Eja, Më Ndiq
28 Tetor – 3 Nëntor. 1 dhe 2 Timoteut; Titit; Filemonit: ‘Bëhu Shembull për Besimtarët’


“28 Tetor – 3 Nëntor. 1 dhe 2 Timoteut; Titit; Filemonit: ‘Bëhu Shembull për Besimtarët’” Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“28 Tetor – 3 Nëntor. 1 dhe 2 Timoteut; Titit; Filemonit”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

tri gra duke qëndruar jashtë tempullit

28 Tetor – 3 Nëntor

1 dhe 2 Timoteut; Titit; Filemonit

“Bëhu Shembull për Besimtarët”

Lexoni 1 dhe 2 Timoteut; Titit; dhe Filemonit me anëtarët e klasës suaj në mendje. Mendimet dhe mbresat që vijnë, do t’ju ndihmojnë t’i drejtoni anëtarët e klasës te fragmente domethënëse të shkrimeve të shenjta dhe që ta sillni Shpirtin në klasën tuaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Mund të jetë e dobishme për anëtarët e klasës që ta dëgjojnë njëri‑tjetrin të flasin rreth sukseseve dhe sfidave të tyre në studimin e shkrimeve të shenjta, si individualisht ashtu dhe si familje. Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke i ftuar anëtarët e klasës të flasin rreth asaj që po shkon mirë në studimin e tyre të shkrimeve të shenjta.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

1 dhe 2 Timoteut; Titit

Të kuptuarit e doktrinës së vërtetë do të na ndihmojë ta shmangim të qenit të mashtruar.

  • Anëtarët e klasës suaj po jetojnë në një kohë kur po jepen mësim shumë doktrina të rreme. Timoteu dhe Titi gjithashtu jetuan në një kohë të tillë, kështu që ndoshta këshilla e Palit për ta mund t’ju sjellë përfitim anëtarëve të klasës suaj. Disa fragmente që përmbajnë këshillën e Palit, gjenden te pjesa “Burime Shtesë”. Ju mund t’i caktoni secilit anëtar të klasës që të lexojë një prej këtyre fragmenteve dhe të tregojë për atë që ai ose ajo mëson rreth rëndësisë së doktrinës së vërtetë (shih edhe Alma 31:5).

1 Timoteut 4:10–16

Nëse jemi “shembu[j] për besimtarët”, ne mund t’i udhëheqim të tjerët drejt Shpëtimtarit dhe ungjillit të Tij.

  • Mundet që anëtarët e klasës suaj nuk e kuptojnë fuqinë e shembullit të mirë që po japin. Merreni parasysh t’i ftoni të flasin për mënyrën se si njerëz që njohin, përfshirë vetë anëtarë të klasës, kanë qenë shembuj të dishepujve të Krishtit. Mund të ndihmohet diskutimi nëse renditni në tabelë fjalët te vargu 12 që përshkruajnë mënyrën se si duhet të jemi shembull – fjalë, sjellje (që mund të kenë edhe kuptimin mënyra se si flasim ose sillemi), dashuri, frymë, besim dhe dëlirësi. Anëtarët e klasës mund të diskutojnë se si ne mund të jemi shembuj të besimtarëve në secilën prej këtyre mënyrave.

2 Timoteut 1

“Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.”

  • Në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, anëtarët e klasës suaj u ftuan të shihnin te 2 Timoteut për këshillën që Pali ia dha Timoteut për t’i dhënë kurajë në shërbesën e tij. Kërkojuni anëtarëve të klasës të japin ndonjë ide që e gjetën, ose ndoshta mund t’u jepni atyre pak minuta që të gjejnë e shprehin disa prej këshillave të Palit (kapitulli 1 ka disa shembuj të mirë). Ata mund të tregojnë edhe një përvojë kur Perëndia i ndihmoi ta mposhtin frikën e tyre dhe u dha atyre “frymë … force, dashurie dhe urtësie” (2 Timoteut 1:7).

