellorë dhe Jezu Krishtin? Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë se si Nenet e Besimit e kanë përmirësuar studimin e tyre të ungjillit ose i kanë ndihmuar t’u tregojnë të tjerëve për ungjillin.
Nenet e Besimit 1:9 dhe Deklaratat Zyrtare 1 e 2
Kisha e Jezu Krishtit udhërrëfehet nga zbulesa.
-
Përse zbulesa e vazhdueshme është e rëndësishme për ne? Ftojini anëtarët e klasës që të shprehin ndjenjat e tyre rreth kësaj pyetjeje. Anëtarët e klasës gjithashtu mund të diskutojnë se si parimi i zbulesës së vazhdueshme lidhet me Deklaratat Zyrtare 1 e 2. (Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet sugjeron burime të dobishme që lidhen me këto zbulesa.) Çfarë mësojmë nga Deklaratat Zyrtare 1 e 2 rreth rolit të zbulesës në udhërrëfimin e Kishës? (Shih edhe Nenet e Besimit 1:9 dhe thënien nga Presidenti Gordon B. Hinkli te pjesa “Burime Shtesë”). Për çfarë shembujsh të tjerë të zbulesës së vazhdueshme mund të mendojnë anëtarët e klasës? Si ndikojnë këto zbulesa në jetën tonë dhe si na ndihmojnë të ndërtojmë mbretërinë e Atit Qiellor?
-
Merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës që të shqyrtojnë Deklaratat Zyrtare 1 e 2 dhe të tregojnë diçka nga këto zbulesa, që mund ta ndihmojnë dikë që po has vështirësi për ta pranuar një ndryshim të rregullores, një zbulesë ose një doktrinë të Kishës në kohët e fundit. Si kanë mësuar anëtarët e klasës që të mirëbesojnë te Perëndia kur po hasin vështirësi me diçka në Kishë? Si e forcoi studimi i tyre këtë javë besimin e tyre se Zoti po e udhëheq Kishën e Tij? Mund të ndihmojnë edhe idetë nga Presidenti Diter F. Uhtdorf te pjesa “Burime Shtesë”.
Burime Shtesë
“Shpirti i Perëndisë ishte atje.”
Presidenti Gordon B. Hinkli po shërbente si anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve kur u mor zbulesa e përshkruar te Deklarata Zyrtare 2. Vite më vonë ai e përshkroi përvojën e tij:
“Pati një atmosferë të shenjtë dhe të shenjtëruar në dhomë. Unë u ndjeva sikur një shteg u hap midis fronit qiellor dhe profetit të gjunjëzuar, që po i përgjërohej Perëndisë, me të cilin u bashkuan Vëllezërit e tij. Shpirti i Perëndisë ishte atje. Dhe me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, atje, atij profeti i erdhi një siguri se gjëja për të cilën ishte lutur, ishte e drejtë, se koha kishte ardhur dhe se tani bekimet e mrekullueshme të priftërisë duhej t’u jepeshin burrave të denjë anembanë, pavarësisht nga prejardhja.
Çdo burrë në atë rreth, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, e dinte të njëjtën gjë.
Ishte një rast i qetë dhe madhështor. … Nuk u dëgjua asnjë zë që mund të dëgjohej nga veshët tanë. Por zëri i Shpirtit pëshpëriti me siguri në mendjen tonë dhe vetë shpirtrat tanë” (“Priesthood Restoration”, Ensign, tetor 1988, f. 70).
“Është e natyrshme të kemi pyetje.”
Presidenti Diter F. Uhtdorf tha sa vijon për ata që kanë dyshime rreth historisë ose doktrinës së Kishës:
“Është e natyrshme të kemi pyetje – fara e kërkimit të çiltër shpesh është çelur dhe është rritur në një dushk të madh të të kuptuarit. Ka pak anëtarë të Kishës të cilët, në një kohë apo në një tjetër, nuk janë munduar me pyetje serioze ose të ndjeshme. Një nga qëllimet e Kishës është të ushqejë dhe kultivojë farën e besimit – ndonjëherë edhe në tokën plot rërë të dyshimit dhe pasigurisë. Besimi është të shpresosh për gjëra që nuk shihen, por të cilat janë të vërteta.
Prandaj, vëllezërit dhe motrat e mia të dashura – miqtë e mi të dashur – ju lutem, së pari kini dyshim te dyshimet tuaja përpara se të keni dyshim te besimi juaj. Ne kurrë nuk duhet ta lejojmë dyshimin që të na mbajë të burgosur dhe të na largojë nga dashuria hyjnore, paqja dhe dhuratat që vijnë nëpërmjet besimit te Zoti Jezu Krisht” (“Ejani, Bashkohuni me Ne”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 23; shih edhe Lawrence E. Corbridge, “Stand Forever” [takim shpirtëror i Universitetit “Brigam Jang”, 22 janar 2019], speeches.byu.edu).