“Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021
Ide për Nxitjen e Studimit Vetjak dhe Familjar
Ja disa ide që do t’ju ndihmojnë për t’i nxitur anëtarët e klasës ta studiojnë fjalën e Perëndisë në shtëpi si individë dhe si familje. Jini të ndjeshëm ndaj faktit që jo të gjithë anëtarët e klasës mund t’i studiojnë shkrimet e shenjta me familjet e tyre (për shembull, disa anëtarë jetojnë vetëm ose në familje që janë pjesërisht anëtare).
-
Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë përvoja që i patën teksa i studiuan shkrimet e shenjta në shtëpi. Për shembull, ju mund t’u kërkoni atyre të flasin për një varg që e thelloi dashurinë e tyre për Jezu Krishtin.
-
Kërkojuni anëtarëve të klasës të japin shembuj të asaj që po bëjnë për ta bërë më kuptimplotë studimin vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta. (Disa ide mund të gjenden nën pjesët “Ide për ta Përmirësuar Studimin Tuaj Vetjak të Shkrimeve të Shenjta” dhe “Ide për ta Përmirësuar Studimin Tuaj Familjar të Shkrimeve të Shenjta” tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.)
-
Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë se si vepruan sipas mbresave që i morën gjatë studimit të tyre vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta.
-
Përdorni disa minuta kohë për t’u treguar anëtarëve të klasës disa prej burimeve të siguruara nga Kisha për t’i ndihmuar anëtarët që ta studiojnë ungjillin, të tilla si ndihmat për studimin e shkrimeve të shenjta që gjenden te scriptures.ChurchofJesusChrist.org; “Scripture Stories” [“Historitë e Shkrimeve të Shenjta”] që gjendet te children.ChurchofJesusChrist.org; përmbajtja e përqendruar te rinia në youth.ChurchofJesusChrist.org; manuale të seminarit dhe institutit; si dhe materiale filmike, regjistrime zanore dhe figura që gjenden te MediaLibrary.ChurchofJesusChrist.org. Shumë prej këtyre burimeve gjenden edhe te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
-
Shpenzoni disa minuta për të shpjeguar se si përdoret programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për t’i studiuar shkrimet e shenjta, përfshirë mënyrën se si t’i shenjoni vargjet dhe t’i mbani shënim mbresat.
-
Ftoni një ose më shumë anëtarë të klasës që të tregojnë se si e kanë dhënë mësim një parim të caktuar të ungjillit në familjet e tyre.