2 Timoteut 3

Studimi i shkrimeve të shenjta mund të na ndihmojë t’i mposhtim rreziqet e ditëve të fundit.

  • Pasi e paralajmëroi Timoteun për “kohë të vështira” që do të vinin, Pali dëshmoi për forcën dhe rëndësinë e shkrimeve të shenjta (shih 2 Timoteut 3:1, 14–17). Që të filloni një diskutim për rëndësinë e shkrimeve të shenjta në kohë të vështira, ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të shqyrtojnë përshkrimin e Palit për rreziqet e ditëve të fundit, që gjendet te 2 Timoteut 3:1–7. Më pas, ata mund të hetojnë shkrimet e shenjta dhe të tregojnë ato shkrime që i kanë ndihmuar të ruhen nga rreziqe si këto (disa shembuj renditen te pjesa “Burime Shtesë”). Si na ka mbrojtur studimi ynë i shkrimeve të shenjta nga shqetësimet në botën e sotme?

  • Studimi i këshillës së Palit për forcën e shkrimeve të shenjta mund të jetë një mundësi për anëtarët e klasës që ta nxitin njëri‑tjetrin në përpjekjet e tyre për ta studiuar fjalën e Perëndisë. Ndoshta anëtarët e klasës mund të lexojnë 2 Timoteut 3:14–17 dhe të përcaktojnë bekimet dhe mbrojtjet që vijnë nga studimi i shkrimeve të shenjta. Më pas, ata mund të tregojnë përvoja kur këto bekime u përmbushën në jetën e tyre për shkak të studimit të shkrimeve të shenjta nga ata. Gjithashtu mund t’iu jepni anëtarëve të klasës disa çaste që të përsiatin se çfarë mund të bëjnë ata që të kenë përvoja më domethënëse me shkrimet e shenjta si individualisht ashtu edhe si familje.

Filemonit

Pasuesit e Krishtit e falin njëri‑tjetrin.

  • Përpara se të filloni një diskutim rreth Letrës së Filemonit, ju mund t’i kërkoni një anëtari ose anëtareje të klasës që të japë ca informacion rreth Filemonit dhe shërbëtorit të tij, Onesimit (një përshkrim i shkurtër gjendet në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Më pas mund ta ndani klasën tuaj në dy grupe dhe t’i jepni secilit grup një nga pyetjet vijuese: Çfarë ngjashmërish shihni midis asaj që Pali ishte i gatshëm të bënte për Onesimin dhe asaj që Shpëtimtari me gatishmëri e bëri për ne? Ndërkohë që ishte ndoshta e vështirë për Filemonin që ta falte skllavin e tij që ishte arratisur, si do ta kishte bërë faljen më të lehtë ungjilli i Jezu Krishtit? Pasi grupet të tregojnë atë që mësuan, merreni parasysh të ftoni anëtarë të klasës që të lexojnë fragmente të shkrimeve të shenjta ose të tregojnë përvoja që i kanë ndihmuar për ta kuptuar më mirë faljen. Mesazhi i Plakut Kevin R. Dankan te pjesa “Burime Shtesë” mund të ndihmojë në këtë diskutim.

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Për t’i frymëzuar anëtarët e klasës që ta lexojnë Letrën drejtuar Hebrenjve pyetini ata nëse njohin dikë që mendon se Perëndia është i largët, i pandjeshëm ose i paarritshëm. Thuajuni se do të gjejnë vargje te Hebrenjve 1–6 që mund t’ia japin dikujt për të treguar se Perëndia, Ati, dhe Jezu Krishti janë Qenie të dhembshura që duan të na ndihmojnë kur ne vuajmë.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

1 dhe 2 Timoteut; Titit; Filemonit

Këshilla e Palit rreth doktrinës së vërtetë.

