Eja, Më Ndiq
4–10 Mars. Mateu 8–9; Marku 2–5: ‘Besimi Yt Të Ka Shëruar’


“4–10 Mars. Mateu 8–9; Marku 2–5: ‘Besimi Yt Të Ka Shëruar’” Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“4–10 Mars. Mateu 8–9; Marku 2–5”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Jezusi duke shëruar një burrë të çalë

Shërim në Krahët e Tij, nga Jon McNaughton

4–10 Mars

Mateu 8–9; Marku 2–5

“Besimi Yt të Ka Shëruar”

Përgatitja juaj për të dhënë mësim fillon ndërsa i studioni plot lutje Mateun 8–9 dhe Markun 2–5. Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund ta përmirësojë studimin tuaj dhe të nxitë ide mësimdhënëse përveç atyre që paraqiten këtu.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ju mund të sillni disa figura që përshkruajnë ngjarje nga Mateu 8–9 dhe Marku 2–5 (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 4041, apo LDS.org) ose t’i renditni këto ngjarje në tabelë. Kërkojuni anëtarëve të klasës të tregojnë atë që dinë rreth secilës mrekulli. Çfarë mesazhesh gjejnë ata në këto mrekulli?

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Mateu 8–9; Marku 25

Mrekullitë ndodhin sipas vullnetit të Perëndisë dhe besimit tonë te Jezu Krishti.

  • Anëtarët e klasës suaj mund të kenë gjetur ide të fuqishme gjatë studimit të tyre vetjak të mrekullive në këta kapituj (shih listën e shërimeve në përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Merreni parasysh që t’i ftoni anëtarët e klasës t’ia tregojnë idetë e tyre një ortaku apo të gjithë klasës.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta kuptojnë marrëdhënien midis besimit dhe mrekullive, ju mund të lexoni disa nga shërimet mrekullibërëse te Mateu 8–9 dhe Marku 25, duke kërkuar besimin e personit që u shërua apo besimin e të tjerëve. (Nëse nuk keni kohë që të diskutoni për të gjitha mrekullitë, pyetini anëtarët e klasës se cilat prej tyre ishin më domethënëse për ta.) Disa prej këtyre shkrimeve të shenjta mund ta ngrenë nivelin e diskutimit tuaj: Mormoni 9:15–21; Ethëri 12:12–16; Moroni 7:27–37 dhe Doktrina e Besëlidhje 35:8. Çfarë na mësojnë shërimet e Shpëtimtarit dhe këto shkrime të shenjta rreth besimit dhe mrekullive? Shih edhe Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta, “Mrekulli”.

  • Mund të ketë njerëz në klasën tuaj që kanë besim dhe po kërkojnë një mrekulli, por mrekullia nuk ka ndodhur në mënyrën që e dëshirojnë. Çfarë na mësojnë shkrimet e shenjta dhe udhëheqësit tanë të Kishës për këtë? Në një artikull të titulluar “Accepting the Lord’s Will and Timing” [“Pranimi i Vullnetit dhe Kohës së Zotit”], Plaku Dejvid A. Bednar tregoi për mënyrën se si e këshilloi një çift që ishte në këtë situatë (Ensign, gusht 2016, f. 31–35; shih edhe 2 Korintasve 12:7–10; DeB 42:43–52). A e kanë parë anëtarët e klasës se bekime erdhën në jetën e tyre apo në jetën e të tjerëve kur mrekullitë e dëshiruara nuk ndodhën?

  • Kur lexojnë për mrekullitë te Mateu 8–9 dhe Marku 25, disa njerëz mund ta pyetin veten nëse gjëra të tilla janë të mundura sot. Moroni e përshkroi kohën tonë si një kohë kur do “të thuhet se nuk do të ndodhin më mrekulli”, por ai gjithashtu premtoi se Perëndia është ende një Perëndi mrekullish, sepse Perëndia është një “Qenie e pandryshueshme” (Mormoni 8:26; 9:18–21; shih edhe Moroni 7:27–29). Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës suaj që ta shtojnë besimin e tyre te fuqia e Perëndisë në bekimin jetës së tyre? Ju mund t’u kërkoni atyre që të tregojnë shembuj të mrekullive që kanë dëshmuar. Ju gjithashtu mund të merrni parasysh që të tregoni rrëfime të mrekullive nga historia e Kishës (shih “Burime Shtesë”).

një grua duke prekur cepin e rrobës së Jezusit

Mirëbesojini Zotit, nga Liz Lemon Swindle

Mateu 8:23–27; Marku 4:35–41

Jezu Krishti ka fuqi për të sjellë paqe në mes të stuhive të jetës.

