Doktrina e Besëlidhje 2021
Burime Shtesë


“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

Burime Shtesë

Këto burime mund të gjenden në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te faqja ChurchofJesusChrist.org.

Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet

Ju mund ta përshtatni cilëndo prej veprimtarive nga ky burim për ta përdorur në klasën tuaj të Shkollës të së Dielës. Nëse anëtarët e klasës i kanë përdorur këto veprimtari në studimin e tyre vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta, nxitini të tregojnë përvojat dhe idetë e tyre.

Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmjëve

Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç varianteve të botuara të Himneve dhe Librit të Këngëve të Fëmijëve, ju mund të gjeni regjistrime të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programet kompjuterike Sacred Music [Muzika e Shenjtë] dhe Gospel Media [Mediat e Ungjillit].

Manualet e Seminarit dhe të Institutit

Manualet e seminarit dhe të institutit japin sfondin historik dhe komente doktrinore për parimet që gjenden në shkrimet e shenjta. Ato mund të frymëzojnë gjithashtu ide për mësimdhënien në klasat e Shkollës të së Dielës.

Revistat e Kishës

Revista Liahona përmban artikuj dhe veçori të tjera që mund t’i plotësojnë parimet që po i jepni mësim nga Doktrina e Besëlidhje.

Tema të Ungjillit

Te Gospel Topics [Temat e Ungjillit] (topics.ChurchofJesusChrist.org) ju mund të gjeni informacion bazë rreth një larmie temash të ungjillit, së bashku me hallkat lidhëse që çojnë te burime të dobishme, të tilla si mesazhe nga konferencat e përgjithshme, artikuj, shkrime të shenjta dhe materiale filmike që lidhen me temën. Ju mund të gjeni edhe Ese mbi Temat e Ungjillit, të cilat ofrojnë përgjigje të thellësishme ndaj pyetjeve doktrinore dhe historike.

burrë duke studiuar materiale të Kishës

Predikoni Ungjillin Tim

Ky udhëzues për misionarët jep një vështrim të përgjithshëm të parimeve bazë të ungjillit.

Për Forcën e Rinisë

Ky burim përvijon standardet e Kishës që i ndihmojnë rininë dhe njerëz të tjerë të bëhen dishepuj besnikë të Jezu Krishtit. Merreni parasysh që t’i referoheni shpesh, veçanërisht nëse jeni duke u dhënë mësim të rinjve dhe të rejave.

Materiale Filmike dhe Artistike

Veprat e artit, materialet filmike dhe media të tjera mund t’i ndihmojnë njerëzit të cilëve u jepni mësim, që t’i përfytyrojnë doktrinën dhe historitë që lidhen me shkrimet e shenjta. Shkoni te Gospel Media library [Biblioteka e Mediave të Ungjillit] te ChurchofJesusChrist.org për të shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e mjeteve të komunikimit. Këto burime janë gjithashtu në dispozicion te programi kompjuterik Gospel Media [Mediat e Ungjillit] dhe shumë figura gjithashtu gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit.

Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst]

Revelations in Context: The Stories behind the Sections of the Doctrine and Covenants [Historitë që Lidhen me Seksionet te Doktrina e Besëlidhje] është një koleksion esesh rreth historisë që i rrethon zbulesat të cilat përfshihen te Doktrina e Besëlidhje. Konteksti i dhënë në këtë burim mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë atë që mund të kenë nënkuptuar fjalët e Zotit te Doktrina e Besëlidhje për shenjtorët e hershëm të ditëve të mëvonshme.

Shenjtorët

Shenjtorët është një histori e Kishës e treguar në shumë vëllime. Vëllimi 1, Standardi i së Vërtetës dhe vëllimi 2, No Unhallowed Hand [Asnjë Dorë Mëkatare], mbulojnë të njëjtën periudhë të historisë së Kishës sikurse Doktrina e Besëlidhje. Këto histori mund t’ju japin ide për kontekstin që i rrethoi zbulesat të cilat i studioni te Doktrina e Besëlidhje.

Temat e Historisë së Kishës

Artikuj të shumtë rreth njerëzve, sendeve antike, gjeografisë dhe ngjarjeve të historisë së Kishës mund të gjenden te ChurchofJesusChrist.org/study/history/topics.

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Ky burim mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit dhe t’i vini në jetë ato parime. Këto parime diskutohen dhe ushtrohen në mbledhjet e këshillit të mësuesve.