Shkrime të shenjta që na mbrojnë nga rreziqet e ditëve të fundit, të përshkruara te 2 Timoteut 3:2.

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Shkrime të Shenjta që na Mbrojnë

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Njerëzit që duan veten e tyre

Shkrime të Shenjta që na Mbrojnë

Gjoni 15:12–13

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Lakmitarët

Shkrime të Shenjta që na Mbrojnë

Doktrina e Besëlidhje 88:123

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Lavdëruesit

Shkrime të Shenjta që na Mbrojnë

Mosia 2:24–25

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Kryelartët

Shkrime të Shenjta që na Mbrojnë

Alma 5:27–28

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Blasfemuesit

Shkrime të Shenjta që na Mbrojnë

Doktrina e Besëlidhje 63:64

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Të pabindurit ndaj prindërve

Shkrime të Shenjta që na Mbrojnë

Efesianëve 6:1–3

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Mosmirënjohësit

Shkrime të Shenjta që na Mbrojnë

Doktrina e Besëlidhje 78:19

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Të pashenjtëruarit

Shkrime të Shenjta që na Mbrojnë

Ligji i Përtërirë 7:6

Vaji shërues i Shlyerjes së Shpëtimtarit na ndihmon t’i falim të tjerët.

Plaku Kevin R. Dankan dha mësim:

“Si rrjedhim nuk ka asnjë shpirt të gjallë që, në një rast apo një tjetër, nuk do të cenohet nga veprimet e pakujdesshme, sjellja e dëmshme apo madje mëkatare e dikujt tjetër. Kjo është diçka që të gjithë e kemi të përbashkët.

Fatmirësisht, Perëndia, me dashurinë dhe mëshirën e Tij për fëmijët e Vet, ka përgatitur një udhë për të na ndihmuar të drejtohemi në këto përvoja herë‑herë të trazuara të jetës. Ai ka siguruar një rrugë dalje për të gjithë ata që bien viktima të prapësive të të tjerëve. Ai na ka mësuar se ne mund të falim! …

Shumë vite më parë, ndërsa ndreqja një gardh, një cifël e vogël druri u fut te gishti im. Bëra një përpjekje të vogël që ta heq ciflën dhe mendova se e pata hequr, por duket se jo. Me kalimin e kohës, lëkura u ënjt mbi cifël, duke krijuar në gisht një gungë. Ishte e bezdisshme dhe ndonjëherë e dhembshme.

Vite më vonë vendosa më në fund të veproj. Gjithçka bëra ishte thjesht që vendosa një pomadë te gunga dhe e lidha me fashë. E përsërita këtë proces shpesh. Nuk mund ta përfytyroni befasinë time kur një ditë, ndërsa hoqa fashën, cifla kishte dalë nga gishti.

Pomada e kishte zbutur lëkurën dhe kishte krijuar një [rrugë] dalje për çdo gjë që pati shkaktuar dhembje për aq shumë vite. Pasi u hoq cifla, gishti u shërua shpejt dhe deri më sot nuk ka asnjë shenjë të ndonjë plage.

Në një mënyrë të ngjashme, një zemër që nuk fal, strehon aq shumë dhimbje të panevojshme. Kur ne përdorim vajosjen shëruese të Shlyerjes së Shpëtimtarit, Ai do ta zbutë zemrën tonë dhe do të na ndihmojë të ndryshojmë. Ai mund ta shërojë shpirtin e plagosur (shih Jakobi [LiM] 2:8)” (“Vajosja Shëruese e Faljes”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 33).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Rritja shpirtërore ndodh në shtëpi. Ju jeni me anëtarët e klasës suaj vetëm për një kohë të shkurtër çdo të diel. Gjatë pjesës së mbetur të javës, shumë prej tyre kanë përvoja domethënëse shpirtërore. Bëni pyetje që i nxitin të tregojnë atë që e kanë mësuar jashtë orës mësimore. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 18.)