  • Ju mund të jeni në dijeni të disa prej sfidave që po hasin anëtarët e klasës suaj. Për shkak se të gjithë kemi sprova në njëfarë pike të jetës sonë, rishikimi i tregimit te Marku 4:35–41 mund ta ndërtojë besimin e anëtarëve të klasës se Shpëtimtari mund t’u sjellë paqe atyre. Jepini secilit person një copë letër dhe kërkojuni atyre të shkruajnë në njërën anë një sprovë që e kanë përjetuar. Në anën tjetër, kërkojuni atyre të shkruajnë diçka nga Marku 4:35–41 që i frymëzon të kthehen te Shpëtimtari gjatë sprovave të tyre. Nxitini anëtarët e klasës që të tregojnë atë që shkruan, nëse ndihen rehat për ta bërë këtë.

  • Himni “M’sues, Furtuna po Shtohet”, Himne, nr. 55, bazohet në historinë te Mateu 8:23–27 dhe Marku 4:35–41. Ndoshta anëtarët e klasës mund të gjejnë fjalë në himn që lidhen me frazat në shkrimet e shenjta. Ju gjithashtu mund të tregoni një figurë që përshkruan skenën (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 40) dhe të diskutoni se cilin çast po përshkruan artisti. Cilat janë disa mënyra të tjera me anë të të cilave ju mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës ta kuptojnë domethënien dhe fuqinë e kësaj mrekullie?

Marku 2:1–12

Shpëtimi i atyre që kanë humbur kërkon përpjekjet tona të bashkuara.

  • Tregimi i kësaj mrekullie na mëson vlerën e të punuarit së bashku në unitet për ta ndihmuar Shpëtimtarin që t’i shpëtojë ata të cilët kanë nevoja shpirtërore ose fizike. Mesazhi i Plakut Çi Hong (Sam) Uong “Shpëtoni në Unitet” (Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 14–16) mund t’i shtojë vlerë diskutimit rreth kësaj të vërtete. Merreni parasysh ta ftoni një anëtar të klasës që të vijë i përgatitur për ta rishikuar tregimin nga shkrimet e shenjta dhe më pas të thotë atë që dha mësim Plaku Uong. Çfarë mund të mësojmë nga Marku 2:1–12 rreth vlerës së të punuarit në unitet për t’i shpëtuar ata që janë në nevojë? (shih edhe Marku 3:24–25).

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Për t’i nxitur anëtarët e klasës që t’i lexojnë Mateun 10–12; Markun 2 dhe Llukën 711 gjatë javës së ardhshme, thuajuni atyre se në këta kapituj ata do të gjejnë disa këshilla që mund t’i ndihmojnë për t’i përmbushur thirrjet dhe përgjegjësitë e tyre në Kishë.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Mateu 8–9; Marku 2–5

Profeti Jozef Smith i shëroi të sëmurët.

Në korrik të vitit 1839, një numër i madh shenjtorësh që ishin dëbuar nga Misuri po jetonin në qerre, në çadra dhe përtokë, pranë Komersit në Ilinois. Shumë prej tyre ishin tepër të sëmurë, dhe Jozef e Ema Smithi ishin të sfilitur nga përpjekjet për t’i ndihmuar ata. Uillford Udrafi përshkroi atë që ndodhi më 22 korrik: “Ishte një ditë e fuqisë së Perëndisë. Kishte shumë të sëmurë midis shenjtorëve nga të dyja anët e lumit Misisipi dhe Jozefi shkoi mes tyre, duke i marrë nga dora dhe me një zë të lartë duke i urdhëruar ata në emër të Jezu Krishtit që të ngriheshin nga shtretërit e tyre dhe të shëroheshin, dhe ata brofën nga shtretërit e tyre dhe u shëruan me anë të fuqisë së Perëndisë. … Ishte me të vërtetë një kohë e gëzuar” (Wilford Woodruff, Journal, 22 korrik 1839, Biblioteka e Historisë së Kishës).

Plaku Franklin D. Riçards qetësoi një stuhi.

Plaku LeGrand Riçards, një anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi një përvojë nga jeta e gjyshit të tij, Plakut Franklin D. Riçards, i cili në vitin 1848 ishte udhëheqësi i një grupi të shenjtorëve britanikë që po kalonin oqeanin Atlantik për në Shtetet e Bashkuara: “Anija me të cilën po udhëtonte [Plaku Riçards] ishte në rrezik kaq të madh [nga një stuhi e fuqishme], sa kapiteni i anijes erdhi tek ai dhe iu përgjërua që të ndërhynte te Zoti në emër të anijes dhe pasagjerëve të saj; dhe gjyshi, kur solli ndër mend që atij i ishte premtuar se do të kishte fuqi mbi elementet, doli jashtë në kuvertën e anijes dhe i ngriti duart e tij drejt qiellit dhe i qortoi detin dhe valët, dhe ato u qetësuan menjëherë” (në Conference Report, prill 1941, f. 84).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepni dëshmi shpesh. Dëshmia juaj e thjeshtë, e çiltër për të vërtetat shpirtërore mund të ketë një ndikim të fuqishëm tek ata të cilëve u jepni mësim. Dëshmia juaj nuk ka nevojë të jenë pompoze apo e gjatë. Për shembull, ajo mund të jetë një dëshmi e thjeshtë për mrekullinë e pasjes së ungjillit në jetën tuaj.